Njoftimet

E premte, 25 gusht 2017

Ndarja e çmimit shtetëror "Nëna Tereza" 

Më 26 gusht 2017 (e shtunë), në Sallën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në ora 12:00, Bordi për ndarjen e çmimit shtetëror "Nëna Tereza" do ta ndajë çmimin "Nëna Tereza" për vitin 2017 për realizime veçanërisht të rëndësishme me interes të shtetit në sferën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor dhe për nxitjen, avancimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimin e bashkëpunimit, si ndërmjet popujve ashtu edhe ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme. 

Çmimi shtetëror "Nëna Tereza", për realizime veçanërisht të rëndësishme në sferën e humanizimit dhe solidaritetit njerëzor dhe për nxitjen, avancimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimin, si ndërmjet popujve, ashtu edhe ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme, u ndahet Milivoje Jankovski dhe doc. dr. Venera Krliu-Hanxhiski. 

Click