Njoftimet

E shtunë, 8 dhjetor 2018

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR „SHËN KLIMENT OHRIDSKI“

Më 8 dhjetor 2018 (e shtunë), në Sallën Solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në orën 12:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror „Shën Kliment Ohridski“ do ta ndajë Çmimin Shtetëror „Shën Kliment Ohridski“ për vitin 2018 për mirënjohjen më të lartë për arritjet afatgjata në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit të njeriut dhe në veprimtarinë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë.

Çmimi Shtetëror „Shën Kliment Ohridski“, për arritjen në sferën e edukimit dhe arsimit, u ndahet: Kimet Agai dhe Adnan Agai, punëtorë arsimorë; çmimi për arritjen në sferën e kulturës dhe artit, u ndahet: Vlladimir Millçin, regjisor, Emilija Stamenkoviq (Xhipunova), artiste e baletit dhe Tomisllav Osmanli, shkrimtar, ndërsa çmimi për arritjen në sferën e shëndetësisë i ndahet prof. dr. Borisllav Karanfilski, patofiziolog, specialist i mjekësisë nukleare.

Click