Delegacioni i Kuvendit në Tryezën e Rrumbullak&#2...

E premte, 29 nëntor 2019

Delegacioni i Kuvendit në Tryezën e Rrumbullakët në Bruksel 

Më 3 dhjetor 2019, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje: Sasho Vasilevski, Betiane Kitev, Rexhail Ismaili dhe Dragan Danev, do të marrë pjesë në "Tryezën e Rrumbullakët të nivelit të lartë për procesin e integrimeve të Ballkanit Perëndimor" në Parlamentin Evropian në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.  

Lexo më shumë

Debat publik me temë: Gjuha e urrejtjes drejtuar femra...

E hënë, 25 nëntor 2019 

Debat publik me temë: Gjuha e urrejtjes drejtuar femrave në politikë 

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 27 nëntor 2019, në ora 12:00, në Sallën e Komisionit Kushtetues do të mbajë debat publik me temë: Gjuha e urrejtjes drejtuar femrave në politikë, në bashkëpunim me Klubin e deputeteve. 

Lexo më shumë

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR „22 NËNTORI“ 2019...

E martë, 19 nëntor 2019

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR „22 NËNTORI“

Më 22 nëntor 2019 (e premte), në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në orën 13:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "22 Nëntori" do ta ndajë çmimin shtetëror "22 Nëntori" për vitin 2019 për mirënjohjen e njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë

Asambleja Rajonale Evropa e Asamblesë Parlamentare e F...

E enjte, 14 nëntor 2019

Asambleja Rajonale Evropa e Asamblesë Parlamentare e Frankofonisë

Nga 14 deri më 15 nëntor 2019 në Delemon, Zvicër, do të mbahet Asambleja Rajonale Evropa e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF) ku do të marrin pjesë Xhevat Ademi, kryetar dhe znj. Vesna Damçevska-Ilievska, nënkryetare e parë e Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë (APF).

Lexo më shumë

Delegacioni parlamentar në Seminarin për Media So...

E martë, 12 nëntor 2019

Delegacioni parlamentar në Seminarin për Media Sociale në Parlamentin Evropian

Në kuadër të Programit të Mbështetjes së Parlamenteve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, të organizuar nga Parlamenti Evropian, më 13 dhe 14 nëntor 2019, në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, Seminari për Media Sociale për deputetët e Parlamentit të Republikës së Veriut do të realizohet.

Lexo më shumë

VENDOSJA E KURORËVE TË LULEVE TË FRESKË...

E premte, 8 nëntor 2019

VENDOSJA E KURORËVE TË LULEVE TË FRESKËTA ME RASTIN E 13 NËNTORIT

Me rastin e 13 Nëntorit - Ditës së Çlirimit të Qytetit të Shkupit, Delegacioni i Kuvendit i kryesuar nga nënkryetari Goran Misovski, i përbërë nga: Ilija Nikollovski dhe Zhaklina Peshevska, do të vendos kurora me lule të freskëta më 13 nëntor 2019 (e mërkurë):

Lexo më shumë

VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA 11.11.19...

E premte, 8 nëntor 2019

VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA

Me rastin e Ditës Kombëtare të Zisë dhe shënimit të Armëpushimit nga viti 1918 dhe përkujtimit të të vrarëve, të plagosurve, të zhdukurve dhe të shpërngulurve nga të gjitha luftërat dhe të gjitha kombet, Delegacioni i Kuvendit i përbërë nga: Pançe Ivanov, Aleksandra Cvetkovska, Hari Llokvenec, Betian Kitev dhe Zhaklina Peshevska, më 11 nëntori 2019 (e hënë), në orën 11:00, do të vendos kurorë me lule të freskëta në Varrezat Ushtarake Franceze në Shkup.

Lexo më shumë

Tryeza e Rrumbullakët e GPNP-së për për...

E mërkurë, 6 nëntor 2019

Tryeza e Rrumbullakët e GPNP-së për përforcimin e bashkëpunimit ndërsektorial për t’i avancuar të drejtat zgjedhore të personave me aftësi të kufizuara

Grupi Parlamentar Ndërpartiak për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara (GPNP), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe Polio Plus - Lëvizja kundër hendikepit që vepron si komitet teknik i GPNP-së, më 8 nëntor 2019 (e premte), në Hotelin "Holidej In”, Shkup, do të mbajë Tryezë të Rrumbullakët me temë "Përforcimi i bashkëpunimit ndërsektorial për t'i avancuar të drejtat zgjedhore të personave me aftësi të kufizuara".

Lexo më shumë

Debat publik për Propozim-ndryshimet ligjore për ...

E martë, 5 nëntor 2019

Debat publik për Propozim-ndryshimet ligjore për futjen e prindërisë së përbashkët pas divorcit

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë debat publik më 6.11.2019 (e mërkurë), me fillim në orën 11:30, në Sallën "Boris Trajkovski" në ndërtesën e Kuvendit, me temën: “Propozim-ndryshimet ligjore për futjen e prindërisë së përbashkët pas divorcit".

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit si pjesë e Komitetit për D...

E hënë, 4 nëntor 2019

Delegacioni i Kuvendit si pjesë e Komitetit për Dimensionin Civil të Sigurisë së AP-së së NATO-s në takime në Republikën e Francës

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të AP-së së NATO-s, Delegacioni nga Komiteti për Dimensionin Civil të Sigurisë do të realizojë takime me përfaqësuesit e lartë të Republikës së Francës dhe Këshillit të Evropës. Nga Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në AP-në e NATO-s, do të marrin pjesë Ilija Dimovski, shef i Delegacionit dhe Katerina Kuzmanovska, anëtare e Delegacionit.

Lexo më shumë
1234...19                    
Click