Udhëheqja parlamentare

E hënë, 2 prill 2018

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Konferencën e parë vjetore të Ministrisë së Financave me rastin e 26 vjetorit të miratimit të Buxhetit të parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, në temën "Menaxhimi i financave publike dhe rritja ekonomike - komplementare ose në kundërthënie?"

I nderuar ministër i Financave, 
Të nderuar kolegë deputetë, 
Shkëlqesi, 
Zonja dhe zotëri të nderuar të pranishëm, 
Të nderuara mediume,

Para njëzetegjashtë viteve, kur u miratua buxheti i parë i Republikës së Maqedonisë, treguam para publikut vendor a para së gjithash para subjekteve ekonomike por edhe opinionit ndërkombëtar dhe organizatave financiare ndërkombëtare se si shtet jemi të aftë ta planifikojmë, ta miratojmë, ta mbushim dhe ta realizojmë buxhetin pa të cilin nuk mund të paramendohet asnjë funksion i shtetit. 

Nuk do të flas për strukturën e buxheteve, nuk do të jap vlerësime nëse buxhetet në këto 26 vite kanë qenë zhvillimorë ose para së gjithash socialë, këtë ua lë ekspertëve të cilat janë të pranishëm sot këtu. Unë, do të përqendrohem më shumë në rolin e Kuvendit gjatë miratimit të buxhetit por edhe mbi rolin mbikëqyrës të Kuvendit mbi harxhimin e buxhetit. Në botën bashkëkohore demokratike, a para së gjithash në kuadër të Bashkimit Evropian, pikërisht mbi bazë të asaj si realizohen këto dy parime, vlerësohet edhe kapaciteti demokratik i strukturës së caktuar sunduese dhe në përgjithësi shkalla e demokracisë në një shtet. 

Të nderuar, 

Kur flasim për rolin e Kuvendit, për fat të keq patjetër jam ti përmend ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit 2012, ngjarje të njohura në opinion si "e hënë e zezë" a të cilat ishin siç e dini drejtpërdrejtë të ndërlidhura me miratimin e buxhetit.  Për këtë çështje para do kohe flisja edhe në një emision televiziv a edhe para kësaj, kur e mora përsipër funksionin e Kryetarit të Kuvendit. Atëherë, qe edhe sot, përsëris para jush se përderisa jam unë i parë ndër të barabartit, nuk do të lejoj të ndodhë njëfarë "e hëne e zezë" e re ose po, të ndodhë 27 prilli i vitit 2017. Besoj se, të gjithë ne nxorëm mësim nga këto ngjarje, gjegjësisht, e mësuam leksionin historik se me dhunë nuk ndërtohet as demokraci, as institucione funksionale. 

Mirëpo, të kthehem në rolin e Kuvendit gjatë miratimit të buxhetit. Në Republikën e Maqedonisë, nëse e shohim aspektin normativ, me këtë rast mendoj për ligjet përkatëse të kësaj problematike si edhe në Rregulloren për punë të Kuvendit dhe mundësitë që i jep për kontrollin parlamentar mbi buxhetin, mundet edhe nuk jemi aq keq. Ekzistojnë më shumë mekanizma dhe forma për këtë. Ta përmend vetëm rolin e Komisionit për Financa dhe Buxhet gjatë miratimit të buxhetit, si edhe gjatë miratimit të rebalancëve të buxhetit. Por, me këtë nuk përfundon roli i Komisionit për Financa dhe Buxhet. Sipas Rregullores për punë, Komisioni mundet edhe përmes formave tjera të bëjë kontroll mbi buxhetin edhe atë si mbi hyrjet në arkën shtetërore, ashtu edhe mbi mënyrën se si harxhohet, shikuar nëpër veprimtari të caktuara. 

Më tutje, Kuvendi bën kontroll mbi buxhetin gjatë shqyrtimit dhe miratimit të llogarisë përfundimtare të Buxhetit që Qeveria është e obliguar ta parashtrojë deri më 30 qershor çdo vit. Ai kontroll është i mundshëm edhe nëpërmjet institutit Pyetje deputetësh, mandej përmes shqyrtimit të Raportit vjetor të Entit Shtetëror të Revizionit, deri në mundësinë për debate mbikëqyrëse. Mirëpo, mbetet e hapur çështja, sa si Kuvend i shfrytëzojmë në mënyrë efikase këto mundësi në bazë të rregullores dhe ligjit për kontroll, si mbi grumbullimin e mjeteve ashtu edhe mbi harxhimin e parave të qytetarëve. Nëse duam të jemi kritik dhe objektiv, atëherë doemos duhet të pranojmë se ne ngecim nga ajomë është praktikë e zakonshme në shtetet  e zhvilluara demokratike. Megjithatë, për hir të së vërtetës, mendoj se edhe te pushteti, gjegjësisht shumica parlamentare, a dua të besoj se edhe te opozita, ka ndryshime pozitive në kuptimin dhe praktikimin e rolit të Kuvendit gjatë miratimit të buxhetit por gjithashtu edhe në raport me rolin mbikëqyrës mbi harxhimin e parave. Respektivisht, shumica parlamentare nuk dëshiron të jetë vetëm aparat votues, por dëshiron të debatojë në mënyrë të argumentuar për buxhetin, pavarësisht vi-za-vi pushtetit ekzekutiv. Qasje të atillë të pavarur, kritike por edhe të përgjegjshme pres edhe prej opozitës. Në fakt, të përmend se para do kohe kishim për këto tema edhe një konferencë ndërkombëtare me partnerët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë ku debatonim pikërisht rreth rolit mbikëqyrës të parlamentit mbi qesen buxhetore. Besoj se edhe konferenca e juaj e sotme do e japë kontributin e vet në përforcimin e rolit të Kuvendit gjatë miratimit të buxhetit, si edhe kontrollit mbi harxhimin, për shkak se, siç thashë në vetë fillimin e fjalës, vetëm kështu do të mund të ndërtojmë demokraci të vërtetë, institucione vërtetë funksionale me transparencë dhe llogaridhënie maksimale para qytetarëve. 

Ju falënderoj për vëmendjen! 

Click