Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E mërkurë, 10 tetori 2018

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Hapjen e Dhomës së Klubit të deputeteve  

Është kënaqësi që sot jam këtu mes jush në këtë akt solemn të realizimit të premtimit tim të dhënë me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas dhe shënimin e 15 vjetorit të funksionimit të Klubit të deputeteve, kur thashë se do e ndjek shembullin e Parlamentit suedez dhe Mbretërisë së Suedisë, vend me përqindjen më të lartë të përfaqësimit të grave në politikë dhe në jetën publike dhe si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, do të filloj me realizimin e projektit për ruajtjen dhe promovimin e kontributit të grave deputete dhe bartëse të funksioneve në Kuvend dhe në trupat punues të Kuvendit. 

më shumë...

E diel, 30 shtator 2018

KONFERENCË PËR SHTYP E KRYETARIT XHAFERI

Me lejoni që të shfrytëzoj këtë rast, të përgëzoj të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë   për këtë ditë feste, ditë në të cilën qytetarët dhe institucionet realizuan një ditë votimi,  pa asnjë incident dhe në një proces votues të qetë dhe demokratik. 

më shumë...

E enjte, 27 shtator 2018

Konferencë për shtyp e Kryetarit Xhaferi

Ditën e fundit të fushatës për referendumin që do të mbahet të dielën më 30 shtator të vitit 2018, dua që si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, bashkë me Trupin koordinues dhe 120 deputetë në Kuvend të cilët udhëhiqnin fushatë për dhe kundër mbështetjes së pyetjes së referendumit, ti ftoj qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e vet të garantuar me Kushtetutë dhe të dalin dhe të marrin pjesë në marrjen e vendimit më të rëndësishëm për ardhmërinë e shtetit tonë.

më shumë...

E premte, 21 shtator 2018  

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Konferencën e liderëve të rinj në temën "Nxitja e dialogut dhe konsensusit politik" 

Sipas meje, dialogu politik dhe arritja e konsensusit janë në kulmin e vlerave dhe standardeve të cilat e definojnë ambientin demokratik dhe kulturën politike në një shoqëri. Në të njëjtën kohë, ajo se sa këto vlera dhe standarde praktikohen, është njësia matëse kryesore për atë se sa demokratike është një qeveri gjatë sundimit. Vendi i vërtetë, ose nëse preferoni arena ku duhet të udhëhiqet dialogu politik dhe ku duhet të arrihet konsensusi është Kuvendi. 

më shumë...

E enjte, 20 shtator 2018 

Fjala përshëndetëse e kryetarit Xhaferi në Konferencën e liderëve të ri në temën "Tejkalimi i zbrazëtirës ndërmjet të rinjve dhe politikës"

Më lejoni që në fillim, të gjithë mysafirëve tanë, tu uroj qëndrim të këndshëm në Shkup, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe gjithsesi tu uroj punë të suksesshme në konferencën që fillon sot dhe në të cilën, sipas titullit të punës, "Tejkalimi i zbrazëtirës", do të debatohet për Dialogun në nivel të lartë për pjesëmarrjen politike të të rinjve dhe politikave rinore me deputetët e Ballkanit Perëndimor.

më shumë...

E martë, 18 shtator 2018

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Konferencë me temën „Integrimi në NATO - parakusht për siguri dhe zhvillim“

Personalisht më paraqet kënaqësi që mund të marr pjesë në këtë konferencë me të cilën edhe formalisht shënohet fillimi i shkollës pesëmbëdhjetëjavëshe në të cilën pjesëmarrësit do të njoftohen me çështje që kanë të bëjnë me sigurinë, mbrojtjen dhe integrimin në NATO. 

më shumë...

E diel, 16 Stator 2018

Fjalimi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonise në Marshin për Maqedoninë Evropiane

Sot jemi këtu bashkë që të dërgojmë një mesazh të fuqishëm mbi domosdoshmërinë e këtij procesi, që pritet të kurorëzohet me referendumin e 30 shtatorit, ku vetëdija jonë si qytetarë, por edhe si prind e fqinjë do të ketë kuptim më të plotë, për arsye se atdheu ynë i përbashkët – Maqedonia, përfundimisht po rreshtohet në familjen e popujve të qytetëruar, si në aspektin politik e ekonomik, gjithashtu edhe në atë të sigurisë.

më shumë...

E premte, 7 shtator 2018

Fjalim i Kryetarit Xhaferi me rastin e 8 shtatorit - Ditën e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë

Tetë shtatori, bashkë me dy Ilindenët siç u themi popullorçe, janë trekëmbëshi mbi të cilin është vendosur dhe zhvillohet Republika e Maqedonisë. Nëse gjeneratat e ilindenësve nga Ilindeni i 1903-tës dhe Ilindeni i 1944-tës luftonin guximshëm, me vendosmëri dhe në mënyrë vizionare, dhe shumë prej tyre gjatë kësaj i dhanë edhe jetët e tyre, qytetarët, më 8 shtator 1991, po ashtu guximshëm, në mënyrë vizionare dhe masovike votuan në referendum dhe u përcaktuan për Maqedoni të pavarur dhe autonome. 

më shumë...

E premte, 7 shtator 2018

Konferencë shtypi për media e kryetarit Xhaferi

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe deputetët kanë nder dhe kënaqësi të jenë bartës i autorizuar i fushatës për referendumin e caktuar për më 30 shtator të vitit 2018. 

më shumë...

E enjte, 2 gusht 2018  

Fjalimi i kryetarit Xhaferi, me rastin e shënimit të 2 gushtit - Ditës së Republikës  

2 gushti ose Ilindeni është një nga datat themelore në historinë e Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj të cilët kanë luftuar dhe e kanë flijuar më të shtrenjtën, rininë e vet, jetën e vet për ta krijuar shtetin tonë të përbashkët, Republikën e Maqedonisë. Pa dallim nëse bëhet fjalë për Ilindenin e 1903-tës, respektivisht Republikën e Krushevës ose po Ilindenin e 1944-tës, gjegjësisht kuvendin e KAÇKJ-së kur janë vendosur themelet e shtetformimit, të gjitha gjeneratat kanë pasur një qëllim të vetëm, shtet të lirë, të pavarur në të cilin respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut do të jetë i njëjtë për të gjithë qytetarët, pa dallim në përkatësinë e tyre etnike, fetare ose cilado karakteristikë tjetër.

më shumë...

  • 1
  • 2
  • 3
  • ...
  • 7
  •