Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 26 shtator 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADORIN E PORSAEMËRUAR TË FEDERATËS RUSE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, SH.T. Z. SERGEJ BAZDNIKIN  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim me Ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë, SH.T. z. Sergej Bazdikin. 

Kryetari Xhaferi i uroi ambasadorit të porsaemëruar Bazdnikin sukses në kryerjen e këtij funksioni përgjegjës. Ai theksoi se prioritet strategjik i Republikës së Maqedonisë me vendim të qytetarëve është integrimi Euro-atlantik i vendit, por i kushtohet rëndësi e madhe edhe përparimit të marrëdhënieve bilaterale me Federatën Ruse, sidomos bashkëpunimit parlamentar dhe ekonomik. 

Ambasadori Sergej Bazdnikin, theksoi se qëllimi i tij në suazat e mandatit do të jetë thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë në sfera të shumta të interesit të përbashkët. Ai sugjeroi për nevojën për përparimin e bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve. 

Bashkëbiseduesit vlerësuan se intensifikimi i bashkëpunimit ndërparlamentar mund të realizohet nëpërmjet vizitave të ndërsjella të Grupeve të miqësisë a duke e marrë parasysh se grup i atillë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë veç më ekziston, ambasadori u angazhua për përshpejtimin e themelimit të grupit përkatës edhe në Kuvendin Federal të Federatës Ruse dhe kjo do të ishte mënyrë e shkëlqyer për këmbimin e ideve, mendimeve dhe përvojave. 

Në takim u bë fjalë edhe për rrjedhën e fushatës së referendumit, bartës i autorizuar i së cilit është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. 

Kryetari Xhaferi dhe ambasadori Bazdnikin shprehën pritje për përforcimin dhe përparimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet dy vendeve, në frymën e traditës dhe miqësisë së ndërsjellë.    

Click