Udhëheqja parlamentare

E martë, 25 shtator 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, Z. DEJAN ZHIDAN 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim me Delegacionin nga Republika e Sllovenisë, të paraprirë nga kryetari i Parlamentit, z. Dejan Zhidan, i cili qëndron në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë. Në takim ishin të pranishëm edhe kryetari dhe deputetët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, z-nja Nada Cipusheva, z-nja Frosina Tashevska Remenski, si edhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Artan Grubi. 

Kryetari Xhaferi, fillimisht ia uroi funksionin e ri kryetarit Zhidan dhe i uroi punë të suksesshme dhe të frytshme gjatë mandatit të tij në këtë funksion. Gjithashtu, shprehu falënderim ndaj Republikës së Sllovenisë për mbështetjen ndaj Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO. Vizita e tij në vigjilje të referendumit të ardhshëm i cili do të mbahet për disa ditë dhe i cili paraqet udhërrëfyes për orientimin e ardhshëm të vendit, edhe njëherë e vërteton mbështetjen e Republikës së Sllovenisë për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë. Kryetari Xhaferi e informoi bashkëbiseduesin për hapat e ndërmarra reformuese dhe për ratifikimin e marrëveshjeve të nënshkruara me Republikën e Bullgarisë dhe Greqisë.

Kryetari Zhidan, duke uruar referendum të suksesshëm, shprehu përkrahje të hapur dhe të fuqishme për Republikën e Maqedonisë dhe të Marrëveshjes së nënshkruar me Republikën e Greqisë, duke i sugjeruar përfitimet për vendet e vogla nga anëtarësimi në BE dhe NATO, dhe përparësitë që mundësohen për vendet anëtare të plotfuqishme të këtyre organizatave. Përveç ofrimit të mbështetjes së tërësishme të Parlamentit të Republikës së Sllovenisë në rrugën kah anëtarësimi në BE, drejtoi ftesë për kryetarin Xhaferi dhe Grupin për bashkëpunim dhe Komisionin për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ta vizitojnë Republikën e Sllovenisë dhe burimisht të njoftohen me funksionimin e një parlamenti evropian të një vendi anëtar të Unionit. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan se kultivimi dhe përparimi i marrëdhënieve ndërmjet dy parlamenteve duhet të shënojë intensitet në periudhën që vijon, si edhe të thellohet në fushën e arsimit, ekonomisë, ambientit jetësor dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët për të dy vendet. 

Click