Udhëheqja parlamentare

E mërkure, 18 tetor 2018

Takimi i kryetarit Xhaferi me anëtarët e Grupit të punës përgjegjës për marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, Republikën e Shqipërisë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Republikën e Maqedonisë dhe Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi bashkë me nënkryetarët, z-njën Frosina Tashevska Remenski, z. Vesel Memedi dhe z. Goran Misovski, koordinatorët e grupeve parlamentare, z. Tomislav Tuntev, z. Dragan Danev, z. Agim Shaqiri, z. Afrim Gashi dhe z-nja Teuta Bilali, si edhe Sekretari gjeneral i Kuvendit, z-nja Cvetanka Ivanova, realizuan takim me anëtarët e Grupit të punës, përgjegjës për marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, Republikën e Shqipërisë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Republikën e Maqedonisë dhe Kosovën.

Grupin e punës e përbëjnë ekspertë nga çdonjëra prej vendeve anëtare të BE-së, të cilët merren me çështje nga fusha e zhvillimit të përgjithshëm politik dhe ekonomik, procesin e stabilizimit dhe asocimit dhe instrumentin financiar për ndihmë paraaderuese (IPA).

Gjatë takimit, anëtarët e Grupit të punës u interesuan për ngjarjet aktuale në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pas mbajtjes së referendumit dhe ishin informuar nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonia, z. Xhaferi, për rrjedhën e debatit për Propozimin për qasje në ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, me udhëzime për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës me qëllim të zbatimit të Marrëveshjes me Greqinë. 

Pjesëmarrësit këmbyen mendime edhe për dinamikën e zbatimit të proceseve reformuese në fushën e gjyqësisë, të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës dhe luftën kundër korrupsionit. 

Nga ana jonë, u përshëndet përkushtimi i institucioneve të Bashkimit Evropian për perspektivën e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa anëtarët e Grupit të punës shprehën gatishmëri për përkrahje të plotë dhe ndihmë në rrugën tonë kah anëtarësimi i plotfuqishëm. 

Click