Udhëheqja parlamentare

E hënë, 20 nëntor 2017 

Takimi i kryetarit Xhaferi me eurokomisarin Han

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot u takua me eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim të Bashkimit Evropian, z. Johanes Han, i cili është në vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë. 

Në fillim të takimit, Kryetari Xhaferi e informoi eurokomisarin për aktivitetet rrjedhëse dhe të ardhshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë lidhur me proceset reformuese për marrjen e rekomandimit pozitiv për fillimin e negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.   

Nga ana tjetër, eurokomisari Han nënvizoi se me rëndësi esenciale është miratimi i ligjeve të cilat janë të domosdoshme për marrjen e evalvimit pozitiv në fillim të vitit të ardhshëm dhe e përshëndeti marrëdhënien e Kryetarit të Kuvendit ndaj opozitës parlamentare dhe ndryshimeve pozitive në vend në drejtim të hartimit të raportit pozitiv për Republikën e Maqedonisë. 

Në fund të takimit, Kryetari Xhaferi u shpreh i bindur se si prioritet në punën e Kuvendit deri në fund të vitit është miratimi i pakos së ligjeve reformuese të cilat dalin nga rekomandimet e Pribesë.                                                                                          

Click