KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 4 janar 2017 

Arhus dhe Pafos - qytete evropiane të kulturës për vitin 2017 

Qyteti danez Arhus dhe qyteti Pafos i Qipros e kanë nderin të jenë kryeqendra të kulturës evropiane për vitin 2017. 

Në atë mënyrë, këto dy qytete do të jenë nikoqirë të një prej projekteve më të famshme të BE-së, i cili përbën mundësi që përmes kulturës së komuniteteve të ndryshme të nxiten partneritete të fuqishme lokale, evropiane dhe ndërkombëtare. 

Programi kulturor do të fillojë zyrtarisht më 21 janar në Arhus, ndërsa shtatë ditë më vonë do të bëhet hapja solemne në Pafos. 

"Konsiderata" është tema qendrore në Arhus, në mënyrë që të tregohet se si arti, kultura dhe sektori kreativ mund të ndihmojnë që përsëri të mendohet dhe të formohen modelet kryesore sociale, urbane, kulturore dhe ekonomike të sjelljes dhe të gjenden zgjidhje të reja për sfidat e përbashkëta. Pozita artistike dhe festivalet për fëmijë të literaturës, janë vetëm një pjesë e evenimenteve të parapara kulturore në këtë qytet danez. 

Motoja qendrore në Pafos është "Lidhja e kontinenteve, urë lidhëse ndërmjet kulturave", duke vënë theksin në multikulturalizmin dhe afërsinë gjeografike të Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore. Miti dhe religjioni janë temat për frymëzimin e programit kulturor, me spektakël unik të muzikës dhe vallëzimit. 

Projekti "Qytete evropiane të kulturës" është iniciuar në vitin 1985 nga ish-ministrja e Kulturës e Greqisë, znj. Melina Merkuri dhe ky projekt është një ndër iniciativat më të dalluara kulturore në Evropë. Qytetet janë zgjedhur në bazë të programit kulturor i cili doemos duhet të përmbajë dimension të fuqishëm evropian, me përfshirje aktive të banorëve, tërheqje të turistëve dhe ndihmesë në zhvillimin afatgjat të qyteteve. 

Në vitin 2016, kryeqendra evropiane të kulturës ishin Vrocllavi në Poloni dhe San Sebastian në Spanjë, ndërsa në vitin 2018, këtë nder do ta kenë kryeqyteti i Maltës, Valeta dhe qyteti Leuvarden në Holandë. 

a

Na ndiqni në:

Click