KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E premte, 20 tetor 2017

PAKO MASASH PËR MBROJTJE TË SIGURISË TË QYTETARËVE TË BE

Komisioni Evropian propozoi pako masash operative dhe praktike për luftë kundër terrorizmit, të cilat duhet të zbatohen gjatë 16 muajve të ardhshëm për mbrojtje më të mirë të qytetarëve të Bashkimit Evropian, me qëllim të fundit sigurim të BE-së efektive dhe të vërtetë të sigurisë. 

Këto masa do t'u ndihmojnë vendeve anëtare t'i adresojnë dobësitë e ekspozuara nga sulmet terroriste dhe do të veprojnë në përmirësimin e sigurisë. 

Pakoja e masave përfshin: 

  • Mbështetje të vendeve anëtare në mbrojtjen e hapësirave publike; 
  • Mbyllje të hapësirës në të cilën terroristët mund të punojnë, me kufizim të qasjes në prekursorët eksplozivë dhe përmirësimin e qasjes tejkufitare në informatat financiare; 
  • Përmirësim të gatishmërisë, rezistencës dhe koordinimit në nivel të BE-së në rast të incidenteve me substanca kimike, radiologjike ose nukleare; 
  • Mbështetje për zbatimin e ligjit dhe organeve gjyqësore të cilat ballafaqohen me enkriptim nga ana e kriminelëve në hetimet penale; 
  • Luftë kundër radikalizmit; 
  • Përforcim të aksionit të jashtëm të BE-së për luftë kundër terrorizmit. 

Fatkeqësisht, asnjëherë nuk mund të ketë rrezik zero nga terrorizmi, por me këto masa mund të zvogëlohet hapësira e terroristëve për përgatitje dhe për kryerje të krimeve.  Terrorizmi nuk njeh kufij dhe prandaj nevojitet punë e përbashkët edhe në kuadër të BE-së edhe me partnerët në nivel global. 

a

Na ndiqni në:

Click