Udhëheqja parlamentare

E enjte, 29 shtator 2016

Kryetari Veljanoski e pranoi ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, z. Kristian Timonie

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë, E.T. z. Kristian Timonie. 

Në fund të takimit, kryetari Veljanoski ambasadorit i dëshiroi punë të suksesshme dhe i shprehu dëshirë që të bartë përshtypje të mira nga Republika e Maqedonisë. Të dy bashkëbiseduesit shfaqën shpresë se bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm me ambasadën e Republikës së Francës do të vazhdojë edhe në të ardhmen. 

Në takimin bashkëbiseduesit folën për situatën politike aktuale në Republikën e Maqedonisë, me ç'rast të dy u pajtuan se nevojitet të ketë sa më shpejt një epilog konkret të krizës politike në vend. 

Gjithashtu, në takim u fol edhe për krizën e emigrantëve nga e cila është e prekur gjithë Evropa. Ambasadori Timonie theksoi se nevojitet të bashkëpunohet për sistemim të barabartë të refugjatëve, me ç'rast kryetari Veljanoski u pajtua se nevojitet politikë principiele e BE-së ndaj të gjitha vendeve. 

Kryetari Veljanoski e potencoi rëndësinë e integrimit të të gjitha vendeve nga rajoni në familjen evropiane me qëllim që në të ardhmen të zgjidhen më lehtë të gjitha sfidat me të cilat do të ballafaqohet Evropa. 

Ambasadori Timonie theksoi se do të përkushtohet në thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Francës dhe Maqedonisë sepse ekzistojnë shumë mundësi për projekte në më shumë sfera me interes të përbashkët, siç janë turizmi, kultura, këmbimi i studentëve, etj. 

Kryetari Veljanoski theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është i hapur për bashkëpunim dhe shfaqi shpresë se në të ardhmen do të intensifikohet bashkëpunimi parlamentar me Parlamentin e Republikës së Francës në të gjitha nivelet. 

Click