Udhëheqja parlamentare

E premte, 30 shtator 2016

Kryetari Veljanoski e pranoi ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, z. Milan Jazbec

Kryetari Veljanoski sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, z. Milan Jazbec. 

Në këtë rast, kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm me ambasadën e Republikës së Sllovenisë për të cilin shpreson se do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Gjithashtu, kryetari Veljanoski shprehu falënderim për mbështetjen principiele të cilën Maqedonia e merr nga Sllovenia në lidhje me integrimin e vendit. 

Kryetari Veljanoski e informoi ambasadorin Jazbec për takimin e paradokohshëm me kryetarin e Kuvendit Nacional të Sllovenisë, z. Milan Bërglezh, që u realizua në kuadër të Sesionit plenar të Asamblesë parlamentare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore në qershor të këtij viti, ku kryetari Veljanoski i bëri ftesë kryetarit Bërglezh që ta vizitojë Republikën e Maqedonisë. 

Me qëllim thellimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet të dyja vendeve, ambasadori Jazbec theksoi se kryetari i Kuvendit Nacional i Sllovenisë planifikon ta vizitojë Maqedoninë pasi të përfundojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni.  

Ambasadori Jazbec shprehu gatishmëri që ta vazhdojë punën e suksesshme të ish-ambasadorëve të Sllovenisë në Maqedoni dhe theksoi se ka shumë ide për projekte të ardhshme në më shumë sfera me interes të përbashkët. 

Ai theksoi se Sllovenia dhe Maqedonia janë vende miqësore dhe prandaj duhet të mendohet për mënyra të mundshme për bashkëpunim të ardhshëm. 

Në takimin u bisedua për sfidat me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë dhe Republika e Sllovenisë, por edhe Evropa në tërësi, në lidhje me ballafaqimin me krizën e emigrantëve. 

Gjithashtu, u diskutua edhe për ngjarjet politike aktuale në të dyja vendet. 

Në fund të takimit, kryetari Veljanoski i dëshiroi mandat të suksesshëm ambasadorit Jazbec dhe shprehu dëshirë që të bartë përshtypje të mira nga Republika e Maqedonisë. 

Click