Udhëheqja parlamentare

E premte, 23 qershor 2017 

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË MBRETËRISË SË NORVEGJISË, Z. BORGE BRENDE

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Z. Talat Xhaferi realizoi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Z. Borge Brende, i cili qëndron në takim njëditor në Republikën e Maqedonisë. 

Në takim ishin të pranishëm edhe Z-nja Sonja Mirakovska, zëvendës koordinatore e LSDM-së dhe koalicionit, Z. Ejup Alimi, koordinatori i BDI-së dhe Z. Afrim Gashi, Koordinator i lëvizjes BESA. 

Kryetari Xhaferi shprehu mirënjohje për ndihmën dhe përkrahjen që Norvegjia, si anëtare me ndikim në NATO ia jep Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit euro-atlantik dhe theksoi se do të angazhohet për bashkëpunim parlamentar më intensiv ndërmjet dy shteteve. 

Ministri, duke ia uruar zgjedhjen në funksion Kryetarit Xhaferi, e theksoi gatishmërinë për vazhdimin e partneritetit të afërm ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Norvegjisë për ndarjen e përvojave de e përsëriti përkrahjen ndaj proceseve reformatore që duhet të sjellin deri në afrimin e shtetit pranë Bashimit Evropian dhe NATO-s.

Click