Grupe joformalе

E premte, 21 korrik 2017 

Takimi i Klubit të deputeteve me temë: "Klubi i deputeteve, arritjet dhe prioritetet" 

Klubi i deputeteve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dje mbajti takim me temë:  "Klubi i deputeteve, arritjet dhe prioritetet".

Në takim ishin të pranishëm anëtaret e Klubit të deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ish-koordinatoret dhe zëvendëskoordinatoret e Klubit, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe ndërkombëtare, Instituti demokratik nacional dhe Komisioni Evropian. 

Fjalime përshëndetëse në takimin mbajtën prof. dr. Gjylymsere Kasapi, koordinatore e Klubit të deputeteve dhe Daniella Rangellova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Fermave dhe Meshkujve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Në diskutimin morën pjesë deputetët Liljana Popovska, ish-koordinatore e Klubit, Katerina Dimeska, Savka Todorvska nga KNBGJ-LOFM, deputetet dhe ish-koordinatore e Klubit Liljana Kuzmanovska dhe Sonja Mirakovska, Daniella Dimitrievska nga LFM, ish-koordinatorja e Klubit, e tash sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Cvetanka Ivanova, Gjyner Nebiu nga Iniciativa civile e femrave ANTIKO, ish deputetja Lidia Dimova, Suzana Musliu për femrat nga komunitetet etnike, aktivistja civile Violeta Drakulevska, Gzime Hajredini nga OJQ "Dora e artë" - Tetovë, ish-deputetja Tanja Tomiq dhe Aleksandra Cvetkovska nga Instituti demokratik nacional. 

Në kuadër të takimit u ndanë letër falënderime ish koordinatoreve dhe zëvendëskoordinatoreve të Klubit dhe themelueseve të Klubit të Deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, edhe atë:

  • Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale;
  • Këshillit Nacional për Barazi Gjinore - LOFM - themeluese;
  • Lobit të Gruas Maqedonase - LGM - themeluese; 
  • Savka Todorovska - pjesëmarrëse në themelimin e Klubit;
  • Elena Grozdanova - pjesëmarrëse në themelimin e Klubit;
  • Liljana Popovska - pjesëmarrëse në themelimin e Klubit;
  • Daniella Dimitrievska - pjesëmarrëse në themelimin e Klubit;
  • Bllagorodna Mingova - Krepieva - koordinatore e Klubit të Deputeteve;
  • Sillvana Boneva - zëvendëskoordinatore në themelimin e Klubit; 
  • Cvetanka Ivanova - pjesëmarrëse në themelimin e Klubit;
  • Katerina Dimeska - pjesëmarrëse në themelimin e Klubit;
  • Liljana Kuzmanovska - pjesëmarrëse në themelimin e Klubit;
  • Eleonora Petrova Mitevska - pjesëmarrëse në themelimin e Klubit; 
  • Sonja Mirakovska - pjesëmarrëse në themelimin e Klubit;
  • Sllavica Gërkovska - pjesëmarrëse në themelimin e Klubit;
  • Tanja Tomiq - koordinatore e Klubit të Deputeteve, si dhe të
  • Institutit Demokratik Nacional.
Click