Dhënie e deklaratës solemne - Bashkim Besimi...

02.04.2024
Sot, në Sallën e Ohrit të Kuvendit, Bashkim Besimi, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë të Re...
Më shumë

Takimi Mitreski - Bomgartner: Maqedonia e Veriut ...

29.03.2024
Kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Rep...
Më shumë

Kryetari Mitreski në brifing me gazetarët...

28.03.2024
Seanca e sotme e 149-të plenare është potencialisht e fundit para fillimit të fushatës për zgjedhje...
Më shumë

Kryetari Mitreski u takua me Delegacionin e Asamb...

27.03.2024
Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, sot realizoi takim me anëtarët e Delegacionit të Komisionit ad...
Më shumë

TAKIMI MITRESKI - SILVESTRI: Maqedonia e Veriut d...

25.03.2024
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, sot realizoi takim me am...
Më shumë

TAKIMI I KRYETARIT MITRESKI ME NEVENA JOVANOVIQ, ...

21.03.2024
Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Serbisë në R...
Më shumë

Kryetari Mitreski me rastin e Ramazanit organizoi...

19.03.2024
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, për nder të muajit të sh...
Më shumë

Takimi i kryetarit Mitreski me ambasadoren suedez...

19.03.2024
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, sot realizoi takim me am...
Më shumë

Takimi i kryetarit Mitreski me nxënësit e SHF "St...

14.03.2024
Çfarë punojnë deputetët, sa duhet të mësohet për t'u bërë kryetar i Kuvendit, çfarë bëjnë deputetët...
Më shumë

Takimi Mitreski-Shlivançanin: Maqedonia e Veriut ...

13.03.2024
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, sot pati takim me ushtru...
Më shumë
 
Aktivitete

E hënë, 14 korrik 2014 

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z. MAJKËLL SADERLEND, KRYETAR I PARLAMENTIT TË AUSTRALISË PERENDIMORE

Në fillim të takimit, z. Majkëll Saderlend, shprehu kënaqësi për mundësinë për ta vizituar Republikën e Maqedonisë, të bindet në mikpritjen e qytetarëve të saj, si dhe për mundësinë për takimin me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Trajko Veljanoski.  

E shtunë, 28 qershor 2014

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË TURQISË, Z. ABDULLAH GJUL DHE ME PATRIKUN BARTOLOMEJ 

Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për përkrahjen e fuqishme dhe prinicipiele nga Republika e Turqisë në fushën e integrimeve euroatlantike dhe evropiane të Republikës së Maqedonisë. 

E premte, 27 qershor 2014 

KRYETARI VELJANOSKI NË VIZITË ZYRTYRË NË REPUBLIKËN E TURQISË 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Turqisë e udhëheq Delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje të deputetëve: z. Qenan Hasipi, z. Ilija Dimovski, z. Rexhail Ismaili dhe z. Gazemnd Aliji. 

E mërkurë, 25 qershor 2014 

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME PËRFAQËSUESIT E NDI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, u takua me ish anëtarin e bordit të drejtorëve të NDI, z. Hauard Din, drejtorin rajonal të NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, z. Robert Benxhamin dhe drejtorin e NDI-së në Maqedoni, z. Kris Henshou.

E mërkurë, 25 qershor 2014 

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME DELEGACIONIN E GRUPIT PARLAMENTAR GJITHËPARTIAK TË PARLAMENTIT TË MBRETËRISË SË BASHKUAR 

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga takimi, me ç'rast u konstatua se kjo vizitë vërteton edhe njëherë marrëdhëniet e mira dhe miqësinë e sinqertë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe dëshirën për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtutjeshme. 

E mërkurë, 4 qershor 2014  

KRYETARI VELJANOSKI E PRITI AMBASADORIN E SAPOEMERUAR TË REPUBLIKES SË POLONISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z. JACEK MULTANOVSKI  

Kryetari Veljanoski, në takimin theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Polonisë kanë bashkëpunim bilateral miqësor, por nevojitet të rritet intensiteti i takimeve të realizuara në të gjitha nivelet. Gjithashtu, u diskutua edhe për rëndësinë e diplomacisë parlamentare për avancimin plotësues të marrëdhënieve të mira, përmes vizitave zyrtare të kryetarëve dhe deputetëve të parlamenteve të të dy shteteve.  

E martë, 3 qershor 2014 

Kryetari Veljanoski e priti ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë, z. Ven Xhenshun 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se Republika e Maqedonisë dhe Republika Popullore e Kinës kanë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm bilateral, marrëdhënie miqësore dhe shprehën dëshirë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje me ndihmën e ambasadorit të ri, duke punuar në projekte të reja.  

E hënë, 2 qershor 2014   

KRYETARI VELJANOSKI E PRITI AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË MBRETËRISË SË BASHKUAR TË BRITANISË SË MADHE DHE IRLANDËS VERIORE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z. ÇARLS GARET 

Duke i uruar mirëseardhje, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, shprehu kënaqësi për takimin dhe i dëshiroi punë të suksesshme ambasadorit të sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Republikën e Maqedonisë, SH.T.  Çarls Edmund Garet.

E mërkurë, 26 shkurt 2014

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME DEPUTETËT E BUNDESTAGUT TË GJERMANISË, Z. HOHANES ZELE DHE Z. JOSIP JURATOVIQ

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, shprehu kënaqësi për takimin dhe për mundësinë për të diskutuar, me deputetët e Bundestagut të Gjermanisë, për tema të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë dhe Bashkimin Evropian. Kryetari Veljanoski theksoi se bashkëpunimi i të dy shteteve karakterizohet me miqësi dhe me mirëkuptim, por edhe me nevojën për bashkëpunim më të madh parlamentar.

E hënë, 17 shkurt 2014

KRYETARI VELJANOSKI I PRANOI BURSISTËT VJETORË TË PROGRAMIT IPS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, si përkrahës i Programit - Bursa parlamentare ndërkombëtare (IPS) e Bundestagut gjerman, sot i pranoi bursistët vjetor nga Republika e Maqedonisë, Ivana Baseva dhe Dejan Çupovski, të udhëhequr nga ambasadorja e RF të Gjermanisë, znj. Gudrun Shtajnaker.

E premte, 14 shkurt 2014

KRYETARI VELJANOSKI E PRANOI AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË ITALISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z. ERNESTO MASIMINO BELELI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në takimin theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Italisë kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm bilateral. Megjithatë, të dy bashkëfolësit u pajtuan se nevojitet bashkëpunim më i madh parlamentar, jo vetëm në nivel të kryetarëve të Parlamenteve, por edhe në nivel të grupeve parlamentare për bashkëpunim, si dhe nevojitet bashkëpunim në nivel të komisioneve parlamentare. 

E hënë, 10 shkurt 2014

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME ZËVENDËSMINISTRIN PARLAMENTAR I PUNËVE TË JASHTME TË JAPONISË, Z. TAKAO MAKINO

Të dy bashkëfolësit shprehën kënaqësi nga takimi, me ç'rast u konstatua se kjo vizitë edhe njëherë i vërteton marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Japonisë, të cilët gjithsesi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen t'i zhvillojnë marrëdhëniet e mira.  

E mërkurë, 5 shkurt 2014

KRYETARI VELJANOSKI NË TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E MJETEVE PËR INFORMIM PUBLIK

Kryetari Veljanoski realizoi takim me përfaqësuesit e mjeteve për informim publik, në të cilin të pranishmit në këtë takim i informoi për punën e bërë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2013, për seancat e mbajtura plenare, ligjet dhe aktet tjera të miratuara, amendamentet e parashtruara, mbledhjet e mbajtura të komisioneve, të dhënat për prezencën e opinionit në punën e Kuvendit, të gjithë pjesë e përmbajtjes së Raportit vjetor për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013.



E shtunë, 25 janar 2014, Zagreb, Kroacia

KRYETARI VELJANOSKI E TAKOI KOMUNITETIN MAQEDONAS NË REPUBLIKËN E KROACISË

Përfaqësuesit e komunitetit maqedonas në Republikën e Kroacisë e njoftuan kryetarin Veljanoski dhe anëtarët e delegacionit të Kuvendit me organizimin e tyre në shoqatat dhe shoqëritë, me punën e tyre, aktivitetet dhe projektet që i realizojnë. 



E premte, 24 janar 2014, Zagreb, Kroacia

KRYETARI VELJANOSKI NË VIZITË ZYRTARE NË REPUBLIKËN E KROACISË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, me ftesë të kolegut të tij, kryetari i Kuvendit të Kroacisë, z. Josip Leko, qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë. Në përbërje të delegacionit të Kuvendit janë edhe deputetët: z. Fijat Canoski, kryetar i Grupit për bashkëpunim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me Kuvendin e Kroacisë, si dhe z. Alekdandar Nikolloski dhe z. Nedim Ramizi, anëtarë të Grupit.



E premte, 27 dhjetor 2013

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIM PUNE ME KORIN DIPLOMATIK TË MAQEDONISË

Kryetari Veljanoski u falënderua për angazhimin e deritanishëm të diplomatëve maqedonas në drejtim të forcimit dhe avancimit të bashkëpunimit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me Parlamentet e shteteve tjera dhe për angazhimin për formimin e një pasqyre pozitive të shtetit tonë, për prezantimin e kapacitetit me të cilin disponon dhe vlerat që i posedon.



E enjte, 19 dhjetor 2013

KRYETARI VELJANOSKI E PRITI AMBASADOREN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS SË SERBISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, ZNJ. DUSHANKA DIVJAK-TOMIQ

Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për takimin dhe njëkohësisht kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, dëshiroi punë të suksesshme në mandatin e ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Serbisë, znj. Dushanka Divjak-Tomiq. 



E enjte, 12 dhjetor 2013, Tiranë, Shqipëri

KRYETARI VELJANOSKI NË VIZITË ZYRTARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, u takua me kolegun e tij, gjegjësisht kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, me presidentin e shtetit, z. Bujar Nishani dhe me zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, z. Niko Celeshi



E enjte, 5 dhjetor 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E QEVERISË SË HUNGARISË, Z. VIKTOR ORBAN

Kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në nivel parlamentar në të gjitha segmentet, për intensitetin e shkëlqyeshëm të takimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet kryetarëve të parlamenteve, grupeve parlamentare për bashkëpunim dhe të komisioneve. Ai shprehu falënderim që Hungaria e përdori emrin tonë kushtetues në komunikimin bilateral, duke theksuar se kjo është me rëndësi të veçantë për Republikën e Maqedonisë. E informoi bashkëbiseduesin për gjendjen politike aktuale, për reformat e realizuara dhe arritjet në rrugën e eurointegrimit, raportet pozitive nga Komisioni Evropian dhe rekomandimet.



E hënë, 2 dhjetor 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RAPORTUESIN E KOMISIONIT MBIKËQYRËS TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z. ROBER VALLTER

Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi që përsëri kanë mundësi të takohen dhe të bisedojnë për ngjarjet aktuale dhe progresin e Republikës së Maqedonisë. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski shprehu falënderim nga përmbushja e deritanishme e detyrimeve dhe angazhimeve ndaj Këshillit të Evropës.  Ai shtoi se, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë jep vlerësim të lartë për rekomandimet e Këshillit të Evropës, dhe përmes implementimit të tyre si dhe përmes reformave të cilat i bën Republika e Maqedonisë kontribuohet për progres më të madh demokratik dhe zhvillim më të madh ekonomik. 



E martë, 27 nëntor 2013, Mbretëria e Spanjës

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E SENATIT TË PARLAMENTIT TË MBRETËRISË SË SPANJSËS, Z. PIO GARSIA ESKUDERO

Kryetari Veljanoski shprehu bindje se diplomacia parlamentare gjithnjë e më shumë e zë vendin e saj dhe se takimet e tilla kontribuojnë në atë drejtim. Ai njëkohësisht, theksoi se për Republikën e Maqedonisë është i rëndësishëm mendimi dhe qëndrimi i Mbretërisë së Spanjës për ngjarjet dhe proceset në BE-së. E informoi bashkëbiseduesin me përkushtimin e RM-së në rrugën drejt BE-së dhe përkushtimin drejt anëtarësimit në NATO, me ç'rast  shprehu bindje se edhe të dy anëtarësimet do të ndodhin së shpejti, për të mirën e Maqedonisë, për rajonin, por edhe për Evropën.



E martë, 26 nëntor 2013, Mbretëria e Spanjës

KRYETARI VELJANOSKI NË VIZITË PUNE NË MBRETËRINË E SPANJËS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski qëndron në vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës, në kuadër të së cilës realizon takime me kolegët e tij kryetarë të të dyja dhomave të Parlamentit të Mbretërisë së Spanjës, me Kongresin dhe Senatin, të cilët janë takimet e para të nivelit më të lartë parlamentar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Spanjës. 



E martë, 6 nëntor 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Z. EDI RAMA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, bashkëbiseduesit të tij ia uroi fitoren në zgjedhjet parlamentare, duke i dëshiruar punë të suksesshme në periudhën që vijon dhe theksoi se zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore është një nga prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë, ndërsa me realizimin e takimeve të nivelit më të lartë, vazhdimisht rritet cilësia e marrëdhënieve të mira fqinjësore.



Arkivi

Click