Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


TË ARRITURAT MË TË  RËNDËSISHME

Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratua dispozita ligjore për sigurimin e së paku një vendi, në çdo të tretën e listave zgjedhore të kandidatëve ti takojë  gjinisë më pak të përfaqësuar (me të cilën në vitin 2006 u zgjodhën 37 deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë - 30,8%);

Me  përkrahjen e Klubit të deputeteve është përgatitur dhe është miratuar Ligji për mundësi të barabarta të grave dhe burrave;

Me ndryshimet në Ligjin për sigurim shëndetësor të parashtruara nga Klubi i deputeteve, janë siguruar kontrollime gjinekologjike preventive pa pagesë për zbulimin e hershëm të kancerit në qafën e mitrës dhe kancerit të gjirit, për të gjitha gratë në Republikën e Maqedonisë;

Me iniciativë të Klubit të deputeteve, është bërë ndryshimi i Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor me të cilin vazhdohet afati për pensionim në bazë të stazhit për dy vjet;

Me përkrahjen e Klubit të deputeteve, në Ligjin për familjen është përfshirë kreu i veçantë për mbrojtjen e viktimave nga dhuna familjare;

Me ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse të parashtruara nga Klubi i deputeteve, formohet fond i posaçëm për luftë kundër dhunës familjare;

Me ndryshimet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2008 të parashtruara nga Klubi i deputeteve, është rritur zëri për vendpranimet për personat e pa strehë dhe viktima të dhunës familjare - qendrat sporteli.