Deputetë të Pavarur

   1998-2002



 

 

ANUSHEV  LUBÇO

 

 

 

 

Deputet i pavarur.

U lind në vitin 1949 në Shkup, RM. Maqedonas. Ka kryer Shollën e Lartë Teknike, drejtimi-organizim i punës. Ka qenë udhëheqës teknik dhe drejtor teknik në prodhimtari një periudhë të gjatë. Tash është drejtor i Ndërmarrjes private “TOPPE dhe të tjera”. Nuk  ka përvojë të mëparshme si deputet. Jetonë në Shkup.

 

 

 


 



 

 

BAJRAMI FADIL

 

 

 

 

Deputet i pavarur.

Kryetar i Komisionit për politikë ekonomike dhe zhvillim të Kuvendit të RM-së. Zëvendës-anëtar i Delegacionit të Kuvendit të RM-së në NATO. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM-së për bashëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM-së për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Irlandës.

U lind në vitin 1960 në f. Argjel, Osllomej, Kërçovë, RM. Shqiptar. Ka kryer Fakultetin Ekonomik. Ka punuar në ndërmarrje private. Ka qenë kryetar komune në komunën Osllomej. Komunikon me gjuhën angleze. Jeton në fshatin Argjell, Kërçovë.

 



 

 

JOVANOV NIKOLLA

 

 

 

 

Deputet i pavarur.

Kryetar i Komisionit për shëndetësi të Kuvendit të RM-së. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM-së  për bashkëpunimë me Parlamenitn e Republikës Federale të Gjermanisë.

U lind në vitin 1956 në Manastir, RM. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin e Mjekësisë si specialist i kirurgjisë. Punon si specialistë-kirurg në Qendrën medicinale në Manastir. Komunikon me gjuhën angleze. Jeton në Manastir.



 

 

TAHIRI MEVLAN

 

 

 

 

Deputet i pavarur

Kryetar i Degës së PPD-së në Komunën Qendër, Shkup. Anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Qendëror të PPD-së. Zëvendës-anëtar i Delegacionit të Kuvendit të RM-së në Kuvendin Parlamentar të Këshillit të Evropës. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM-së për bashëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

U lind në vitin 1956 në Shkup, RM. Shqiptar. Ka kryer Fakultetin Elektroteknik. Ka punuar si elektroinxhinier në Qendrën tregtare “Zhelezar”. Ka qenë kryetar i Këshillit Ekzekutuv të Kuvendit të Komunës Qendër, Shkup. Ka qenë deputet në Kuvendin e RM-së në mandatin e mëparshëm prej 1994 deri 2998. Jeton në Shkup.



 

 

HAXHIREXHA KASTRIOT

 

 

 

 

Deputet i pavarur

Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM-së për bashëpunim me Parlamentin e Republikës së Greqisë. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM-së për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Italisë.

U lind në vitin 1961 në Dibër, RM. Shqiptar. Ka kryer Fakultetin e Mjeksisë, specialist i kirurgjisë. Deri në fund të vitit 1998 punoi si kirurg në Qendrën klinike univerzitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Republika e Shipërisë. E njeh mirë gjuhën françeze, angleze, serbe dhe kroate. Jeton në Dibër.


 



 

 

SHAHIQ ALIJA

 

 

 

 

Deputet i pavarur

Ka qenë anëtar i Partisë  Komuniste dhe anëtar i Organizatës rinore “Mlladost” në Beograd. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM-së për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federale të Jugosllavisë dhe anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM-së për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Mongolisë.

U lind në vitin 1944 në f. Baç, Rozhaje , Mali i Zi, RFJ. Boshnjak. Ka kryer shkollë të lartë teknike, drejtimi organizimi i punës – profesioni metalik. Ka qenë drejtor i Sektorit në “Centrokop” - Beograd dhe drejtor në Organizatën punuese “Invest Komerc”. Drejtor i firmës private “Arabella hollding”. Jeton në Shkup.

Click