UЕ lajme

E hënë, 3 korrik 2017

Estonia - kryesuese e re me BE

Nga 1 korrik Estonia e merr kryesimin rrotullues me BE-në. Në këtë periudhë u parapa që Britania e Madhe të jetë në krye të BE-së, por për shkak të "Bregzitit", në gjashtë muajit e ardhshëm atë funksion do ta kryejë Estonia. 

Ky vend baltik kryesimin e tij do ta udhëheqë nën moton "Të bashkuar përmes balancës", përkatësisht roli i tij do të jetë të gjejë balancë ndërmjet qëndrimeve, traditave dhe interesave të ndryshme në Evropë, në interes të qytetarëve evropianë. 

Si prioritete kryesore në programin për kryesimin estonez janë cekur 4 pika: ekonomi evropiane e hapur dhe novatore; Evropë e sigurt dhe e mbrojtur; Evropë digjitale me qarkullim të lirë të informatave dhe Evropë inkluzive dhe e qëndrueshme.   

Si lider në teknologjinë digjitale të Kontinentit të vjetër, Estonia do ta shfrytëzojë kryesimin e saj për promovim të proceseve të digjitalizimit në BE. 

Përndryshe, në gjysmë vjetorin e parë të vitit kryesues me BE-në ishte Malta, ndërsa pas Estonisë, nga fillimi i vitit 2018, ai rol do t'i përkasë Bulgarisë. 

 
a

Na ndiqni në: