KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 3 janar 2017

Malta - kryesuese e re me BE

Për të parën herë në histori, Malta do të kryesojë me Këshillin e BE-së.Në fillim të vitit, shteti i vogël ishullor e mori përsipër kryesimin nga Sllovakia, ndërsa në korrik do t'ia dorëzojë Estonisë. 

Në gjashtë muajt e ardhshëm Malta do ta ketë sfidën e ballafaqimit me çështjet kryesore të Kontinentit të vjetër, si kriza e migrimit, terrorizmi dhe fillimi i pritur i negociatave për "Bregzitin". 

Kryesimi maltez si prioritete kryesore gjatë mandatit i vendosi: migrimin, tregun e vetëm evropian, sigurinë, politikën sociale, politikën fqinjësore dhe politikën e integruar detare. 

a

Na ndiqni në:

Click