UЕ lajme

E martë, 28 shkurt 2017

U miratua Propozim-rezoluta për progresin e Maqedonisë 

Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, me 54 vota "për" dhe 8 "kundër", e miratoi Propozim-rezolutën për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2016. 

Në atë mënyrë, dhoma legjislative evropiane e vërtetoi rekomandimin e tetë të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim të vendit tonë në Bashkimin Evropian, me kusht përmbushjen e Marrëveshjes së Përzhinos dhe prioriteteve urgjente të reformës. 

Eurodeputetët miratuan 28 amendamente kompromise nga gjithsej 318 të parashtruara. 

 
a

Na ndiqni në: