Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 31 gusht 2016, Varshavë 

Fjalimi i kryetarit Veljanoski në Mbledhjen Parlamentare të vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore 

I nderuar kryesues,
Të nderuar kolegë,
Zonja dhe zotërinj,

Çfarë Evrope duam dhe cila është ardhmëria e BE-së dhe proceseve integruese të shteteve-aspirante, janë pyetje të cilat u aktualizuan posaçërisht pas të ashtuquajturit Bregzit, përkatësisht referendumit që qytetarët e Britanisë së Madhe u caktuan të dalin nga BE-ja. Ky është vendim i cili duhet të respektohet, por gjithashtu, vendim i cili zgjon shumë mosnjohje, dilema, dyshime, por edhe frikë për ardhmërinë e Evropës. Më tutje, kriza ekonomike që e përfshiu tërë botën, kriza debitore në kornizat e BE-së, gjithashtu, hapën shumë mosnjohje, dilema dhe dyshime te secili qytetar. Por, Evropa në zhvillimin e saj nuk ndeshet për herë të parë me shumë çështje, dilema dhe sfida të rënda. Shpresoj se sikurse edhe deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen do të gjenden përgjigje përkatëse dhe do të merren hapa konkretë për tejkalimin e gjendjeve. Me një forcë të re dhe shumë më të madhe dhe zgjidhje institucionale përkatëse do të vazhdohet me realizimin e parimeve dhe ideve themelore të Evropës së bashkuar. Parime dhe ide pas të cilave qëndrojnë politikanët e mëdhenj evropianë siç ishin: Vinston Çerçili, Robert Shumani, Mone, Gaspari, Adenaueri dhe personalitete tjera të njohura të cilët pas Luftës së Dytë Botërore, në mënyrë vizionare i shtruan parimet dhe themelet e Evropës së sotme të bashkuar. 

Këto parime, më lejoni të përkujtoj, janë respektimi i të drejtave dhe lirive individuale dhe kolektive të njeriut, demokracia parlamentare dhe pluralizmi politik, pronësia private dhe ekonomia e tregut, e deri në bashkëpunimin rajonal. Sot pikërisht mbi këto parime që i vendosën këta evropianë të mëdhenj është ndryshuar pasqyra e Evropës së krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Zonja dhe zotërinj,

Nuk guxojmë të harrojmë se organizimi i parë institucional i BE-së së sotme bazohet në bashkëpunimin rajonal në interesin e përbashkët konkret. Në kornizat e BE-së, bashkëpunimi rajonal është qysh nga fillimi i krijimit të saj institucional duke i kaluar të gjitha fazat. Pas rënies së murit të Berlinit dhe përkufizimit të politikës së dyerve të hapura, përkatësisht zgjerimit me anëtare të reja, parimi i bashkëpunimit rajonal i kuptuar në kuptimin e gjerë ka rëndësi të madhe. Madje, sot kemi edhe barazimin terminologjik ndërmjet politikës rajonale dhe politikës kohezive në kornizat e BE-së. Dhe kështu, sot në kornizat e BE-së kemi edhe Komitet të veçantë për bashkëpunim rajonal në të cilin pa të drejtë vote anëtarësohen edhe shtetet kandidate për anëtarësim në BE. Kuptohet se qëllimi themelor i këtij bashkëpunimi rajonal është tejkalimi i dallimeve ekonomike, por edhe i dallimeve sociale ndërmjet rajoneve të caktuara. Në të njëjtën kohë, përmes bashkëpunimit rajonal zvogëlohen edhe rrjedhat e emigracionit nga rajonet më pak të zhvilluara në rajonet më shumë të zhvilluara që gjithsesi ka ndikim në fotografinë demografike të rajoneve të caktuara.

Zonja dhe zotërinj, 

Për shtetet e Evropës Juglindore, e në këto korniza edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi rajonal ka rëndësi të madhe nga më tepër aspekte. Do të filloj nga shkaqet historike. Ne në rajon dimë të krijojmë shumë histori të stuhishme, por prej saj pak mësojmë dhe për këtë arsye na përsëriten gabimet historike. Pikërisht për këtë sot te ne flakërojnë qetë dhe në mënyrë të ngufatur shumë antagonizma historike të cilat krijojnë, para se gjithash, mosbesim ndërmjet shteteve. Këto antagonizma mund t'i tejkalojmë pikërisht përmes bashkëpunimit rajonal në të gjitha fushat. Më tutje, në çdo shtet të rajonit jetojnë pakica etnike të cilat në vend të urës për bashkëpunim shpeshherë janë gur për pengesë.

Kjo është kështu vetëm për arsye se nuk duan t'i respektojnë të drejtat dhe liritë individuale dhe kolektive të njeriut, e në këto korniza edhe njohjen e realitetit se ekzistojnë edhe pakica nacionale që sipas të gjitha normave ndërkombëtare duhet të njihen. Mosrespektimi i solidaritetit si parim mbi të cilin është ndërtuar dhe mbi të cilin edhe sot funksionon BE-ja, për fat të keq qytetarët e RM-së shpeshherë e kemi ndier në lëkurën tonë. Për shembull, deri më tani Maqedonia ka 6 rekomandime për fillimin e negociatave me BE-në, por për shkak të një kontesti bilateral absurd dhe mosrespektimi i parimit të solidaritetit nga fqinji ynë jugor, ne jemi të bllokuar në integrimet tona euroatlantike. Kështu, ne si shtet nuk heqim dorë nga bashkëpunimi rajonal me të gjitha shtetet në rajon në të gjitha fushat. Do të theksoj vetëm një shembull.

Javën e kaluar në Shkup u mbajt takimi i rregullt i ambasadorëve tanë dhe përfaqësive konsullore diplomatike me kreun shtetëror. Qëllimi është, para se gjithash, njohja më e mirë me gjendjet e brendshme, si dhe udhëzimet strategjike të politikës sonë të jashtme. Këtë vit mysafir në këtë takim ishte ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Greqisë, z. Nikos Koxijas. Besoni se në këtë takim tema qendrore ka paraqitur se si përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit të krijohen kushte për besimin reciprok i cili do të sjell dobi si për qytetarët e të dyja vendeve, ashtu edhe për rajonin.

Atë që dua ta theksoj është se Republika e Maqedonisë si shtet i vogël me resurse të kufizuara përkushton vëmendje maksimale në bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Ne edhe deri më tani, por edhe në të ardhmen duam që përmes inkluzivitetit t'i zhvillojmë marrëdhëniet bilaterale, ashtu edhe marrëdhëniet multilaterale në rajon dhe më gjerë.

Atë që mendoj se nuk e bëjmë mjaft mirë është fakti se ose nuk dimë ose thjeshtë ende jemi të pakujdesshëm, andaj kemi shfrytëzim relativisht të ulët të mjeteve që BE-ja i ndan për bashkëpunim rajonal. Mendoj se këtu mund rol dhe ndihmë shumë pozitive të na japin vendet-anëtare të BE-së të rajonit dhe në përgjithësi të Evropës Juglindore dhe Qendrore, si dhe zyrat e BE-së në vendet tona.

Të nderuar miq,

Sot nuk ekziston perdja e hekurt dhe nuk ekziston diktatura e regjimit njëpartiak. Nuk ekziston ndarja bipolare klasike. Sot ndeshemi me çështjet e terrorizmit global, krizës së emigrantëve, krimit të organizuar, përkatësisht çështjet në të cilat mund të përgjigjet vetëm përmes bashkëpunimit të plotë të të gjitha shteteve dhe institucioneve të tyre, duke i përfshirë edhe parlamentet. Për këtë arsye mendoj se të gjithë ne si politikanë kemi për detyrë në emër të historisë sonë të përbashkët, në emër të së tanishmes së qytetarëve tanë, e para se gjithash, në emër të ardhmërisë së fëmijëve tanë dhe gjeneratave të ardhshme t'u përgjigjemi këtyre sfidave. Të krijojmë kushte që nesër të rinjtë e vendit tonë, si dhe nga vendet tjera të rajonit, më tutje së bashku me të rinjtë e Polonisë, të Baltikut, të Skandinavisë, dhe deri në Mesdhe së bashku të ëndërrojnë dhe ta ndërtojnë dhe zhvillojnë Evropën e Bashkuar.

Ju faleminderit për vëmendjen.      

Click