KOMPETENCAT E KUVENDIT

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është organ përfaqësues i qytetarëve dhe bartës i pushtetit ligjvënës në Republikë. Kuvendi është njëdhomësh dhe përbehet nga 120 deri 140 deputetë të cilët zgjidhen në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë. Mandati i deputetëve zgjat katër vjet dhe ata nuk mund të revokohen.

Organizimi dhe funksionimi i Kuvendit rregullohet me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe me Rregulloren e punës të Kuvendit.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë:

  • e miraton dhe ndryshon Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë;
  • miraton ligje dhe bën interpretimin autentik të ligjeve;
  • i përcakton detyrimet publike;
  • e miraton Buxhetin e Republikës dhe Llogarinë perfundimtare të Buxhetit;
  • e miraton Planin hapësinor të Republikës;
  • ratifikon marrëveshje ndërkombëtare;
  • vendos për luftë dhe paqe;
  • miraton vendime për ndryshimin e kufirit të Republikës;
  • miraton vendime për aderim dhe dalje nga aderimi me aleanca ose bashkësi me shtete të tjera;
  • shpall referendum;
  • vendos për rezervat e Republikës;
  • themelon këshilla;
  • e zgjedh Qeverinë e Republikës së Maqedonisë;
  • zgjedh gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese;
  • bën zgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin edhe të bartësve të tjerë të funksioneve publike e funksioneve të tjera të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj;
  • bën kontroll politik dhe mbikëqyrje mbi Qeverinë dhe mbi bartësit e tjerë të funksioneve publike të cilët janë  pergjegjës para Kuvendit;
  • jep amnisti dhe
  • ushtron punë të tjera të përcaktuara me Kushtetutë.

Kuvendi për ushtrimin e punëve nga kompetenca e tij miraton edhe vendime, deklarata, rezoluta, rekomandime dhe konkluzione.
 

Click