Megjunarodna sorabotka
 
Bashkëpunimi ndërkombëtar


KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE PARLAMENTI EVROPIAN 


Dialogu politik ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian fillon në fillim të viteve 1990 me vizita të deputetëve dhe takime në Shkup dhe Bruksel.

Me 17 nëntor 1994, Parlamenti Evropian formon Delegacionin për marrëdhënie me Evropën Juglindore (DEJL), i cili ishte përgjegjës për marrëdhëniet ndërparlamentare me pesë vende të regjionit: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Republika Federale e Jugosllavisë dhe Republika e Maqedonisë.

Grupi i veçantë për bashkëpunim i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me Parlamentin Evropian u formua më 17 korrik 1996. Ndërmjet këtyre dy trupave u mbajtën gjithsej dhjetë takime të rregullta ndërparlamentare në periudhën prej 1996 deri 2004. Formimi i këtij trupi ishte me rëndësi të veçantë për arsye të mundësisë së këmbimit direk të mendimeve dhe qëndrimeve rreth përparimit  të vendit tonë në sfera të caktuara në rrugën e integrimit të plotë në UE.   

Në prill të viti 1997, u nënshkrua Marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë me Bashkësitë  Evropiane, si dhe Marrëveshja në sferën e transportit u ratifikua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, e cila hyri në fuqi në janar të vitit 1998.

Në vitin 1998 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi Deklaratën për zhvillimin e marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë me Unionin Evropian, ndërsa në vitin 2000 Deklaratën për zhvillimin e marrëdhënieve me Unionin Evropian. Në deklaratën, përveç theksimit të anëtarësimit në Unionin Evropian, si qëllim strategjik i Republikës së Maqedonisë, u theksua përcaktimi për harmonizimin e normativës së Maqedonisë me normativën e Unionit, kontrolli mbi pushtetin ekzekutiv në procesin e afrimit kah Unioni, sigurimi i marrëveshjes ndërmjet partive politike të përfaqësuara në Kuvend për pyetjet kyç për afrim kah Unioni, njoftimi i opinionit më të gjerë për rëndësinë dhe implikimet e vërteta në procesin e integrimit.

Me 9 prill 2001, u nënshkrua Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA) me Unioni Evropian, për të cilën Parlamenti Evropian e dha pajtimin e vet me 3 maj 2001, kurse Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e ratifikoi më 12 prill 2001.

  Më 18 prill 2003, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë formoi Komisioni për çështje evropiane si trup amë i cili i shqyrton çështjet lidhur me procesin e eurointegrimeve të Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian dhe jep mendim për të gjitha propozim-ligjet me të cilat realizohen harmonizimi i normativës sonë me të drejtën e UE.

Komisioni për çështje evropiane si vend kandidat për Anëtarësim në UE merr pjesë në punën e Konferencës së komisioneve për çështje evropiane të parlamenteve nacionale të shteteve anëtare të Unionit Evropian (KOSAP).

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është njëri nga iniciatorët për formimin e KOSAP, ndërsa në vitin 2006 në Shkup u majt Konferenca  e Tretë  e KOSAP.
Më 22 mars 2004, Republika e Maqedonisë në kohën e kryesimit të Irlandës me Këshillin e UE, parashtroi aplikim për anëtarësim në UE, ndërsa më 1 prill 2004, hyri në fuqi Marrëveshja për stabilizim dhe asociim ndërmjet UE, vendeve anëtaret të tij dhe Republika e Maqedonisë.

Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim në vitin 2004, dialogu  struktural ndërmjet shteteve që kanë nënshkruar këtë marrëveshje me Unionin Evropian kryhet në disa nivele, kështu që Republika e Maqedonisë veçohet nga shtetet tjera dhe del nga Delegacioni për marrëdhënie me vendet e Evropës Juglindore, pas së cilës vendos marrëdhënieve direkte bilaterale me Parlamentin e Evropës, nëpërmjet formimit të Komitetit të Përzier Parlamentar RM-UE. Themelimi i tij del nga neni 114 i Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim dhe funksionimi i tij në kuptim praktik është identik me funksionimin e komiteteve të tjera të këtilla me vendet me status asociativ.

Në vitin e njëjtë, më 11 qershor, kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në seancën e mbajtur më 11 qershor 2003, miratoi Deklaratën për rolin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në dimension parlamentar në procesin për stabilizim dhe asociim.

Më 13 shkurt 2004 Kuvendi miratoi Deklaratën për parashtrimin e kërkesës për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian, kurse në prill të vitit të njëjtë pasoi parashtrimi oficial i kërkesës për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian. Më 17 dhjetor 2005, Republika e Maqedonisë fitoi statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Unionin Evropian.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur më 19 nëntor 2007, miratoi Vendim për themelimin e Këshillit nacional për eurointegrime. Këshilli nacional për eurointegrime është trupi i vetëm në vend i cili në vete i bashkon përfaqësuesit kuvendorë, qeveritarë dhe joqeveritarë.

Qëllimi kryesor i Këshillit nacional për eurointegrime është mbajtja në nivel të lartë të përkrahjes politike të pandërprerë të procesit të integrimit të Republikës së Maqedonisë në Unionin evropian, dialogu i përhershëm dhe i vërtetë dhe konsensusi stabil politik.

Më 27 nëntort 2007, Kuvendi miratoi Rezolutën për prioritet për qasjen e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Unionin Evropian. Në dokument i jepet përkrahje e plotë Qeverisë në plotësimin e kritereve të nevojshme për anëtarësim në UE dhe shprehet gatishmëria  e Kuvendit për promovimin e reformave dhe të arritjeve të Republikës së Maqedonisë për fillimin e bisedime më të shpejta për anëtarësim në UE.

Më 15 dhjetor 2008, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi Rezolutën për prioritetet në vitin 2009 për qasjen e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian, në të cilën eksponohen prioritet  kryesore të vendeve dhe aktivitetet dhe prioritet për Qeverinë dhe për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të nevojshme për plotësimin e kritereve në rrugën e anëtarësimit të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në UE.

Në seancën e mbajtur më 4 shkurt 2010, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me shumicë të madhe e miratoi Deklaratën për përkrahjen e Rezolutës së Parlamentit Evropian për Srebrenicën, të miratuar më 15 janar 2009. Deklarata, e cila i ishte dorëzuar kryetarit të Parlamentit Evropian dhe kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë dhe Hercegovinës, Kuvendi e shprehu përcaktimin e tij të fuqishëm dhe besimin se pajtimi dhe paqja e përhershme në mes popujve në rajon është parakusht për vazhdimin e procesit të integrimit në strukturat evroatlantike. Me miratimin e kësaj Deklarate, Kuvendi vendosi që në mënyrë përkatëse ta shënojë 11 Korrikun, ditën e Ditës së përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë me çka do t’u jepet nder viktimave të masakrës në Bosnjë dhe Hercegovinë. 

Duke iu bashkangjitur vendeve anëtarëve të UE-së edhe vetë Unionit Evropian në shënimin e Ditës evropiane për internet më të sigurt – 9 Shkurti, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në bazë të konkluzioneve nga debati publik për internet më të sigurt, të organizuar nga ana e Komitetit të Përzier Parlamentar – Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian, në seancën e mbajtur më 1 mars 2010 miratoi Deklaratë për Internet më të sigurt, me të cilën i bën thirrje edhe institucioneve shtetërore, sektorit civilë dhe institucioneve arsimore të punojnë në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për mbrojtje të privatësisë në Internet, në pajtim me praktikën e vendeve anëtare të Unionit Evropian, si dhe krijimin e kujdesit më të madh shoqëror në Republikën e Maqedonisë për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga qasja në përmbajtjet në internet të cilat janë të dëmshme për moralin dhe shëndetin e tyre. 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur më 1 mars 2010, miratoi Rezolutë për ndryshimet klimatike. Pas konkluzioneve të Samitit në Kopenhagë dhe informatës për ndryshimet klimatike në Republikën e Maqedonisë për periudhën prej 30 vitesh, Kuvendi bëri thirrje për aktivitet të koordinuar me Qeverinë dhe institucionet tjera shtetërore dhe për bashkëpunim me organizatat e interesuara joqeveritare për zvogëlimin e efekteve nga ndryshimet klimatike. Në tekstin e miratuar, Kuvendi potencoi nevojën që Qeveria të parashtrojë raporte vjetore në Kuvend për masat e marra për zvogëlimin e efekteve nga ndryshimet klimatike dhe se është e domosdoshme të vazhdohet me informimin e institucioneve ndërkombëtare relevante për efektet nga ndryshimet klimatike në Republikën e Maqedonisë dhe për marrjen e aktiviteteve për paraqitjen më adekuate të problemit në nivel ndërkombëtar. Me këtë Rezolutë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë shprehu gatishmëri që masat e përcaktuara në rezolutë të jenë një prej prioriteteve të tij në procesin e miratimit të vendimeve.