DEPUTETËT



 

 

PETKOVSKI TITO

 

 

 


Anëtar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) nga themelimi i saj.

Posedon përvojë shumëvjeçare politike në pushtetin ligjvënës dhe në partinë  politike. Në një periudhë ka qenë koordinator i Grupit parlamentar të LSDM-së. Posedon përvojë shumëvjeçare në funksionet udhëheqse në organizatat shoqërore-politike. Ka qenë delegat në Kuvendin e Komunës së Karposhit, Shkup, delegat dhe nënkryetar i Kuvendit të Qytetit të Shkupit. Anëtar i Komisionit për çështje kushtetuese të Kuvendit të RM dhe anëtar i Këshillit të Unionit Interparlamentar. Ka qenë nënkryetar ndërsa në vitin 1996 kryetar i Kuvendit të RM. Anëtar i Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit pranë Kuvendit të RM-së. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Greqisë dhe Grupit të deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretëris së Norvegjisë, Republikës së Finlandës, Mbretërisë së Suedisë, Mbretërisë së Dnimarkës dhe Republikës së Islandës.

U lind në vitin 1945 në f. Psaça, Kriva Pallankë, RM. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin Juridik. Ka punuar në Gjykatën Komunale të Kriva Pallankës, pastaj edhe në Entin Republikan për Urbanizim, veprimtari banesore dhe komunale. E njeh mirë gjuhën frënge, kurse shërbehet edhe me gjuhën angleze. Ka qenë deputet në Kuvendin e RM-së dhe në dy mandatet e mëparshme. Nga viti 1990 deri 1994 dhe nga viti 1994 derin në 1998. Jeton në Shkup.

Click