QENDRA EVROPIANE PËR HULUMTIME PARLAMENTARE DHE DOKUMENTACION (QEHPD)

Në vitin 1977, në Vjenë, me propozim të Konferencës së atëhershme të kryetarëve të asambleve parlamentare evropiane, u themelua Qendra Evropiane për Hulumtime Parlamentare dhe Dokumentacion (www.ecprd.org).

QEHPD-ja është rrjet për bashkëpunim profesional ndërmjet shërbimeve të parlamenteve lidhur me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me punën parlamentare.

Qëllimet kryesore të QEPHD-së

  • promovimi i këmbimit të informatave, ideve, përvojave dhe praktikave ndërmjet administratës së parlamenteve në Evropë; 
  • përforcimi i bashkëpunimit të afërt ndërmjet shërbimeve parlamentare në të gjitha sferat e administratës parlamentare, legjislacionit, informatave, hulumtimit dhe dokumentacionit; 
  • mbledhja, këmbimi dhe botimi i studimeve të përgatitur nga shërbimet parlamentare 

Anëtarësia

Anëtarët e QEPHD-së janë Parlamenti Evropian, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe dhomat parlamentare kryetarë të të cilave janë anëtarët e Konferencave evropiane të kryetarëve të parlamenteve. 

Në aktivitetet e Qendrës mund të marrin pjesë edhe parlamentet të cilat kanë status special ose status të mbikëqyrësit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Sferat me interes

Sferat me interes për informatat reciproke dhe këmbim të njohurive në kuadër të QEPHD-së janë:

  • teknologjitë e informacionit dhe komunikimit në parlamentet; 
  • praktikat dhe procedurat parlamentare; 
  • bibliotekat, hulumtimet dhe arkivat parlamentare; 
  • ekonomia dhe çështjet buxhetore

Struktura e QEPHD-së

  • mbledhja e sekretarit të përgjithshëm; 
  • Konferenca e korrespondentëve; 
  • Komiteti Ekzekutiv; 
  • kodrejtorë

Seminari i QEPHD-së, 8-9 maj 2014, Shkup

Click