KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte 14 shtator 2017

Takimi i anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane me z. Matijs van der Plas

Dje (13 shtator 2017), anëtarët dhe zëvendës anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kishin takim me Drejtorin e përgjithshëm për bashkëpunim evropian në Ministrinë e punëve të jashtme të Mbretërisë së Holandës z. Matijs van der Plas, në shoqërim të znj. Vivian Sanders nga Direktorati.

Në takim u këmbyen mendime dhe qëndrime për ngjarjet aktuale në Bashkimin Evropian, me fokus të veçantë në rastet evropiane nga aspekti i zgjerimit të mëtutjeshëm të Bashkimit me vende të reja anëtare, para së gjithash me shtetet nga Ballkani Perëndimor.

Kryetari i Komisionit z. Artan Grubi e theksoi mbështetjen e vazhdueshme holandeze për proceset integruese euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, me çka theksoi se vendi punon në plotësimin e reformave të nevojshme të BE-së me qëllim që Bashkimit Evropian t’ia dërgojë të gjitha argumentet e nevojshme për heqjen e rekomandimit të kushtëzuar në raportin e vjeshtës të Komisionit Evropian. Gjithashtu, shprehu falënderim për mbështetjen holandeze të vendit në më shumë sfera, për çka dëshmi është edhe ajo që në 20 vitet e fundit Holanda ka siguruar mbështetje financiare dhe teknike prej mbi 200 milion euro.

Në diskutim morën pjesë deputetët: Antonijo Milloshoski, Nikolla Popovski dhe Petar Atanasov.



 

a

Na ndiqni në:

Click