Takime

E enjte, 8 mars 2018

TAKIMI I DEPUTETIT GRUPI ME ZNJ. KETRIN BARNS, Z. ÇARLS GARET DHE Z. XHEREMI VILMSHURST

Sot, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, u takua me znj. Ketrin Barns, udhëheqëse e Seksionit për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë në Sektorin e Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë; ambasadorin e Mbretërive të Bashkuara z. Çarls Garet dhe z.   Xheremi Villmshurst, sekretar politik në Ambasadën e Britanisë në Vjenë. 

Në takimin, deputeti Grupi i informoi mysafirët për ngjarjet aktuale në vend në lidhje me aktivitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për realizimin e aktiviteteve të paraparë në kuadër të Planit reformues të Qeverisë, para se gjithash për reformat në sistemin e jurisprudencës dhe në sferat tjera që kërkohen nga vendi për heqjen e kushtëzimit të rekomandimit për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në raportin e prillit të Komisionit Evropian, për kontestin me emrin, si dhe për barazinë gjuhësore. 

Në atë kontekst, z.  Grubi i theksoi pikëpamjet e tij për zgjidhjen e kontestit me emrin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore të vendit, me ç'rast shprehu pritje për zgjidhje dinjitoze të kontestit i cili na mban larg Brukselit. 

Në takimin u bisedua edhe për reformat, me ç'rast z. Grubi theksoi se proceset në Kuvend në lidhje me miratimin e ligjeve reformuese dhe transparencën, janë në rrjedhë shumë të mirë dhe theksoi se së shpejti pret edhe marrëveshje dhe harmonizim të 2/3 të ligjeve edhe me opozitën. 

Në lidhje me Ligjin për gjuhët, z. Grubi theksoi se është biseduar për zgjidhjen e kësaj çështje, janë zhvilluar negociata dhe janë marrë vesh edhe më herët me VMRO-në, e tani edhe me LSDM-në, ndërsa opinioni debaton për këtë çështje tashmë që 16 vite. Ky ligj është mundësi për opozitën, për Ivanovin, por edhe për të gjithë të tjerët që të kontribuojnë që Maqedonia të bëhet shoqëri e fuqishme kohezive me pjesë të finalizuar normative të Marrëveshjes së Ohrit. 

Deputeti Grubi komentoi edhe rreth marrëdhënieve në koalicionin, me ç'rast theksoi se janë të shkëlqyeshme edhe krahas përpjekjeve të vazhdueshme përmes lajmeve të rrejshme, propagandës dhe gjendjeve joekzistuese që të prishen marrëdhëniet.  

 
a

Na ndiqni në: