Takime

E premte, 11 maj 2018 

VIZITË PUNE E DEPUTETIT RAMÇILLOVIQ NË PARLAMENTIN E KOSOVËS 

Deputeti Zeqir Ramçilloviq dje realizoi vizitë pune në Parlamentin e Republikës së Kosovës, me ftesë të Kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazisë Gjinore, znj. Dulla Bale. 

Tema në mbledhjen ishte "Mundësia për bashkëpunim të ndërsjellë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, me theks në të drejtat e njeriut dhe pozitën e pakicave". 

Në takimin u diskutua për më shumë çështje dhe u shpreh kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm, por edhe për mundësinë për avancim të tij. Si prioritete u theksuan: 

  • Lidhja infrastrukturore ndërmjet të dyja shteteve dhe ndërtimi i autostradës Shkup-Prishtinë; 
  • Bashkëpunimi në arsim, veçanërisht në arsimin e lartë; 
  • Këmbimi i mendimit dhe përvojave për avancim të të drejtave të njeriut dhe pozitës së pakicave. 
Në kuadër të vizitës, z. Ramçilloviq si deputet i AVAZ-it dhe boshnjakët në Parlamentin e Maqedonisë, kishte takim edhe me deputetët boshnjakë në Parlamentin e Kosovës nga Koalicioni VAKAT, znj. D. Bale dhe z. B.  Shabani.  
 
a

Na ndiqni në: