Trupat Punues



KOMISIONI PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

Komisioni për punë dhe politikë sociale ka kryetar dhe dhjetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe katër anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.

Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:

  • marrëdhëniet e  punës dhe për mbrojtjen e punëtorëve në punë;
  • të drejtën për grevë; 
  • punësimin dhe të drejtat në rast papunësie;
  • mbrojtjen e gruas në punë dhe mbrojtjen e amësisë;
  • rrogat dhe standardin jetësor;
  • politikën sociale dhe sigurimin social të qytetarëve;
  • sistemin, organizimin, zhvillimin dhe përparimin e mbrojtjes sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve;
  • politikën e popullatës, martesën dhe familjen;
  • sistemin e sigurimit pensional dhe ivalidor, mbrojtjen luftarake-invalidore dhe mbrojtjen e invalidëve gjatë luftës dhe personave të përndjekur dhe të burgosur për idetë e vetëqenies së popullit maqedonas dhe shtetësisë së tij, dhe
  • çështje tjera që kanë të bëjnë me punën dhe politikën sociale.

Kryetar:

Geshtakovski Aleksandar   

Anëtarë:

   Tilevski Mitko   
   Ristovski Nenad   
   Risteski Lubçe 
   Markovska Dispina  
   Gaxhovski Vasil 
   Geshoski Trajko 
   Tairi Muhamed 
   Todorov Risto 
   Ivanov Mirko
   Ziberi Naser  

Click