KOMISIONI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
E-posta: kep@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, 12 anëtarë dhe zëvendësit e tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:
- ndjekjen e zbatimit të Strategjisë nacionale për eurointegrim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe rregullisht e informon kuvendin për zbatimin e saj;
- ndjekjen e përmbushjes së obligimeve që dalin nga marrëveshjet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian dhe realizimin e programeve dhe akteve tjera të institucioneve të Bashkimit Evropian, duke i përfshirë edhe programet për ndihmë financiare;
- ndjekjen dhe nxitjen e procesit të harmonizimit të legjislacionit të Republikës së Maqedonisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian, si dhe propozon masa për progresin e procedurave për harmonizim, jep mendime dhe propozime për aktivitetet e trupave tjerë punues të Kuvendit dhe e drejton vëmendjen e tyre në çështje të lidhura me pranimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Bashkimin Evropian;
- ndjekjen e aktiviteteve të Qeverisë dhe organeve të administratës shtetërore në lidhje me pranimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në lidhje me të jep mendime dhe rekomandime;
- analizimin e pasojave nga aderimi i Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe përgatit raporte në lidhje me të njëjtat;
- informimin e rregullt të Kuvendit për të gjitha çështjet e lidhura me integrimin evropian, posaçërisht edhe përmes grumbullimit të informatave, literaturës dhe dokumenteve tjera të lidhura me Bashkimin Evropian;
- propozimin dhe realizimin e aktiviteteve të drejtuara drejtë informimit të opinionit për proceset e integrimit evropian;
- bashkëpunimin me komisionet adekuate të vendeve tjera dhe
shqyrton çështje të tjera në lidhje integrimin evropian dhe pranimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kryetar: HAJRULLA MISINI
Zëvendëskryetar: NEXHATI JAKUPI
Anëtarë: SILVANA BONEVA
ANTONIO MILLOSHOSKI
PAVLLE TRAJANOV
KOSANA NIKOLLIQ-MAZNEVA
VLLADANKA AVIROVIQ
MILLE PAÇEMSKI
GORDAN GEORGIEV
MARINELLA MARIÇIQ-TUSHEVA
JANI MAKRADULI
IVON VELLIÇKOVSKI
DËSHIRA IMERI
BEKIM QOKU
Zëvendësanëtarë: MILLORAD DODEVSKI
GJORGJI KOXHABASHIEV
HRISTINA RUNÇEVA
LILJANA POPOVSKA
RISTO MANÇEV
MIHAILLO XHOLLONGA
SAFET BISHEVAC
CVETANKA IVANOVA
GORAN MINÇEV
STANKA ANASTASOVA
NEDIM RAMIZI
MERALL UZEIRI-FERATI