KOMISIONI PËR ÇËSHTJE TË ZGJEDHJEVE DHE EMËRIMEVE
E-posta: k-pii@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, 12 anëtarë dhe zëvendësit e tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- parashtrimin e propozimeve për zgjedhje dhe emërim, përkatësisht shkarkim të funksionarëve të cilët i zgjedh, përkatësisht i emëron Kuvendi, nëse me ligj, Rregullore ose akt tjetër të Kuvendit është përcaktuar që propozim të këtillë të parashtrojë Komisioni;
- parashtrimin e propozimeve për zgjedhje dhe emërim, përkatësisht shkarkim të funksionarëve të cilët i zgjedh, përkatësisht i emëron Kuvendi, nëse me Kushtetutë, ligj, Rregullore ose akt tjetër të Kuvendit nuk është përcaktuar që propozim të këtillë të parashtrojë organi tjetër;
- propozimin e përbërjes së trupave punues të përhershëm dhe të përkohshëm të Kuvendit;
- propozimin e përbërjes së delegacioneve të përhershme të Kuvendit në kuvendet parlamentare ndërkombëtare dhe të grupeve të deputetëve të Kuvendit për bashkëpunim me parlamentet tjera;
- propozimin e anëtarëve të organeve të administratës dhe trupave tjerë në ndërmarrjet publike, organizatat dhe institucionet të cilat i zgjedh, përkatësisht emëron Kuvendi nëse me Kushtetutë, ligj ose akt tjetër nuk është përcaktuar që propozim të këtillë të parashtrojë organi tjetër;
- propozimin e anëtarëve të këshillit redaktues të shtypit të Kuvendit;
- propozimin e emërimit dhe shkarkimit të përfaqësuesve të Republikës në organet e administratës dhe anëtarëve të komisioneve të konkursit për zgjedhje të organeve individuale udhëheqëse të punës të cilët janë në kompetencë të Kuvendit;
- propozimin e përbërjes së këshillave dhe trupave tjerë të Kuvendit për organizimin dhe realizimin e kremtimeve të ngjarjeve të veçanta historike me rëndësi për Republikën dhe të ngjarjeve tjera shënimi i të cilave është i nevojshëm, si dhe për ndarjen e shpërblimeve republikane;
- dhënien e mendimit lidhur me propozimet për zgjedhje, përkatësisht emërim të bartësve të funksioneve publike të cilët i zgjedh, përkatësisht i emëron Kuvendi, e të cilët janë të propozuar nga organet tjera;
- shqyrtimin e propozimeve të dispozitave për rrogat dhe për të ardhurat tjera të deputetëve dhe funksionarëve të cilët i zgjedh ose emëron Kuvendi, si dhe të deputetëve dhe funksionarëve të cilëve u ka pushuar funksioni dhe në kornizat e autorizimeve ligjore miraton dispozita më të përafërta për ekzekutimin e tyre;
- miratimin e akteve për të cilët është i autorizuar Kuvendi;
- miratimin e aktvendimeve individuale për rrogat dhe për të ardhurat e tjera të deputetëve dhe funksionarëve të cilët i zgjedh ose emëron Kuvendi;
- miratimin e aktit për refuzimin e 5% të rrogës për çdo ditë mungese deputetit i cili më së paku tre herë ka munguar në seancën e Kuvendit, përkatësisht nga mbledhja e trupit punues, e për këtë nuk e ka informuar Kryetarin e Kuvendit, përkatësisht të trupit punues;
- përcaktimin e lartësisë së kompensimit të shpenzimeve për pjesëmarrje në punën e trupave punues nga radha e institucioneve dhe asociacioneve shkencore dhe profesionale;
- përcaktimin në pajtim me dispozitat, të lartësisë së mëditjeve, të shpenzimeve për jetë të ndarë, të kompensimit për pushim vjetor, të të shpërngulurve dhe shpenzimeve tjera;
- vendosjen për ankesat kundër aktvendimeve të sekretarit gjeneral të Kuvendit, nëse me ligj ose akt tjetër nuk është përcaktuar ndryshe;
- dhënien e përmirësimeve të akteve që i miraton dhe i shpall Komisioni në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” dhe
çështje të tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe emërimet.
Kryetar: ILIJA DIMOVSKI
Zëvendëskryetare: BLLAGORODNA DULLIQ
Anëtarë: SILLVANA BONEVA
SVETLLANA JAKIMOVSKA
LILJANA ZATUROSKA
ALLEKSANDAR SPASENOVSKI
MALLISHA STANKOVIQ
BLLAGOJA STOJANOVSKI
MENDE DINEVSKI
GORAN MISOVSKI
MEVMED XHEMAJLLOSKI
XHEVAT ADEMI
ERMIRA MEHMETI
IMER ALIU
Zëvendësanëtarët: SLLAVE GOSHEV
SVETLLANA KARAPETROVA
DRAGAN CUKLLEV
TRAJÇO DIMKOV
HARALLAMPIE SHOKAROVSKI
MARJANÇO NIKOLLOV
GORAN SUGARESKI
SAFET BISHEVAC
SONJA MIRAKOVSKA
HAJRULLA MISINI
NEXHAT JAKUPI
BEKIM FAZLIU