Trupat Punues

KOMISIONI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE


E-posta: kep@sobranie.mk

Komisioni ka kryetar, 12 anëtarë dhe zëvendësit e tyre.

Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me: 

  • ndjekjen e zbatimit të Strategjisë nacionale për eurointegrim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe rregullisht e informon kuvendin për zbatimin e saj; 
  • ndjekjen e përmbushjes së obligimeve që dalin nga marrëveshjet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian dhe realizimin e programeve dhe akteve tjera të institucioneve të Bashkimit Evropian, duke i përfshirë edhe programet për ndihmë financiare; 
  • ndjekjen dhe nxitjen e procesit të harmonizimit të legjislacionit të Republikës së Maqedonisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian, si dhe propozon masa për progresin e procedurave për harmonizim, jep mendime dhe propozime për aktivitetet e trupave tjerë punues të Kuvendit dhe e drejton vëmendjen e tyre në çështje të lidhura me pranimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Bashkimin Evropian;   
  • ndjekjen e aktiviteteve të Qeverisë dhe organeve të administratës shtetërore në lidhje me pranimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në lidhje me të jep mendime dhe rekomandime; 
  • analizimin e pasojave nga aderimi i Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe përgatit raporte në lidhje me të njëjtat; 
  • informimin e rregullt të Kuvendit për të gjitha çështjet e lidhura me integrimin evropian, posaçërisht edhe përmes grumbullimit të informatave, literaturës dhe dokumenteve tjera të lidhura me Bashkimin Evropian; 
  • propozimin dhe realizimin e aktiviteteve të drejtuara drejtë informimit të opinionit për proceset e integrimit evropian; 
  • bashkëpunimin me komisionet adekuate të vendeve tjera dhe   
  • shqyrton çështje të tjera në lidhje integrimin evropian dhe pranimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

Kryetare: Ermira Mehmeti
Zëvendëskryetare: Nora Aliti
Anëtarë: 1. Daniella Rangellova
2. Antonio Milloshoski
3. Sasho Vasilevski
4. Kenan Hasipi
5. Trajço Dimkov
6. Nola Ismajlloska Starova
7. Shpresa Hadri
8. Meral Uzeiri-Ferati
9. Solza Gërçeva
10. Lidija Dimova 
11. Stefan Bogoev
12. Betian Kitev 
Zëvendësanëtarë: 1. Sllave Goshev
2. Liljana Popovska
3. Aleksandar Stojkoski
4. Risto Mançev
5. Marija Angellova
6. Nikolla Micevski
7. Selvije Saliju
8. Orhan Ibraimi
9. Sofija Kunovska 
10. Jagoda Shahpaska 
11. Sonja Mirakovska
12. Lubomir Josifovski
Click