KOMISIONI PËR MBIKËQYRJEN E PUNËS SË DREJTORISË PËR SIGURI DHE KUNDËRZBULIM DHE TË AGJENCISË PËR ZBULIM
E-posta: k-nadzor@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, tetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:
- respektimin e të drejtave dhe lirive, të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligje nga ana e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe Agjencisë për zbulim të qytetarëve, ndërmarrjeve dhe personave tjerë juridik;
- ligjshmërinë në zbatimin e autorizimeve të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe Agjencisë për zbulim nga aspekti i kapërcimit të autorizimeve, ndërmarrjes së procedurave të paautorizuara, keqpërdorim dhe negativitete të tjera në punën, në kundërshtim me të drejtat e tyre të përcaktuara me ligj;
- metodat dhe mjetet që i shfrytëzojnë Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim dhe Agjencia për zbulim nga aspekti i ligjshmërisë dhe respektimit të të drejtave të qytetarëve dhe subjekteve tjera;
- pajisjen materiale, kadrovike dhe teknike të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe Agjencisë për zbulim
- vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e tillë dhe
- çështjet tjera që kanë të bëjnë me Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim dhe Agjencinë për zbulim.