Trupat Punues

KOMISIONI PËR MUNDËSI TË BARABARTA TË FEMRAVE DHE MESHKUJVE

E-posta: kem@sobranie.mk 

Komisioni ka kryetar, dhjetë anëtare dhe zëvendësit e tyre.

Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:

  • shqyrtimin e propozimeve të ligjeve dhe dispozitave tjera që i miraton Kuvendi nga sfera e punës dhe politikës sociale, arsimimit dhe shëndetësisë, familjes dhe kujdesit për fëmijët, si dhe propozimeve tjera të ligjeve dhe dispozitave tjera nga aspekti i përfshirjes së konceptit të gjinisë në to; 
  • shqyrtimin e Propozim-planit nacional për aksion për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve; 
  • ndjekjen e miratimit dhe zbatimit të masave themelore dhe të veçanta për vendosjen e mundësive të barabarta të femrave dhe meshkujve në të gjitha sferat e sektorit publik dhe privat përmes raporteve të dorëzuara nga Seksioni për avancimin e barabarësisë ndërmjet gjinive pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale;  
  • ndjekjen e sistemit të masave për largimin e trajtimit jo të barabartë të  femrave dhe meshkujve përmes raporteve të dorëzuara nga Seksioni për avancimin e barabarësisë ndërmjet gjinive pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale;  
  • inicion miratimin dhe ndryshimin e ligjeve dhe dispozitave tjera nga sfera e mundësive të  femrave dhe meshkujve;  
  • nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet organeve kompetente për çështje që kanë të bëjnë me mundësitë e barabarta të femrave dhe meshkujve;  
  • informimin e rregullt të Kuvendit për të gjitha çështjet e lidhura me mundësitë e barabarta të  femrave dhe meshkujve;   
  • bashkëpunimin me komisionet adekuate të vendeve tjera dhe 
  • shqyrton çështje tjera që kanë të bëjnë me mundësitë e barabarta të femrave dhe meshkujve.  

 

Kryetar: Daniella Rangellova
Zëvendëskryetar: Liljana Kuzmanovska
Anëtarë: 1. Liljana Popovska
2. Suzana Sekullovska
3. Kërsto Mukoski
4. Alim Bilalli
5. Vjollca Mehmeti Nuredini
6. Shpresa Hadri
7. Meral Uzeiri-Ferati
8. Mira Stojçevska 
9. Sonja Mirakovska
10. Biljana Nasteska
Zëvendësanëtarë:  1. Mirjana Haxhievska
2. Ollga Najdenovska
3. Bllagica Llashovska
4. Marija Angellova
5. Selvije Saliju
6. Kaltrina Azizi
7. Gazmend Aliji
8. Roza Topuzova-Karevska
9. Mileva Gorgieva
10. Julijana Siljanovska 
Click