Trupat Punues

KOMISIONI PËR ÇËSHTJE TË ZGJEDHJEVE DHE EMËRIMEVE

E-posta:  k-pii@sobranie.mk

Komisioni ka kryetar, 12 anëtarë dhe zëvendësit e tyre.  

Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:

  • parashtrimin e propozimeve për zgjedhje dhe emërim, përkatësisht shkarkim të funksionarëve të cilët i zgjedh, përkatësisht i emëron Kuvendi, nëse me ligj, Rregullore ose akt tjetër të Kuvendit është përcaktuar që propozim të këtillë të parashtrojë Komisioni;  
  • parashtrimin e propozimeve për zgjedhje dhe emërim, përkatësisht shkarkim të funksionarëve të cilët i zgjedh, përkatësisht i emëron Kuvendi, nëse me Kushtetutë, ligj, Rregullore ose akt tjetër të Kuvendit nuk është përcaktuar që propozim të këtillë të parashtrojë organi tjetër;
  • propozimin e përbërjes së trupave punues të përhershëm dhe të përkohshëm të Kuvendit; 
  • propozimin e përbërjes së delegacioneve të përhershme të Kuvendit në kuvendet parlamentare ndërkombëtare dhe të grupeve të deputetëve të Kuvendit për bashkëpunim me parlamentet tjera;
  • propozimin e anëtarëve të organeve të administratës dhe trupave tjerë në ndërmarrjet publike, organizatat dhe institucionet të cilat i zgjedh, përkatësisht emëron Kuvendi nëse me Kushtetutë, ligj ose akt tjetër nuk është përcaktuar që propozim të këtillë të parashtrojë organi tjetër; 
  • propozimin e përbërjes së këshillave dhe trupave tjerë të Kuvendit për organizimin dhe realizimin e kremtimeve të ngjarjeve të veçanta historike me rëndësi për Republikën dhe të ngjarjeve tjera shënimi i të cilave është i nevojshëm, si dhe për ndarjen e shpërblimeve republikane; 
  • shqyrtimin e propozimeve të dispozitave për rrogat dhe për të ardhurat tjera të deputetëve dhe funksionarëve të cilët i zgjedh ose emëron Kuvendi, si dhe të deputetëve dhe funksionarëve të cilëve u ka pushuar funksioni dhe në kornizat e autorizimeve ligjore miraton dispozita më të përafërta për zbatimin e tyre;
  • miratimin e akteve për të cilët është i autorizuar Kuvendi; 
  • miratimin e aktvendimeve individuale për rrogat dhe për të ardhurat e tjera të deputetëve dhe funksionarëve të cilët i zgjedh ose emëron Kuvendi; 
  • miratimin e aktit për refuzimin e 5% të rrogës për çdo ditë mungese deputetit i cili më së paku tre herë ka munguar në seancën e Kuvendit, përkatësisht nga mbledhja e trupit punues, e për këtë nuk e ka informuar Kryetarin e Kuvendit, përkatësisht të trupit punues; 
  • përcaktimin e lartësisë së kompensimit të shpenzimeve për pjesëmarrje në punën e trupave punues nga radha e institucioneve dhe asociacioneve shkencore dhe profesionale; 
  • përcaktimin në pajtim me dispozitat, të lartësisë së mëditjeve, të shpenzimeve për jetë të ndarë, të kompensimit për pushim vjetor, të të shpërngulurve dhe shpenzimeve tjera;
  • dhënien e përmirësimeve të akteve që i miraton dhe i shpall Komisioni në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” 
  • vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe emërimet dhe 
  • çështje tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe emërimet.

 

Kryetar:   Ilija Dimovski
Zëvendëskryetar: Zoran Iliovski
Anëtarë: 1. Antonio Milloshoski
2. Kërsto Mukoski
3. Daniella Rangellova
4. Dimitar Stevananxhija
5. Lupço Dimovski
6. Goran Misovski 
7. Hari Llokvenec 
8. Kostadin Kostadinov
9. Muhamed Zeqiri
10. Ivana Tufegxhiq
11. Artan Grubi
12. Fadil Zendeli
Zëvendësanëtarë: 1. Liljana Kuzmanovska
2. Dragan Danev
3. Trajço Dimkov
4. Vasill Pishev  
5. Bllagica Llasovska
6. Lidija Tasevska
7. Juliana Nikollova
8. DALIBOR BOGDANOVSKI
9. Tatijana Lallçevska
10. Tanja Kovaçev
11. Ejup Alimi
12. Afrim Gashi
Click