REPUBLIKA E MAQEDONISË NË RRUGËN DREJT UE-së

Pas  shpalljes së  pavarësisë në janar të vitit 1991, Republika e Maqedonisë e shprehu qartë anëtarësimin në Unionin Evropian si një nga interesat e saj strategjike. Duke e realizuar këtë përcaktim, Republika e Maqedonisë u legjitimua si partner i besueshëm dhe aleat i Unionit Evropian, që kaloi nëpër një varg etapash të ndryshme në zhvillimin e marrëdhënieve, të afrimit dhe të integrimit në UE.

Më 15 janar të vitit 1992, Unioni Evropian formoi Komisionin e arbitrazhit, i udhëhequr nga kryetari i Gjykatës Kushtetues të Francës, Rober Badinter. Komisioni  erdhi në përfundim se Republika e Maqedonisë i plotëson të gjitha kushtet për pranimin ndërkombëtar dhe se emri nuk paraqet kërcënim territorial.

Por, për shkak të kundërshtimit të Greqisë që Republika e Maqedonisë të pranohet me emrin kushtetues, u vonua procesi i pranimit ndërkombëtar dhe i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me UE-në. Marrëdhëniet e plota diplomatike ndërmjet RM-së dhe UE-së janë vendosur në dhjetor të vitit 1995  kur është hapur edhe misioni i RM-së në UE.

Republika e Maqedonisë nga viti 1996  është shfrytëzuese e Programit FARE (PHARE), program i themeluar nga BE për ndihmë  reformave të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, të drejtuara kah hyrja në BE.

Në prill të vitit 1997 u nënshkrua Marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkësisë Evropiane, si dhe Marrëveshja  nga sfera e transportit, e pastaj edhe për tekstilin. Pastaj Unioni Evropian hapi përfaqësi, përkatësisht  zyre të Komisionit Evropian në Republikën e Maqedonisë.

Në prill të vitit 1998 për herë të parë u mbajt dialogu politik ndërmjet RM dhe BE, ndërsa në mars po të njëjtin vit u mbajt mbledhja e parë e Këshillit për bashkëpunim ndërmjet RM dhe BE. Ai funksiononte me sukses deri në vendosjen e trupit të ri me  Marrëveshjen për stabilizim dhe asociim.

Komisioni Evropian në vitin 1999, formon kornizën e re në të cilën zhvillohet bashkëpunim i BE me shtetet e të ashtuquajtur Ballkani Perëndimor. (Republika e Maqedonisë, Bosnje e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Republika e Kroacisë), të cilin e quajti Proces për stabilizim dhe asociim  (PSA) .

Zyra e Komisionit Evropian në vitin 2000 u ngrit në nivel të Delegacionit të Komisionit Evropian.

Këshilli i Ministrave i Unionit Evropian në dhjetor të vitit 2000 miratoi Vendim (Normativë) me të cilin u vendos KARDS (CARDS) programi, si program për ndihmë të Unionit Evropian shteteve që i përkasin Procesit për stabilizim  dhe asociim.

Republika  Maqedonisë  është shteti i parë pjesëmarrëse në PSA e cila e nënshkroi Marrëveshjen për stabilizim dhe asocim në prill të vitin 2001.

Më 22 mars të vitit 2004, në Dablin, Republika e Irlandës, Qeveria e RM parashtroi kërkesë për anëtarësim në UE me çka u vërtetua përcaktimi politik i vazhdueshëm dhe i qartë për kyçje në Union.

Në Samitin e Brukselit më 17 dhjetor të viti 2005 Këshilli i Evropës vendosi që Republika e Maqedonisë të marrë statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në UE. Prej atëherë në fund të vitit, Komisioni Evropian shpall raporte të rregullta për përparimin e Republikës së Maqedonisë.

Më 30 tetor 2007 janë nënshkruar Marrëveshje financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit të Bashkësive Evropiane për Programin nacional për vitin 2007 në kuadër të instrumentit për ndihmë paraaderuese  (IPA) dhe Marrëveshja kornizë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkësive Evropiane për rregullat për bashkëpunim lidhur me ndihmën financiare. Republika e Maqedonisë është vendi i parë në rajon projektet e të cilit janë miratuar nga Komisioni Evropian dhe vendi i parë në rajon i cili e ka nënshkruar Marrëveshjen financiare me të cilën mundësohet shfrytëzimi i mjeteve nga fondet IPA.

Më 1 janar të viti 2008 hyri në fuqi Marrëveshja për lehtësimin të vizave dhe Marrëveshja për riatdhesim me UE.

Më 18 shkurt 2008, Këshilli Evropian e miraton Partneritetin paraaderues për vendin, duke e ripërtërirë partneritetin paraprak evropian nga viti 2006. 

Në shkurt 2008, filloi  dialogu për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Në mars 2008, Komisioni Evropian miratoi komunikatën për Ballkanin Perëndimor, në të cilën përfshihen dispozitat për kalimin në fazën e ardhshme nga procesi paraaderues.

Në vitin e njëjtë, në maj, Komisioni Evropian e prezantoi udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, në të cilin qartë dhe në mënyrë precize janë definuar përcaktimet, sipas blloqeve, të cilat duhej të përmbushen nga ana e Republikës së Maqedonisë. 

Parlamenti Evropian më 12 mars të vitit 2009 miratoi Rezolutën për raportin e përparimit të Republikës së Maqedonisë në vitin 2008 në të cilin propozohet fillim i bisedimeve për anëtarësim në UE.

Më 15 korrik 2009, Komisioni Evropian, në bazë të reformave të realizuara dhe rezultateve të arritura, ka vendosur të jep propozim për dhënien e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Sipas raportit të tij të publikuar më 14 tetor 2009, Komisioni Evropian vendosi të propozojë hapjen e negociatave për aderimin e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian. Vendimi u miratua në bazë të përparimit të bindshëm të arritur dhe punës së konsiderueshme të prioritete të reformave kryesore, të njohura si përcaktimet 8+1 dhe veçanërisht plotësimi i kritereve politike të Kopenhagës.

Më 1 dhjetor 2009, pas një procesi të gjatë dhe të mundimshëm të negociatave, pas referendumit të pasuksesshëm në Francë dhe Holandë, pastaj edhe në Irlandë, me tentim të sërishëm dhe me disa bërjen e lëshimeve të caktuara, hyri në fuqi Marrëveshja e Lisbonës, e cila krahas rritjes së kompetencave të Unionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe parlamenteve nacionale të vendeve anëtare, e hapi rrugën për reformat e institucioneve për zgjerime me vende anëtare të reja të UE-së, duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë.

Më 30 nëntor 2009, Këshilli Evropian në mbledhjen e tij miratoi vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë me vlefshmëri prej 19 dhjetorit 2009.

Parlamenti Evropian, në mbledhjen e mbajtur më 10 shkurt 2010 e votoi Rezolutën për Raportin për përparimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2009, në të cilin kërkon nga Këshilli Evropian, pa prolongim të mëtejshëm, në Samitit e vet në mars 2010, ta vërtetojë rekomandimin e Komisionit Evropian dhe të miratojë vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim me Republikën e Maqedonisë, me vërejtje se perspektiva e qartë për anëtarësim në UE është forca kryesore lëvizëse për reformat në vend, me rëndësi të jashtëzakonshme për stabilitetin politik dhe është qëllimi i përbashkët i aktorëve politikë dhe grupeve etnike në Republikën e Maqedonisë.


ADERIMI NË UNIONIN EVROPIAN

Çdo shtet që do të bëhet anëtar i plotfuqishëm i Unionit Evropian, qëllimin e vet e shpreh me parashtrimin e kërkesës për anëtarësim të cilin ia dorëzon Këshillit të Unionit Evropian. Këshilli e obligon Komisionin Evropian që ta vlerësojë aftësinë për plotësimin e kritereve dhe të kushteve për qasje të shtetit në UE.

Kriteret të cilat çdo vend doemos duhet t’i plotësojë janë të njohura si Kriteret e Kopenhagës, dhe mund të ndahen në politike, ekonomike dhe administrative. Në lidhje me kriteret politike bëhet fjalë për stabilitetin e institucioneve të cilat do të garantojnë demokraci, sundimin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut  dhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Kriteret të cilat i miratoi Këshilli i Evropës në Mbledhjen në Kopenhagë në vitin 1993 përfshijnë edhe ekzistimin dhe funksionimin e ekonomisë së tregut, përkatësisht të ketë mundësi të ballafaqohet me shtypjen e tregut dhe rregullat ekonomisë evropiane, përkatësisht të ballafaqohet me shtypjen e konkurrencës dhe fuqive të tregut brenda Unionit. (kriteret ekonomike)

Po ashtu, çdo vend kandidat doemos duhet të jetë i përgatitur t’i ndërmarrë të  gjitha obligimet dhe   përgjegjësitë në drejtim të pranimit dhe plotësimit të qëllimeve të unitetit politik, ekonomik dhe monetar (kriter për krijimit të acguos communautaire).

Të ashtuquajturat kritere administrative, të njohura si Kritere të Madridit, të përcaktuara në Mbledhjen e Këshillit të Evropës në vitin 1995, kërkojnë që çdo vend kandidat të jetë i aftë të krijojë kushte për adaptimin e strukturës nacionale administrative kah mekanizmat që funksionojnë në administratën publike të UE.

Nëse mendimi i Komisionit është pozitiv, ndërsa Këshilli një zëri e përmban miratimin e kornizës negociuese, negociatat për hyrje anëtares së re konsiderohen të filluara zyrtarisht (të hapura).

Parakusht i domosdoshëm në procesin e hyrjes është miratimi i strategjisë parahyrëse qëllimi i së cilës është ta përgatisë vendin për anëtarësimin e ardhshëm. Strategjia parahyrëse përfshin dokumente dhe mekanizma të shumta siç janë marrëveshja për bashkim, marrëveshja për stabilizim dhe hyrje, marrëveshjet ekonomike dhe konventat, partneriteti evropian, ndihma parahyrëse, bashkëfinancimi nga institucionet financiare ndërkombëtare, pjesëmarrja në programet e UE, në punën e agjencive të UE, miratimi i programit nacional për miratimin e normativës evropiane dhe raporte për përparim kah dialogu politik.

Hapi i parë në procesin e bisedimeve është i ashtuquajturi screening, përkatësisht shqyrtimi analitik dhe harmonizimi i normativës së vendit kandidat me normativën e UE. Screeingu zbatohet sipas kapitujve tematikë, ndërsa në bazë të raportit pozitiv për përfundimin e screeningut për çdo kapitull më tej hapet proces i negociatave. Atij i paraprin përcaktimi i pozitave negocuese të vendit kandidat.

Komisioni Evropian në vazhdimësi e informon Këshillin e Unionit Evropian dhe Parlamentin Evropian për përparimet në procesin e negociatave, ndërsa raportet e vendit kandidat i shërbejnë  si udhëzim i veçantë për kualitetin e përgatitjes për anëtarësim në UE. Gjatë negociatave vendet kandidate fitojnë ndihmë nga UE që t’u mundësojë më lehtë ta arrin nivelin e zhvillimit ekonomik të Unionit.

Kur negociatat për të gjitha kapitujt do të përfundojnë, Këshilli i Unionit Evropian dhe vendet kandidate, në bazë të konkluzioneve të negociatave, së bashku formulojnë propozim-marrëveshje për hyrje në Unionin Evropian.
Propozim-marrëveshja doemos duhet të marrë mendim pozitiv nga ana e Komisionit Evropian dhe përkrahje të njëzëshme nga Parlamenti Evropian para se t’u jepet për ratifikim vendeve anëtare të Unionit Evropian. Pas mbarimit të procesit të ratifikimit të marrëveshjes për hyrje në të gjitha vendet anëtare, vendi kandidat bëhet anëtare e plotfuqishme e Unionit Evropian.

 


Click