PRANGOSKI ILIJA
Anëtar i VMRO-DPMNE-së.
Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me Parlamentin Evropian.
U lind në 1945 në fshatin Sellcë, Strugë, RM. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin e Mjekësisë, specialist i mjekësisë interne. Përvojë pune fitoi në Qendrën kardiologjie në Ohër, ku ishte edhe zëvendës-drejtor, ka titullin primarius. Tani është kryetar i Këshillit Drejtues në Entin për preventivë, shërim dhe rehabilitim të sëmundjeve kardiovaskulare. E njeh mirë gjuhën angleze. Jeton në Ohër.