Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË UNIONIN NDËRPARLAMENTAR

Dokumente

Delegacioni në Unionin ndërparlamentar përbëhet nga kryetari i Kuvendit, i cili është shef i Delegacionit dhe katër anëtarë. Delegacioni përbëhet nga deputetë të gjinive të ndryshme.

 Shef i delegacionit: LUBÇO JORDANOVSKI 
     
                 Anëtarë: KAROLINA RISTOVA
                                ÇEDOMIR KRALEVKI
                                ISMET RAMADANI
                                ANGELLKA PEEVA-LAURENÇIQ     
    

Unioni ndërparlamentar (UNP), i themeluar në vitin 1889 është organizata më e vjetër politike multilaterale në të cilën janë të anëtarësuar 154 parlamente nacionale dhe tetë kuvende parlamentare ndërkombëtare. Organizata botërore e parlamenteve me seli në Gjenevë ka statusin e mbikëqyrësit të përhershëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Si pikë qendrore për dialog parlamentar botëror, Unioni ndërparlamentar punon për paqe dhe bashkëpunim ndërmjet popujve dhe për vendosjen e fortë të institucioneve përfaqësuese.

Për këtë qëllim UNP nxit kontakte, koordinim dhe këmbimin e mendimeve ndërmjet parlamenteve dhe anëtarëve të parlamenteve të të gjitha vendeve, shqyrton çështje me interes ndërkombëtar dhe i paraqet qëndrimet e veta për ato çështje me qëllim që ta nxitë aktivitetin nga ana e parlamenteve dhe anëtarëve të tyre, kontribuon në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut, respektimi i të cilave është faktor thelbësor i demokracisë parlamentare dhe siguron njohje më të mirë me punën e institucioneve përfaqësuese dhe përforcimin dhe zhvillimin e mjeteve të tyre për aksion.

Unioni ndërparlametar paraqet burim të drejtpërdrejtë të informatave për ngjarjet dhe tendencat më të rëndësishme që zhvillohen në planin ndërkombëtar global, ndërsa veçanërisht aktivitetet kyçe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe agjencitë të saj të specializuara. Ajo bashkëpunon edhe me organizata rajonale ndërparlamentare, si dhe me organizata ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveritare të cilat janë të motivuara nga idealet e njëjta. Në këtë drejtim, UNP këmbëngul që të sigurohet pjesëmarrje sa më aktive e anëtarëve të parlamenteve në politikën ndërkombëtare. UNP ndërmerr edhe aktivitete për ratifikimin e instrumenteve më të rëndësishme juridike ndërkombëtare.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është anëtar i Unionit ndërparlamentar që nga viti 1994. Me Vendimin për themelimin e delegacioneve, grupeve parlamentare dhe formave të tjera të realizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 85/2002) themelohet Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në UNP, i cili përbëhet nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe pesë anëtarë.

 
a

Na ndiqni në: