Udhëheqja parlamentare

E shtunë, 2 gusht 2014, Krushevë

Fjalim i Kryetarit Veljanoski me rastin e 2 Gushtit-Ilinden

Të nderuar qytetarë, 
Të nderuar miq,
Vëllezër dhe motra,

Mirënjohje të madhe dhe respekt të pafund për gjithë juve të cilët jeni të pranishëm në këtë vend historik bashkë të shënojmë ditën e gjitha ditëve, festën e gjitha festave shtetërore - Ilindeni i përhershëm.
Shënojmë 111 vjet luftë.
111 vjet vetëmohim.
111 vjet besim!
Ilinden është emri tjetër për Maqedoninë!
Maqedonia nuk është e plotë pa Ilindenin!

Ilindeni i parë nga viti 1903!

Ilindeni i dytë nga viti 1944, por, gjithsesi edhe Ilindeni i tretë nga 8 shtatori 1991 kur themelojmë Republikën e Maqedonisë të sotme demokratike, sovrane dhe të pavarur.

Të gjitha përpjekje e këtij populli fitojnë vlerën e vetë pikërisht për shkak të Ilindenit!

Të gjitha sakrificat e heronjëve maqedonas përgjatë shekujve deri sot, fitojnë në domethënien e vet vetëm dhe vetëm për shkak të Ilindenit!

Ekzistenca jonë, puna dhe krijimi sot janë të siguruara pikërisht për shkak të kësaj dite të madhe!

Zonja dhe zotërinj,
Ilindeni nuk është vetëm dita kur populli maqedonas vendosi të ngritet kundër të keqes!

Ilindeni nuk është vetëm dita kur djemtë dhe vajzat maqedonase vendosën të fuqishëm rrëmbejnë lirinë!

Ilindeni është shenja historike e maqedonase!
Kjo ditë është gur graniti, që është këtu tu bëj ballë gjithë shekujve!
Ilindeni është dita që u jep kuptim secilës prej ditëve tona!
Ilindeni është simboli i demokracisë të cilën e jetojmë sot!
Ilindeni është bashkëjetesa dhe mirëkuptimi ndërmjet qytetarëve të Atdheut tonë!
Ilinden janë edhe të gjitha synimet dhe përpjekjet tona për zhvillim të Maqedonisë!
Përfundimisht, Ilindeni ka qenë, është dhe do të jetë baza që e mbështet Maqedoninë në shekujt që vijnë!

Të nderuar miq,

111 vjet Ilinden donë të thonë po aq vite nga vendosja e ideve progresive të cilat edhe sot tingëllojnë po aq freskët dhe moderne.
Manifesti i Krushevës është një prej dokumenteve më demokratike i krijuar në ato kohëra historike që vetvetiu flet qartë për nevojën për ndërtim të bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërmjet etnikumeve dhe konfesioneve të ndryshme.
Ky akt historik i popullit maqedonas sot është këtu për të na përkujtuar se në ekzistencën e Maqedonasit është ideja demokratike dhe vizionet progresive.Me këtë fakt fisnik i cili flet shumë për neve, ndërlidhet edhe deklarata e ASNOM-it për të drejtat e njeriut dhe të qytetarit e miratuar 40 vjet më parë si rezultat i Ilindenit të dytë maqedonas.
Ky dokument, poashtu e lartëson Maqedoninë në majet demokratike për shkak se që atëherë përfaqësuesit politik të popullit maqedonas kanë folur për të gjitha liritë dhe të drejtat individuale sot të njohura dhe të pranuara.Së këtejmi, lirshëm dhe me krenari të madhe mund të konstatojnë se Manfesti i Krushevës është thelbi në të cilin bazohen idetë e sotme përparimtare për bashkëjetesë dhe tolerancë ndëretnike dhe ndërfetare, derisa deklarata e ASNOM-it është themeli i ambientit demokratik në të cilin jetojnë qytetarët si persona në këtë shtet tonë maqedonas.
Andaj, pa asnjë grimce modestie të rremë, duhet të jemi krenar për veprën tonë historike.
Për shkak se kjo nuk flet as për urrejtje, as për konflikt.
Të nderuar miq,Populli Maqedonas, sikur edhe gjithë popujt tjerë të kësaj bote dëshiron të zhvillohet në liri.
Dëshira të krijohet dhe prodhohet në shtetin tonë ka bashkuar djemtë dhe vajzat maqedonase nën flamurin e lirisë.
Tirania duhej të rëzohet!
Liria patjetër duhej të lindë!
Çmimi duhej të paguhet!
Nuk kishte zgjidhje tjetër.
Nuk kishte alternativë tjetër.
O do jemi o nuk do jemi!
Duhej të merrej përsipër përgjegjësia historike në krijimin e shtetit maqedonas!
Dhe kjo përgjegjësi u pranua me dinjitet të lartë nga njerëzit në Maqedoni!Për këtë arsye, nga ky vend, të themi “lavdi ju qoftë” të gjithë luftëtarëve të njohur dhe të panjohur që dhanë jetën e tyre për lirinë tonë në gjitha çrregullimet, kryengritjet dhe luftërat në Maqedoni gjatë historisë!

Krusheva është epiqendra e ndjenës të tillë nacionale që u përhap me shpejtësi të madhe nëpër gjithë Maqedoninë gjatë kohës së Ilindenit të parë.Nga lindja dhe deri në perëndim; nga veriu dhe deri në jug kumbonin hapat e komitëve maqedonas!
Çetat, të organizuara dhe udhëhequra nga VMRO guximshëm u nisën të fitojnë lirinë.
Edhe një kapitull i ri nga historia maqedonase filloi të shkruhet.Kësaj here është shkruar një kapitull i famshëm dhe heroik që ishte inspirim për sukseset tjera nacionale të cilat u korrën.
Për betejat nëpër viset maqedonase edhe sot flasim me krenari!Vetmohimi i vojvodave dhe i komitëve edhe sot përmendet!Sukseset e tyre i përmendim edhe sot!

Me të drejtë jemi krenar!
Jemi krenar për shkak se na është dhënë shembulli dhe na është treguar rruga drejt lirisë.
Numër i madh i ngjarjeve ngelen thellë të regjistruara në vetëdijen tonë kolektive!
Numër shumë i madh i betejave dhe heronjve shkruajnë historinë e Maqedonisë!
Të vazhdojmë t'i përmendim!
Të mos ndalojmë t’ua transferojmë këto ngjarje nga historia jonë, djemve dhe vajzave tona!
Duhet saktë të dijmë për çka dhe për cilin jemi ngritur nga pluhuri dhe jemi ngjitur në majë!
Mësimet e fituara nga lufta maqedonase për liri më së miri tregojnë se Maqedonia është vlera jonë më e madhe!
Maqedonia është fillimi dhe fundi i gjithçka që kemi bërë dhe do të bëjmë në të ardhmen!
Nuk ka asgjë më të shtrenjtë dhe më të vlefshme nga ajo – nga atdheu ynë Maqedonia!
Betejat historike na përkujtojnë se bashkimi dhe uniteti nuk guxojnë të rrezikohen.
Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi janë baza e të gjitha sukseseve tona në të kaluarën.
Uniteti edhe atëherë, por edhe tani donë të thotë fitore!Ndarja – edhe atëherë, por edhe tani nënkupton disfatë!
Vëllezër dhe motra, 
Ashtu siç Ilindeni është simboli i gjitha viktimave të VMRO dhe të Komitëve, ashtu edhe kjo ditë është pika më e ndritshme edhe për lëvizjen maqedonase të partizanëve.
Nëse gjatë Ilindenit të parë i kemi dëshmuar botës se ekzistojnë maqedonas të cilët dojnë të jetojnë në shtetin e tyre maqedonas ashtu si edhe gjithë popujt tjerë, gjatë Ilindenit të dytë qëllimi i tillë është realizuar në pjesë të konsiderueshme.
Populli maqedonas filloi të fitojë lirinë e vet!
Shekujt e kaluar në skllavëri, terror dhe padrejtësi nën nyje të ndryshme përfundimisht kanë marr fund!
Gjaku i partizanëve nuk është derdhur më kot!
Armiku është rrëzuar, kurse liria është fituar!
Maqedonia qendroi në anën e vërtetë të historisë botërore!
Maqedonia ngeli në anën e demokracisë dhe lirisë, dhe kundër ideologjive totalitare të nacizmit dhe fashizmit!
Meritën për këtë sukses nacional e kanë edhe e majta maqedonase edhe e djathta maqedonase.
Është sakrifica e njëjtë edhe merita e gjithë luftëtarëve për maqedoninë!Vetëm në këtë mënyrë duke iu qasur historisë, duhet të ndërtojmë të ardhmen!


Zonja dhe zotërinj, 

Idetë e manifestit të Krushevës, të lëvizjes së partizanëve dhe të ASNOM edhe sot janë po aq të fuqishme si dhe atëherë kur janë shpallur.Dallimet tona politike nuk guxojnë të rrezikojnë Maqedoninë.Nuk guxojmë të flasim për “tuajt” dhe për “tanët” kur bëhet fjalë për Maqedoninë! 
Maqedonia është partia jonë e vetme dhe platforma e vetme programore!Të qëndrojmë të gjithë nën flamurin e lirisë!
T’i zgjatim dorën njëri tjetrit dhe të falim gjithçka për shkak se ne jemi Maqedonia!
Të ndalemi të gjithë pas ardhmërisë së Maqedonisë dhe të punojmë në harmoni ashtu siç kanë luftuar edhe komitët dhe partizanët!Ashtu siç kanë luftuar edhe pjesëtarët e të majtës maqedonase dhe pjesëtarët e të djathtës maqedonase.
Të mos lejojmë interesat tona të ndryshme të rrezikojnë interesat e Maqedonisë.
Duhet të jemi edhe më të bashkuar!
Duhet të jemi edhe më të përgjegjshëm kur bëhet fjalë për interesat e shtetit.Të ruajmë Maqedoninë.
Të ndërtojmë dhe ta dojmë Maqedoninë!
Nëse sinqerisht dhe me zemër të hapur veprojmë kështu, atëherë jemi një hap drejt unitetit aq të nevojshëm shtetëror!
E di se kemi forcë, ashtu të veprojmë!
Politikanët maqedonas, partitë dhe shoqëria kanë dëshmuar se dijnë të zgjasin dorë, atëherë kur është më e nevojshme!
Sot është koha për atë!
Sot është momenti!
Sot të fillojmë të përforcojmë themelet e këtij koncepti për të cilin flas dhe në të cilin sinqerisht besoj.

Vëllezër dhe motra, Simbolika e kremtimit të Ilindenit të këtij viti është e veçantë edhe për diçka tjetër...
...Kjo ditë e madhe shënohet në periudhë kur bashkëqytetarët tanë mysliman kanë festuar festën e tyre fetare.
Kjo simbolikë, duhet të na përkujtojë se gjitha sukseset nga historia, populli maqedonas i ka realizuar duke falenderuar bashkëpunimin me Shqiptarët, me Turqit, me Serbët, Vllehët, Romët, Boshnjakët dhe gjithë të tjerët.
Arritjet më të larta të lirisë maqedonase janë realizuar atëherë, kur bashkë njëri me tjetrin, krah për krahu kemi qëndruar edhe krishterët edhe muslimanët edhe hibrunjtë.
Ashtu ka qenë.
Ashtu duhet edhe të mbetet.
Për këtë arsye, me këtë rast, thërras të punojmë edhe më shumë në avancimin e bashkëjetesës ndëretnike dhe ndërfetare.
Duhet të zhvillojmë standardet e këtij plani!
Duhet të avancojmë kulturën e dialogut!
Maqedonia jemi të gjithë bashkë dhe vetëm ashtu, bashkë e përcaktojmë vlerën e vërtetë të atdheut tonë në të cilin bashkërisht rritemi, krijojmë dhe zhvillojmë!

Të nderuar miq,

Ilindeni është simbol edhe i dëshirës së popullit maqedonas për zhvillim të mëtejmë të marrëdhënieve me popujt fqinjë dhe shteteve.
Ideali shekullor të jemi të vetvetes në atë që është e jona, në asnjë moment nuk ka nënkuptuar cenim të lirisë së tjetrit.
Përkundrazi!Ka qenë i njëjti me ata dhe ka marr fuqi prej tyre!
Kjo konstantë vazhdon të jetë karakteristikë e jona kryesore edhe sot.
Maqedonia mbetet e përkushtuar në zhvillimin e marrëdhënieve me gjitha shtetet fqinjë.
Duhet dhe patjetër të bashkëpunojmë!
Mund dhe do të bashkëpunojmë edhe më tepër edhe më mirë!
Duhet të ndërtojmë ura të reja të miqësisë të cilat edhe më tepër na afrojnë!Duhet dhe patjetër t’i theksojmë shembujt pozitiv nga e kaluara të cilat do të kontribuojnë për afrim edhe më të madh në të ardhmen!
Ndërsa, ajo, ardhmëria - është plotësisht e sigurtë, e qartë dhe e njohur.Ardhmëria jonë e përbashkët është Evropë e bashkuar në të cilën vlerat e demokracisë do të jenë të pranuara në mënyrë të barabartë nga gjithë ne të cilët me shekuj jemi këtu në Ballkan.
Fuqishëm besoj se ardhmëria më e mirë për Ballkanin është Evropa e bashkuar!
Ballkani, që gjithmonë i ka takuar Evropës, duhet dhe do të bëhet në tërësi pjesë e Bashkimit Evropian!
Anëtarësia në Bashkimin Evropian do të jetë edhe vërtetimi më i madh se projektet e udhëheqësive politike të shteteve ballkanike në bazë kanë qenë të drejta.
Anëtarësia në Bashkimin Evropian do të jetë edhe dëshmia më e madhe se përfundimisht kemi shkatërruar idetë nga e kaluara të cilat ekzistimin e një populli e kanë projektuar në llogari dhe dëm të popullit tjetër.
Duke pasur parasysh të përmendurën, qartë dëshiroj të theksoj se integrimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian është prioriteti jonë primar strategjik.Ky është prioritet mbi të gjitha prioritetet!
Është detyrë mbi gjitha detyrat!
Integrimi në Bashkimin Evropian është qëllim mbi gjitha qëllimet!Obligim më i madh nga çdo obligim tjetër!
Projekt që është baza e gjitha projekteve tjera shtetërore!Në këtë ditë të madhe për shtetin tonë, ndjej nevojë të fuqishme edhe një herë të theksoj përkushtimin tonë maksimal në drejtim të realizimit të këtij qëllimi shoqëror.
Maqedonia nuk ka zgjidhje tjetër përveç Bashkimit Evropian!
Integrimi i popujve në familjen evropiane është receta më e mirë për modernizim të mëtejmë të shtetit maqedonas.
Për realizimin e këtij qëllimi fisnik me përpjekjet dhe diturit në mënyrë të barabartë angazhohen të gjitha partitë politike.
Së këtejmi, ky projekt është ndoshta shembulli më i mirë se si, kur kemi dëshirë, mund të jemi të bashkuar dhe në harmoni.

Vëllezër dhe motra, 

Angazhimi për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO vazhdon të jetë prioriteti jonë primar strategjik.
Armata maqedonase krah për krahu me armatat e shteteve demokratike jep kontributin e vet në sigurimin e paqes dhe sigurisë në botë.
Ushtarët maqedonas sot me krenari mbrojnë nderin e ilindenasve dhe të partizanëve!
Si pjesë e NATO trupave, vazhdojmë të japim kontributin tonë që do të jetë i plotë dhe i arsyetuar vetëm atëherë kur flamuri maqedonas do të valojë pranë selisë së NATO-s bashkë me flamujt e anëtareve tjera të Alenancës.Megjithatë, për fat të keq, kjo ende nuk është ashtu!
Maqedonia edhe pse ka plotësuar gjithçka ashtu siç është kërkuar nga ajo, nuk është pjesë e NATO-s.
Paradoksale, por e vërtetë, është dëshmuar se emri jonë shekullor është problemi jonë më i madh.
Dikush edhe sot, dëshiron që ne të mos quhemi ashtu siç na kanë quajtur me shekuj dhe të mos jemi ajo që gjithmonë kemi qenë!
Për këtë arsye, nga ky vend, këtu, nga Meçkin Kamen (Guri i Ariut), qartë dua të porosis se Maqedonia ka qenë dhe do të jetë Maqedonia!
Populli maqedonas ka qenë, është dhe do të jetë populli maqedonas!Mbetemi fortë të fokusuar në qëllimet tona të afirmojmë të vërtetën për Maqedoninë!
Megjithatë, me të njëjtin intensitet dëshiroj qartë të them se mbetemi të përgatitur për zhvillim të mëtutjeshëm të dialogut me fqiun tonë jugor!Vazhdojmë të bisedojmë për shkak se nuk ndalojmë të besojmë se ndoshta do të ndrysohet mendimi te politikanët grek se ne jemi një lloj kërcënimi për shtetin e tyre.
Maqedonia nuk është as që ndonjëher do të jetë kërcënim për Republikën e Greqisë!
Populli maqedonas nuk është, as që do të jetë ndonjëher kërcënim për popullin grek!
Shprehim gatishmëri të qartë për zhvillim të mëtejmë të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin e përgjithshëm në plan ekonomik dhe të çdo lloji tjetër.
Duhet të bashkëpunojmë!
Duhet t'i shohim më shumë gjërat që na bashkojnë se sa gjërat që na ndajmë.Dhe besoj se do të bashkëpunojmë!
Megjithatë, kjo duhet të jetë në baza të barabarta.
Në frymën e dashurisë krishtere, populli maqedonas dhe grek, duhet t'i zgjat dorën njëri tjetrit dhe të fokusohen në të ardhmen!
Në frymën e dashurisë krishtere, Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë, duhet të punojnë në ringjalljen e bashkëpunimit, respektit dhe miqësisë!
Në frymën e dashurisë krishtere, në periudhë kur bota ballafaqohet me sfida të reja gjeopolitike, Republika e Maqedonisë dhe Greqia, duhet të kthejnë faqe të re të historisë në të cilën besimi, shpresa dhe dashuria do të jenë pikat të cilat do t’i lidhin dy popujt së pari në mes tyre, dhe pastaj edhe me Zotin e njëjtë të cilit i përkasim dhe të cilit i lutemi!

Të nderuar miq,

Vetmohimi i Ilindenasve është udhëzimi ynë edhe gjatë ballafaqimit me sfidat e kohës së sotme.
Çmimi që ështe paguar të luftohet për lirinë është tejet i lartë.Triumfi për shtet nga lufta duhet të ruhet!
Duhet edhe më tepër t’i avancojmë mundësitë e përgjithshme në Maqedoni.Megjithatë, siç përmenda, gjithçka është më e vështirë nëse mungon uniteti!Çdo qëllim është më largë nëse nuk jemi të bashkuar!
Asnjë majë nuk mund të ngjitet nëse jemi të përçarë dhe të ndarë.
Për këtë arsye, si kryetar i dhomës ligjvënëse maqedonase, edhe një herë sinqerisht dëshiroj të apeloj në përparimin e unitetit ndërmjet partive.
Duhet t’i tejkalojmë dallimet tona.
Nuk guxojmë të lejojmë në vrullin e betejës politike, të lëndohet Maqedonia!Të zgjatim dorën në këtë ditë madhe!
Të fillojmë edhe më shumë edhe më haptazi të bashkëpunojmë për çështjet që janë të interesit tonë të përbashkët.
Të shohim në sy realitetin dhe të sigurojmë edhe më tepër zhvillimin dhe ardhmërinë demokratike të Maqedonisë.
Për ardhmërinë e Maqedonisë të gjithë mbajnë përgjegjësi!Edhe pushteti, por edhe opozita!

Të nderuar miq,
Presupozimi për çdo zhvillim është liria.

Nëse qëllimi i madh i Ilindenasve ishte Maqedoni e pavarur, sot qëllimi i madh i kësaj gjenerate të politikanëve është Maqedoni ekonomikisht e zhvilluar.
Zhvillimi i përgjithshëm shtetëror vazhdon të jetë sfida jonë më e madhe.
Avancimi i ekonomisë edhe i standardit jetësor në tërësi duhet të sigurohet.Sukseset e deritanishme në modernizimin e jetës së qytetarit maqedonas, duhet të jenë vetëm stimul shtesë për vepra të reja.
Duhet të ndërtojmë edhe më shumë shkolla të reja.
Duhet të investojmë edhe më tepër në shëndetësinë.
Duhet të vazhdojmë ta përkrahim bujkun maqedonas.
Duhet të vazhdojmë të kujdesemi për pensionistët maqedonas.
Duhet të bëjmë këtë si politikan, për shkak se këto janë pritjet më të mëdha nga qytetarët.
Sukseset e deritanishme janë konfirmimi më i madh se edhe pengesat më të mëdha mund të tejkalohen.

Të nderuar miq,

Të dashur vëllezër dhe motra,
Maqedonia është aq e fuqishme sa janë të fuqishme vlerat tona!Maqedonia është aq e fuqishme sa është i drejtë vertikali ynë kolektiv i moralit!
Duhet të vazhdojmë t’i përkrahim familjet maqedonase.Ato janë baza e shtetit.
E pakuptimtë është çdo sakrificë për lirinë e Maqedonisë nëse dështojmë moralisht!
Familja, si bashkësi ndërmjet një mashkulli dhe një femre, në të cilën fëmijët lirshëm zhvillohen nuk guxojmë të lejojmë të relativizohet.
Duhet të investojmë edhe në zhvillimin e fëmijëve tanë nëpërmjet arsimimit nëpërmjet të cilit do të rriten në persona me moral të cilët do të vazhdojnë pas nesh të ndërtojnë dhe të zhvillojnë Maqedoninë.
Të vazhdojmë të promovojmë projekte të cilat do të kontribuojnë përsëri zhurma e fëmijëve të dëgjohet nëpër fshatrat dhe qytetet maqedonase.

Të vazhdojmë me promovimin e politikave të cilat do të zmadhojnë natalitetin në shtet për shkak se Maqedoninë e bëjnë njerëzit të cilët jetojnë dhe krijojnë atje.
Ne jemi Maqedonia!

Të qëndrojmë afër njëri-tjetrit.
Të përkujtohemi në sakrificat e ilindenasve, të partizanëve dhe të gjithë heronjve të njohur dhe të panjohur.
Të përkujtohemi në të kaluarën për të qenë më të suksesshëm duke ndërtuar ardhmërinë.
Sot e ndërtojmë Maqedoninë.
Nesër do ta ndërtojnë fëmijët tanë.
Tu lëmë vepra të mira gjeneratave që do të vijnë pas nesh.Të jemi të përmendur për gjëra të mira.
Të realizojmë gjitha prioritetet maqedonase.
Të zgjedhim sa më shumë probleme.
Të tejkalojmë sa më shumë pengesa.
Maqedonia të jetë edhe më stabile,Maqedonia të jetë edhe më e zhvilluar.

Maqedonia të jetë më unike.

Ky është amaneti i ilindenasve.
Ky është amaneti i partizanëve!
Ky është amaneti i heronjve maqedonas.
Qoftë i përhershëm kujtimi për Ilindenin.
Qoftë e përhershme dhe shumëshekullore Maqedonia.
Zoti na bekoftë të gjithve dhe e bekoftë atdheun tonë.
Të jetojë Republika e Maqedonisë!


Ju faleminderit. 

Click