Udhëheqja parlamentare

E diell, 2 gusht 2015, Pelince 

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN 2 GUSHTIT - ILINDENI, DITA E REPUBLIKËS 

Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë, 
Të nderuar miq nga të gjitha fetë dhe kombet, 
Të nderuar mbështetës të veprave të komitëve dhe partizanëve të Maqedonisë, 
Të nderuar përfaqësues të korit diplomatik, 
Të nderuar përfaqësues të partive politike, 
Të nderuar përfaqësues të mediave, 
Të dashur miq, 
Zonja dhe zotërinj, 

Me çdo mbledhje të ardhshme popullore në ditën e Ilindenit e përmbyllim një faqe të shkruar nga historia jonë maqedonase. 

Me çdo mbledhje të ardhshme e përmbyllim edhe kapitullin e ri të historisë maqedonase të cilën pastaj e plotësojmë me kujtime të gjalla deri në kremtimin popullor të Ilindenit. 

Ilindeni është ai moment historik në të cilin gërshetohen e kaluara dhe e ardhmja e Maqedonisë. 

Ilindeni është ajo pikë nga e cila më realisht mund ta vlerësojmë të tanishmen nëpër prizmën e viktimave dhe mundin e gjeneratave para nesh. 

Ilinden është ajo memorie popullore e cila në mënyrë më të mirë na paralajmëron se Maqedonia është partia jonë më e madhe dhe më e rëndësishme, komb dhe fe. 

Në fjalën Ilinden janë mbledhur të gjitha interesat, idetë, ideologjitë, doktrinat dhe programet nacionale maqedonase. 

Në fjalën Ilinden barazisht është mishëruar viktima e komitëve, si dhe sukseset e partizanëve. 

Ilinden është mishërim edhe i synimeve të popullit maqedonas për shtetin e tyre, siç është mishërimi i dëshirave të bashkëqytetarëve tanë nga kombet dhe fetë tjera me numër më të vogël për bashkëjetesë, për të drejta dhe për liri. 

Ilinden ka qëndrim të barabartë si ndaj të majtës maqedonase, ashtu edhe ndaj të djathtës maqedonase; si dhe ndaj qendrës politike, ashtu edhe ndaj atyre që nuk kanë përcaktim ideologjik. 

Ilindeni arriti të ngrihet mbi gjithçka në Maqedoni! 

Ilindeni njëjtësohet me të gjithë në Atdheun tonë! 

Ilindeni është ditë edhe për maqedonasit, edhe për shqiptarët edhe për turqit, edhe për vllahët, edhe për serbët edhe për romët edhe për boshnjakët. 

Ilindeni është edhe për VMRO-DPMNE edhe për LSDM-në; për BDI-në edhe për PDSH-në; si dhe për partitë tjera. 

Ilindeni është ekuivalent me të gjitha synimet tona dhe sukseset tona të deritanishme në rrugën drejt integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. 

Ilinderi është simbol i të gjitha angazhimeve maqedonase për jetë më të mirë, për mirëqenie ekonomike, për investime edhe për vendet e punës. 

Ilinden jemi të gjithë ne! 

Maqedonia është Ilinden! 

Betimi i luftëtarëve të Ilindenit është betim i bashkimit! 

Mundi i luftëtarëve të Ilindeit është mund i bashkëpunimit! 

Lufta e luftëtarëve të Ilindenit është luftë për liri, për drejtësi dhe për barazi! 

Synimi i luftëtarëve të Ilindenit është synim për bashkekzistencë dhe mirëkuptim! 

Viktima e luftëtarëve të Ilindenit është viktimë për atdhe të përbashkët, prosperitar, përparimtar, demokratik dhe të zhvilluar, Maqedonia! 

Të gjithë faqet historike maqedonase, gjithë historia maqedonase vlerësohet dhe kremtohet në pajtim me këto përcaktime. 

Ato janë ato që e japin gjykimin më të saktë për atë nëse atë që e bëjmë është në pajtim me idealet e famshme të komitëve dhe partizanëve maqedonas. 

Gjithçka që ka qenë dhe gjithçka që vijon si ngjarje politike në historinë tonë maqedonase duhet dhe do ta kalojë gjykimin e ilindenit të famshëm! 

Gjykimi i synimit tonë shekullor për shtetin tonë! 

Gjykimi i mallëngjimit tonë shekullor për demokraci dhe për liri! 

Gjykimi i angazhimeve tona historike për integrim, për bashkëpunim dhe për paqe me të gjitha dhe për të gjitha! 

Doemos duhet që çdo ditë, e jo vetëm sot ta promovojmë unitetin, ashtu siç e promovuan pjesëmarrësit në Kryengritjen e Ilindenit. 

Doemos duhet që çdo ditë, e jo vetëm sot, ende më fort të luftojmë për lirinë, për drejtësinë dhe për paqen, përafërsisht njëjtë siç e bënin këtë partizanët maqedonas në Luftën e dytë botërore. 

Nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç çdo ditë, vazhdimisht, me përkushtim dhe me gjithë zemër të ndërtojmë ura bashkëpunimi brenda nesh, por edhe jashtë me popuj dhe shtete tjera. 

Vetëm në këtë mënyrë Atdheu ynë do të arrijë sukses edhe më shumë dhe ende më mirë. 

Vetëm në këtë mënyrë do të tregojmë ende më shumë dhe ende më mirë se Evropa nuk është diçka që duhet ta fusim në Maqedoni, por vlerë të cilën e eksportojmë si pjesë e kulturës dhe identitetit të përbashkët evropian. 

Të gjithë jemi Maqedoni! 

Maqedonia është për të gjithë! 

Nuk ekziston rrugë tjetër! 

Nuk ka mënyrë tjetër! 

Ne nuk njohim instrument tjetër matës përveç atij të Ilindenit! 

Të përkujtojmë të gjitha ngjarjet historike maqedonase që të mund me përgjegjësi dinjitoze ta shkruajmë historinë tonë maqedonase. 

Besoj se ato faqe të reja maqedonase janë mbushur pak më shumë me optimizëm kundruall pesimizmit. 

Besoj se ato faqe të historisë maqedonase do të mbajnë pak më shumë gëzim kundruall pikëllimit. 

Përfundimisht, besoj sinqerisht se kjo histori që e shkruajmë, pavarësisht të gjitha problemeve dhe sfidave, në fund, do t'i sjellë ndonjë të mirë Maqedonisë! 

Të dashur miq, 

Të nderuar bashkëqytetarë nga vendi dhe jashtë vendit, Maqedonia është aq e fortë brenda, sa është e integruar jashtë! 

Maqedonia është aq e sigurt brenda, sa ka bashkëpunim të fortë jashtë! 

Maqedonia është aq e sigurt brenda, sa janë të sigurt raportet e saj jashtë! 

Prioriteti ynë disa vjeçar, interesi ynë nacional, përcaktimi ynë i përbashkët ka qenë dhe do të jetë anëtarësimi në NATO! 

NATO është ideali ynë drejt të cilit synojmë dhe për realizimin e të cilit gjithë këto vite punojmë në mënyrë të lodhshme! 

Në fakt, armata jonë, përkatësisht luftëtarët tanë, më fuqishëm tregojnë çfarë paraqet për ne NATO-ja në momentet kur duke qëndruar krah për krah me ushtritë aleate nëpër botë luftojnë për paqe dhe për stabilitetin botëror. 

Jemi krenar në këtë angazhimin tonë! 

Jemi krenar për kontributin tonë të deritanishëm në drejtim të realizimit të qëllimit për anëtarësim të plotfuqishëm në Aleancën! 

Jemi krenar për të gjitha sukseset e deritanishme dhe pengesat e tejkaluara! 

Besojmë në fuqinë tonë, aftësinë dhe përkushtimin për ta tejkaluar pjesën tjetër të rrugës në afat të arsyeshëm. 

Besojmë në fuqinë e konsensusit të brendshëm ndërpolitik dhe ndëretnik i cili është baza mi të gjitha dhe pa të cilin asnjë qëllim nuk është i arritshëm as i sigurt. 

Vazhdojmë edhe në të ardhmen ta përforcojmë atë konsensus dhe atë unitet të brendshëm. 

Vazhdojmë edhe në të ardhmen, me përkushtim të njëjtë të punojmë në forcimin e aleancën me shtetet anëtare të NATO-s. 

Vazhdojmë edhe në të ardhmen me përkushtim të barabartë të ndihmojmë në realizimin e misionit të Aleancës gjithandej nëpër botë. 

Këtë e bëjmë sepse sfidat e shteteve nga bota euroatlantike janë edhe sfida tona. 

Këtë e bëjmë sepse vlerat e shteteve nga bota euroatlantike janë edhe vlera tona. 

Këtë e bëjmë sepse kërcënimet e shteteve nga bota euroatlantike janë edhe kërcënime për Maqedoninë. 

Përfundimisht, këtë e bëjmë sepse idetë për të ardhmen e botës të zakonshme për shtetet nga bota euroatlantike janë edhe ide tona maqedonase! 

Republika e Maqedonisë ka përkushtuar dhe do të përkushtojë energji më të madhe në avancimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve me aleatin tonë strategjik SHBA-ja. 

Duke i vlerësuar lart sukseset e përbashkëta të kaluara, njëjtë angazhohemi fuqimisht për hapjen e perspektivave të përbashkëta të reja. 

Lidhjet e fuqishme maqedonase-amerikane janë baza e të gjitha sukseseve në të ardhmen! 

Që nga kohërat e dy epopetë e ilindenit, përmes periudhës së komunizmit autoritar, e gjer më sot, Maqedonia shumë më lehtë është ballafaquar me të gjitha sfidat falë mbështetjes së shtetit të rëndësishëm të nato-paktit. 

Të dashur miq, Të rrallë janë ato çështje për të cilat kemi ndërtuar unitet të fuqishëm. 

Të rrallë janë ato tema pas realizimit të të cilave fuqimisht janë angazhuar edhe maqedonasit dhe shqiptarët dhe bashkësitë tjera etnike. 

Të rrallë janë ato tema pas të cilave me kapitalin e tyre politik kanë qëndruar të gjithë partitë e rëndësishëm politikë në shtet. 

Të rrallë janë ato çështje që aq fuqishëm janë mbështetur edhe nga bujqit, edhe nga punëtorët, edhe nga biznesmenët edhe nga punëtorët administrativë. 

Ideja e madhe për anëtarësimin e Maqedonisë në BE është qëllim nacional, shtetëror dhe bashkëqytetar! 

Duke filluara nga viti 1995 kur Maqedonia filloi t'i zhvillojë marrëdhëniet me BE-në, e gjer më sot, punojmë në mënyrë të lodhshme në realizimin e këtij qëllimi. 

Anëtarësimi i Maqedonisë në BE do të thotë shtet më i drejtë dhe më i mirë. 

Anëtarësimi i Maqedonisë në BE do të thotë standard më i lartë, ekonomi më të mirë dhe më shumë vende pune. 

Anëtarësimi i Maqedonisë në BE do të thitë arsim, shkencë, sistem pensional, bujqësi dhe kulturë më të zhvilluar. 

Anëtarësimi i Maqedonisë në BE do të thotë afirmim më të fuqishëm të vlerave maqedonase, të cilat janë edhe vlera evropiane. 
Anëtarësimi i Maqedonisë në BE do të thotë afirmim më të fuqishëm të vlerave evropiane, te cilat gjithsesi janë edhe vlera maqedonase. 

Përfundimisht, anëtarësimi i Maqedonisë në BE do të thotë edhe fund simbolik i të gjitha turbullirave historike maqedonase në rrugën deri në një të ardhme të ndritshme. 

Evropa është shtëpia jonë! 

Maqedonia, si pjesë e kësaj shtëpie, vjen me vlerat dhe tiparet e saj kulturore. 

Vlerat maqedonase dhe tiparet kulturore paraqesin shtesë pozitive të kodit evropian. 

Vlerat maqedonase dhe tiparet kulturore janë ngjyrë plotësuese në koloritin evropian.

Vlerat maqedonase dhe tiparet kulturore janë diçka me të cilat fuqimisht të krenohet Evropa, siç jemi ne krenarë me ngjarjet historike dhe personalitetet e shteteve evropiane. 

Idetë e Goce Dellçevit nga koha e ilindenit të parë për "bashkëpunimin ndërmjet popujve dhe kulturave" janë vlera evropiane burimore! 

Qëndrimet e Metodija Andonov Çento nga koha e Ilindenit të dytë "për pluralizmin, demokracinë dhe të drejtat dhe liritë e njeriut" janë qëndrime evropiane burimore. 

Që këtu, Goce Dellçev dhe Metodija Andonov Çento si simbole të angazhimeve të drejta civilizuese të popullit maqedonas nëpër historinë janë dëshmi të pakontestueshme që duhet në mënyrë plotësuese ta përforcojnë, avancojnë dhe zhvillojnë krenarinë edhe të shteteve tjera anëtare të BE-së. 

Zonja dhe zotërinj, Të nderuar miq, Shpejtësia e lëvizjes së Maqedonisë drejt NATO dhe BE-së në masë të konsiderueshme varet nga angazhimet dhe puna e sinqertë. 

Ky është fakt i pakontestueshëm. 

Ky është realitet të cilin duhet ta përsërisim. 

Në fakt, ka edhe periudha në historinë tonë më të re maqedonase kur pohimi i tillë mund të vlerësohet dhe të konstatohet më dukshëm. 

Askush më prej neve nuk ka interes që Maqedonia të bëhet pjesë e këtyre organizatave! 

Askush prej neve nuk ka dëshirë të tillë që ta integrojë Maqedoninë nga vetë Maqedonia. 

Megjithatë, realitetet e politikës ngritën pengesë e cila na kthen prapa. 

U paraqit pengesë e cila na pamundëson. 

Ballafaqohemi me problem i cili e zvarrit anëtarësimin tonë në NATO dhe BE. 

Qëndrojmë drejt para një mali, si rrjedhojë e të cilit, qëndrojmë në vend. 

Kemi një gur përreth këmbës së Maqedonisë për shkak të të cilit nuk mundemi të lëvizim më shpejtë përpara.

Realiteti është i tillë.

Ky është një fakt i pakontestueshëm me të cilin duhet të ballafaqohemi.

Ky është një problem të cilin e zgjidhim me intensitet të ndryshëm në 25 vitet e shtetit të Maqedonisë.

Zgjidhje tjetër nuk kemi.

Mënyrë tjetër, përveç ballafaqimit me këtë problem nuk ekziston!

Metodë tjetër politike, përveç dialogut, Maqedonia nuk njeh!

Vazhdojmë me përkushtim t'i kultivojmë marrëdhëniet me fqinjin tonë jugor.

Vazhdojmë të negociojmë dhe të sqarojmë se Maqedonia nuk është armik i Greqisë, e as populli maqedonas i popullit grek.

Kultivojmë vlera të përbashkëta!

Kultivojmë traditë, kulturë dhe fe të ngjashme!

Kemi të kaluar dhe projeksione të përbashkëta për të ardhmen e përbashkët evropiane dhe euroatlantike!

Këto janë pikat tona nga të cilat duhet të rritet edhe më tepër druri i bashkësisë dhe bashkëpunimit të ri maqedonas-grek.

Këto janë elementet tona që na lidhin të cilat duhet edhe t'i përforcojmë.

Këto janë themelet nga të cilat zhvillohet fryma e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.

Në këtë rrugë, deri në realizimin e këtij qëllimi, kemi detyrë të tregojmë se emri ynë Republika e Maqedonisë me të gjitha mbiemrat dhe emrat që dalin prej tij, nuk është dhe nuk guxon të jetë bazë për moskuptime ndërshtetërore me Greqinë mike!

Duhet ta ndalojmë spiralen e emetimit të lajmeve të pavolitshme kur bëhet fjalë për marrëdhëniet maqedonase-greke.

Duhet ta parandalojmë inflacionin e lajmeve negative!

Kemi obligim t'i promovojmë shembujt pozitivë që janë dominues në marrëdhëniet ndërmjet të dyja shteteve dhe të dy popujve.

Në frymën e trashëgimisë së përbashkët krishtere, të vetëdijshëm për sfidat e reja globale, populli maqedonas dhe grek duhet më fuqishëm të angazhohen për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.

Si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, në emrin tim, por besoj edhe në emrin e 122 përfaqësuesve tjerë të qytetarëve të Maqedonisë, thërras t'i përshpejtojmë marrëdhëniet tona bilaterale duke i pasur parasysh interesat e qytetarëve të shteteve tona të cilët më së miri na tregojnë se si zhvillohen relacionet turistike, të biznesit, kulturore, arsimore dhe relacionet tjera.

Të nderuar miq,

Parlamenti është baza e përfaqësimit të demokracisë.

Sa është më e fortë Dhoma Ligjvënëse, aq është më i fortë një shtet.

Dhoma Ligjvënëse e Maqedonisë vazhdon të jetë pikë që do të gjenerojë stabilitet dhe demokraci.

Si kryetar i Kuvendit, dua edhe sot, si edhe vitin e kaluar dhe në vitet pas tij, t'ua shtrijë dorën të gjithë përfaqësuesve të popullit të Maqedonisë.

T'ua shtrijë dorën e dialogut.

T'ua shtrijë dorën e bashkëpunimit.

T'ua shtrijë dorën për një përparim të ri rreth prioriteteve esenciale të shtetit.

Duhet të themi se fjalët për bashkëpunim të shqiptuara në ditë të këtilla të mëdha nacionale, nuk janë vetëm akt protokollar.

Asnjë problem nuk është mjaft i madh që të mos mbizotërohet nëse qëllimi është Maqedonia.

Asnjë ngjarje nuk është mjaft e madhe nëse veprojmë me qëllime të sinqerta.

Asnjë bisedë e bërë nuk duhet të jetë pengesë që të fillojë dialogu.

Maqedonia është mjaft e fuqishme që të mund vetë t'i zgjidh problemet.

Maqedonia ka treguar se ka kapacitet të bart peshën e problemeve që dalin nga pavarësia e saj.

Të tregojmë se i vlerësojmë këshillat e miqve tanë ndërkombëtarë, por edhe se kemi fuqi që vetë të bisedojmë dhe t'i zgjidhim problemet.

Të tregojmë se dimë të zgjidhim çështje të ndërlikuara duke i shfrytëzuar forcat dhe kapacitetet tona të brendshme.

Të tregojmë se jemi shtet me të gjitha shenjat!

Fuqishëm besoj se veprat, e jo fjalët, janë ato që varet vlerësimi historik për ne.

Koha do t'i mënjanojë të gjitha gjurmët e pabaza dhe do t'i paraqesë personalitetet dhe ngjarjet në dritën e vërtetë.

Në këtë frymë, thërras së bashku të vazhdojmë t'i ndërtojmë bazat demokratike të Dhomës Ligjvënëse të Maqedonisë.

Ta përforcojmë bashkëpunimin në Kuvend si bazë e bashkëpunimit në shoqëri.

Partitë ndërmjet vete janë konkurrente, e jo formacione armiqësore.

Kuvendi është vendi strumbullar që në mënyrë të barabartë është e hapur ndaj të gjithëve pavarësisht cilit grup politik i përkasin.

Të vazhdojmë t'i tregojmë popullit se partitë dinë të garojnë, si dhe dinë edhe të bashkëpunojnë.

Të tregojmë se dallimet tona programore dhe ideologjike dimë t'i ndajmë, duke e kultivuar kulturën e dialogut.

Në të vërtetë, alternativa nuk është e panjohur për ne!

Ky është konflikti politik i pashembullt, që për fat të keq, e panë qytetarët e Maqedonisë.

Besoj se do të arrijmë të hapim një perspektivë të re demokratike me mbarimin e verës.

Besoj se kthimi i opozitës do të japë peshë shtesë në Parlamentin e Maqedonisë.

Në të vërtetë, Parlamenti është institucioni në të cilin kryqëzohen idetë që të filtrohet projekti i vërtetë, e nuk është institucioni prej ku gërmohen themelet demokratike të shtetit.

Asnjë luftë politike nuk mund të shkaktojë mjaft tym të madh politik që të mjegullohen veprat e vërteta.

Asnjë luftë politike nuk mund të shkaktojë mjaft tym të madh politik me të cilin do të mbulohen subvencionet e bujqve, kilometrat e ndërtuara të autostradës, vendet e reja të punës, investimet dhe çdo gjë tjetër që është pozitive.

Me rëndësi është, gjithashtu, qartë të nënvizohet se demokracia nënkupton institucione të forta dhe ekzistimin e drejtësisë.

Se ekzistojnë ligje të cilat respektohen prej të gjithëve.

Prandaj të gjejmë bazë për bashkëpunim në krizën që u krijua.

Të vazhdojmë ta shikojmë interesin e përbashkët.

Të vazhdojmë edhe më tepër të mbajmë llogari për Maqedoninë dhe për qytetarët.

Nëse veprojmë kështu, jam i bindur se do të tejkalojmë çdo gjë.

Nëse veprojmë kështu, jam i bindur se do të mbizotërojmë çdo gjë.

Të nderuar miq,

Kufiri ndërmjet çështje politike dhe etnike në Maqedoni është i hollë.

Secili stabilitet politik gjeneron stabilitet etnik.

Secili jostabilitet politik di të shkaktojë jostabilitet etnik.

Kemi obligim të vazhdojmë t'i kultivojmë marrëdhëniet e mira ndërmjet qytetarëve nga të gjitha fetë dhe prejardhjet etnike.

Të jemi përgjegjës dhe të promovojmë vepra të mira.

Të jemi pozitiv dhe të luftojmë për interesin e përbashkët.

T'i respektojmë kulturat tjera, siç e respektojmë kulturën tonë.

Ilindeni është shembulli më i mirë për pohimet e tilla.

Nën flamurin e lirisë edhe në vitin 1903 edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, para altarit të atdheut jetët e tyre i dhanë maqedonasit, por edhe shqiptarët, edhe turqit, edhe romët, edhe serbët, edhe vllahët, edhe krishterët, edhe myslimanët, edhe hebrenjtë, edhe ateistët.

Ta festojmë dialogun ndëretnik, sepse në këtë mënyrë më mirë do t'u shpaguhemi paraardhësve tanë të cilët luftuan për lirinë tonë dhe pavarësinë shtetërore.

Maqedonia në mënyrë të barabartë u përket të gjithëve!

 Maqedonia është për të gjithë!

Maqedonia i promovon idetë dhe nevojat e të gjithë qytetarëve!

Institucionet mbajnë llogari për synimet e të gjithë qytetarëve!

Kjo është demokracia.

Këto janë vlerat e Bashkimit Evropian të cilat janë edhe vlera tona.

Kjo është ideja rreth së cilës jemi bashkuar në këto dekada të pavarësisë së Maqedonisë.

Zhvillimi i ekonomisë, investimet e reja, investimi në inovacione, në mënyrë të barabartë kanë të bëjmë me të gjithë qytetarët.

Sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohemi kemi obligim t'i zgjidhim për shkak të të gjithë qytetarëve.

Kemi obligim të përkushtojmë kujdes të barabartë për çdo familje në Maqedoni.

Të punojmë që t'i forcojmë themelet e secilës shtëpi në Maqedoni.

Të realizojmë ide që do t'u japin perspektiva fëmijëve tanë.

Ta respektojmë traditën.

T'i kultivojmë marrëdhëniet historike të tolerancës dhe mirëkuptimit reciprok.

T'i pranojmë ndryshimet që i bart jeta, por edhe t'i mbajmë fortë deri në rrënjë.

Maqedonia është e zhvilluar aq sa janë të zhvilluara familjet tona!

Maqedonia është krenare aq sa janë krenarë fëmijët tanë!

Maqedonia është e respektuar aq sa është e respektuar tradita dhe historia jonë!

Maqedonia është e përparuar aq sa janë të përparuara marrëdhëniet tona reciproke të mirëkuptimit dhe respektimit!

Të kujtohemi në të dy Ilindenët!

Ta festojmë flijimin e komitëve dhe partizanëve!

Të jemi përgjegjës para vetes dhe para popullit!

Të jemi të sinqertë dhe ta respektojmë atdheun dhe institucionet!

Të ndërtojmë ura të reja të bashkëpunimit politik dhe etnik!

Ta shtrijmë dorën dhe ta forcojmë demokracinë!

Nëse veprojmë kështu, e di se gjeneratave të ardhshme u lëmë shtet stabil dhe demokratik të zhvilluar!

Nëse veprojmë kështu, e di se gjykimi i historisë për këtë periudhë të historisë së Maqedonisë do të jetë i volitshëm dhe pozitiv!

Të premtojmë se në ilindenët tjerë do të flasim për sfidat tjera dhe se me krenari do të kujtohemi në ballafaqimin e suksesshëm me problemet paraprake.

Të obligohemi se me veprat tona do t'i përshpejtojmë proceset e zhvillimit të përgjithshëm të atdheut tonë.

Maqedonia do të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian!

Maqedonia do t'i tejkalojë të gjitha mospajtimet politike!

Maqedonia do t'i zhvillojë edhe më tepër marrëdhëniet ndëretnike!

Maqedonia do të jetë shtet edhe më i zhvilluar!

Me ndihmën e Zotit, do të mbizotërojmë çdo gjë dhe do të tejkalojmë çdo gjë!

Le të jetë e përhershme përmendorja për partizanët maqedonas!

Le të jetë e përhershme përmendorja për komitët maqedonas!

Le të jetë i përhershëm Ilindeni dhe le të jetë e përhershme Maqedonia!

Të jetojë Maqedonia!

Faleminderit.
Click