Udhëheqja parlamentare

E hënë, 27 prill 2015 

Fjalimi i kryetarit Veljanoski me rastin e shënimit të 110 vjetorit të vdekjes së Nikolla Karevit 

Zonja dhe zotërinj, 
Të nderuar, 

Nder të veçantë paraqet rasti për të biseduar për aspekte të ndryshme të historisë sonë të famshme maqedonase. 
Nder të veçantë për shkak të veprave të mëdha që na i lanë heronjtë tanë, por ende më tepër për shkak të rastit - duke e përkujtuar të kaluarën - të marrim mësim për të tashmen dhe për të ardhmen tonë! 
Maqedonia nuk do të ishte ajo që është sot, nëse nuk kishte njerëz që e flijuan veten para altarit të lirisë. 
Gjenerata heronjsh nga të gjitha epokat historike nga të gjitha krahinat e atdheut të përvuajtur u skalitën në themelet e pavarësisë sonë shtetformuese. Veprat e tyre inspirojnë! Sakrifica e tyre mahnit!  
Patriotizmi i tyre na bën të mendojmë! Prandaj rruga e vetme e drejtë drejt një të ardhme më të ndritshme është përmes ndërgjegjes dhe festimit të veprës sonë të kaluar kombëtare. Doemos duhet t'i mbajmë mend ngjarjet e ndritshme nga historia maqedonase, sepse ato na motivojnë të bëjmë vepra të ngjashme në të ardhmen. 
Betejat në të kaluarën janë baza e betejave tona të sotme. 
Gjaku dhe vetëmohimi i luftëtarëve të Ilindenit janë bazë e luftës së partizanëve maqedonas. Fitorja, nga ana tjetër, e partizanëve është baza e Maqedonisë së pavarur bashkëkohore. Të bëjmë gjithçka, ne sot që e krijuam historinë tonë, që veprat tona të jenë bazë e sukseseve të gjeneratave që vijnë. Të bëjmë çmos dhe të shohim përpara! 
Ta ndërtojmë Maqedoninë e sotme si shtet ekonomikisht të zhvilluar dhe të qëndrueshëm, anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s. Ta ndërtojmë Maqedoninë në të cilën maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, romët, vllahët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerat që jetojnë bashkë nën diellin e lirisë.
Përfundimisht, ta ndërtojmë Atdheun tonë të cilin të gjithë bashkë, pavarësisht dallimeve tona, do ta duam dhe do të punojmë për të. 

Të dashur miq, 
Zonja dhe zotërinj, 

Sot shënojmë 110 vjet nga vdekja e Nikolla Karevit, një nga figurat më të ndritshme të luftëtarëve të parë të Ilindenit dhe kryetar i Republikës së Krushevës. 


Person i cili me veprën dhe jetën e tij u skalit në themelet e Maqedonisë. Person nga i cili sot duhet të mësojmë se si duhet shteti dhe si mbrohet identiteti kombëtar maqedonas. 
Më lejoni t'ua përkujtoj letrën e Nikolla Karevit për Goce Dellçevin nga viti 1902 citoj: "NUK DUHET TË PRESIM MË SHUMË, GOCE. ËSHTË KOHA TË NGRIHEMI DHE TË LUFTOJMË. TË MOS PRESIM LIRI AS NGA GREKËT AS NGA BULGARËT, POR NE MAQEDONASIT DUHET TË LUFTOJMË PËR MAQEDONINË TONË, TË CILËN E FORCON ORGANIZIMI NDËRMJET FSHATARËVE DHE TË MOS PËRMENDEN POHIMET SE "TË GJITHË MAQEDONASIT KANË PUNUAR PËR BASHKIMIN E MAQEDONISË ME BULGARINË OSE GREQINË". ASKUSH NUK MUND TË MA MERR GUXIMIN DHE PATRIOTIZMIN TIM....."

Të nderuar miq, 

Fatkeqësisht edhe në shekullin 21 të tjerët nuk e pranojnë gjuhën maqedonase dhe trillohet njëfarë definicioni dhe e quajnë gjuhë zyrtare të definuar me kushtetutë, ndërsa fqinji ynë verior nuk e pranon Kishën Ortodokse Maqedonase Kryepeshkopata e Ohrit.   
Megjithatë, populli maqedonas falë Nikolla Karevit dhe luftëtarëve tanë të njohur dhe të panjohur të Ilindenit nga viti 1903 si dhe më vonë me luftëtarët e Luftës Çlirimtare Kombëtare dhe Ilindeni ynë i dytë i vitit 1944 - arritën të luftojnë për shtetin e Maqedonisë si atdhe i popullit maqedonas, por edhe të të gjithë komuniteteve tjera etnike me të cilat këtu jetojmë me shekuj. 
Dhe kur flasim për Nikolla Karevin besoj se secili prej nesh menjëherë do të mendojë edhe në manifestin e Krushevës - njoftim të cilin Karevi, faktikisht si njeri i parë i Republikës së Krushevës, ia dërgon popullatës myslimane. 
Më lejoni të citoj një pjesë edhe të këtij dokumenti të rëndësishëm, "NE NUK NGRITËM PUSHKË KUNDËR JUSH - KJO DO TË ISHTE TURP PËR NE; NE NUK NGRITËM PUSHKË KUNDËR POPULLIT PAQËSOR, TË ZELLSHËM DHE TË NDERSHËM TURK, TË CILËT, SI NE, SIGUROJNË EKZISTENËN ME DJERSË GJAKU - ATO JANË VËLLEZËRIT TANË ME TË CILËT GJITHMONË KEMI JETUAR DHE DUAM TË JETOJMË PËRSËRI; NUK KEMI LINDUR PËR TË VRARË DHE GRABITUR, PËR TË DJEGUR DHE VJEDHUR - MJAFT ISHIN ATO ZULLUME NGA FEUDALË TË SHUMTË QË IU BËNË MAQEDONISË SONË TË GJORË DHE TË PËRGJAKUR; NE NUK KEMI DALË  T'I KONVERTOJMË NË KRISHTERIM DHE T'I PREKIM NË SEDËR NËNAT, MOTRAT, GRATË DHE BIJAT TUAJA; DUHET TË DINI SE PRONA, JETA, FEJA DHE NDERI JUAJ JANË AQ TË SHTREJNTË PËR NE SA JANË TË SHTRENJTA EDHE TONAT...."

Të nderuar miq,

Këto mendime dhe kjo ide për bashkëjetesë me tjetrin janë shkruar në fillim të shekullit 20 kur në Evropë sundonte mostoleranca ndaj tjetrit. 

Me të vërtetë të gjithë ne si qytetarë të Republikës së Maqedonisë duhet të jemi krenarë për këto fakte historike. 
Duhet të jemi krenarë se Nikolla Karev dhe luftëtarët tjerë të Ilindenit, ndërsa mes tyre ka pasur edhe nga komunitetet tjera etnike, në fillim të shekullit të kaluar, kanë menduar për shoqëri dhe shtet në të cilin para së gjithash dhe mbi të gjitha do të respektohet liria e çdo individi pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, fetare ose ideologjike.  
Ose nëse përdorim terminologjinë politike bashkëkohore, ato kanë menduar për një shoqëri të vërtetë qytetare në të cilën do të respektohen të drejtat dhe liritë individuale dhe kolektive të çdo qytetari dhe të çdo komuniteti etnik. Pikërisht për atë arsye dua të apeloj sot kur jemi përpara shumë sfidave serioze, të gjithë pa dallim të përkatësisë etnike ose partiake të kthehemi në rrënjët e shtetformimit tonë dhe t'i absorbojmë idetë dhe urtësinë e nevojshme, por edhe përgjegjësinë për tejkalimin e të gjitha sfidave, për ruajtjen dhe zhvillimin e vendit tonë të dashur dhe të pasur, siç thuhet në Manifestin e Krushevës. 
Të jemi krenarë me trashëgiminë e Republikës së Krushevës. 
T'i festojmë luftëtarët e Ilindenit dhe veprën e tyre të madhe! Të inspirohemi nga biografia dhe arritjet e arkitektit të Republikës së Krushevës - Nikolla Karevi i Madh! 
T'ua përcjellim këtë të vërtetë të famshme gjeneratave të sotme, por edhe atyre që vijnë pas nesh! Me dashuri ndaj Zotit ta mbjellim këtë frymë patriotike te fëmijët tanë dhe te familjet tona! Ta duam Maqedoninë dhe të inspirohemi nga e kaluara e saj e famshme duke e ndërtuar historinë e sotme. Qoftë i përjetshëm kujtimi për veprën e Nikolla Karevit! Qoftë i përjetshëm kujtimi për Maqedoni të pavarur, sovrane dhe të mëvetësishme! 

Ju faleminderit për vëmendjen. 

Click