Udhëheqja parlamentare

E enjte, 7 korrik 2016 

Fjalimi i kryetarit Veljanoski në Festivalin e 55-të ballkanik të valleve dhe këngëve popullore 

Zonja dhe zotërinj, 
Të nderuar deputetë, 
Ekselenca juaj, 
Të nderuar pjesëmarrës, 
Të nderuar miq, 

Sonte për mua, por besoj se edhe për ju, është nder dhe kënaqësi e madhe që të gjithë ne bashkërisht ta shënojmë hapjen e Festivalit të pesëdhjetepestë jubilar ballkanik të këngëve dhe valleve popullore. Manifestimi i cili, si në shtëpi, ashtu edhe në botë, në këto 55 vite të veprimit, u bë i njohshëm, edhe sot është në katalogun ndërkombëtar të manifestimeve më të rëndësishme folklorike. 

Manifestimi i festivalit përmes të cilit folklorin dhe këngën maqedonase e përfaqësojmë si në shtëpi, ashtu edhe në rajon, por edhe shumë më gjerë nëpër të gjitha meridianët e botës. Të përkujtoj se në këto 55 vitet këtu janë paraqitur grupe folklorike nga gjithë Evropa, pastaj nga SHBA-ja, Kanadaja, Australia, Malajzia, Nigeria e kështu me radhë. 

Ndoshta suksesi i tillë qëndron në faktin e pasurisë së madhe që në vete e mban muzika dhe folklori popullor maqedonas. Ajo pasuri plotësohet edhe me këngën dhe folklorin e pjesëtarëve të komuniteteve tjera etnike të cilat jetojnë këtu me shekuj.  Por, gjithashtu me rëndësi për suksesin e manifestimit të këtij festivali është që ne jemi të hapur ndaj kulturës dhe vlerave kulturore të popujve tjerë. Ato vlera i respektojmë dhe duam që njëkohësisht t'i ndajmë. Kultura, e në ato korniza, muzika dhe folklori popullor, krahas asaj që kanë karakteristika nacional, në vete mbajnë edhe vlera civilizuese universale. 

Të nderuar miq, 

Nëse e shohim historinë tonë, menjëherë shihet se pikërisht kënga dhe vallet popullore kanë qenë një nga shtyllat mbi të cilat kemi ndërtuar dhe e kemi ruajtur dhe zhvilluar identitetin tonë nacional. Andaj, të gjithë ne kemi për obligim që këngët dhe vallet tona, përkatësisht këtë pasur të çmueshme folklorike ta ruajmë, ndërtojmë dhe, ajo që është më e rëndësishme, ta përcjellim suksesshëm te gjeneratat që vijnë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse jetojmë në një periudhë dinamike dhe të stuhishme, e cila shkakton çështje, dilema, bile edhe dyshime të ndryshme.  Megjithatë, përgjigjen e gjithë kësaj mund ta gjejmë pikërisht në historinë tonë, në kulturën tonë, në këngën popullore maqedonase dhe "Të vështirën" si simbol i valleve tona maqedonase. 

Më lejoni që në këtë rast të shpreh mirënjohje dhe falënderim ndaj Qendrës kulturore "Grigor Përliçev", i cili, ja, tanimë për të pesëdhjetepestën herë është organizatore e këtij manifestimi. Gjithashtu, me kënaqësi dhe respekt të madh dëshiroj t'i përshëndes të gjithë pjesëmarrësit në këtë festival jubilar të këngëve dhe valleve popullore që vijnë si nga rajoni, ashtu edhe më gjerë. Shpresoj se të gjithë ne si nikoqirë do t'ua tregojmë mikpritjen tonë tradicionale, siç e kemi bërë deri më tani, ndërsa kur do të largohen mysafirët tanë, me vete do të bartin edhe një pjesë të kulturës sonë. 

Me këtë, të nderuar të pranishëm, e shpall të hapur Festivalin e pesëdhjetepestë ballkanik të këngëve dhe valleve popullore dhe ju ftoj që të gjithë bashkërisht të kënaqemi në programin të cilin do ta interpretojë Ansambli ynë i njohur botërisht i këngëve dhe valleve popullore "Tanec". 

Ju faleminderit për vëmendjen. 

Click