Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 21 maj 2014 

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE PËR SIGURI NË KOMUNIKACIONIN RRUGOR 

I nderuari zotëri Gus,  
I nderuari zotëri Angellovski, 
Të nderuar pjesëmarrës në Konferencën ndërkombëtare për siguri në komunikacionin rrugor, 

Kam nderin dhe kënaqësinë që ky eveniment i rëndësishëm zhvillohet nën patronazhin tim, Konferenca ndërkombëtare për siguri në komunikacionin rrugor, nikoqir dhe organizator i të cilës, me vendim të Bordit Ekzekutiv të Organizatës Ndërkombëtare për Siguri në Komunikacionin Rrugor është Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor. 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, si organ legjislativ kujdeset vazhdimisht për avancimin e sigurisë në komunikacionin rrugor, përmes miratimit të dokumenteve strategjike dhe të legjislacionit në këtë sferë. 

Republika e Maqedonisë, si vend me status të kandidatit për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, e harmonizon vazhdimisht legjislacionin e saj me legjislacionin e BE-së, ndërsa në ato korniza edhe me legjislacionin në sferën e sigurisë në komunikacionin rrugor.  

Qëllimi kryesor është zbatimi i përvojave dhe praktikave të mira të Bashkimit Evropian, për arritjen e standardeve të larta dhe për minimizimin e të gjitha llojeve të rreziqeve dhe kërcënimeve në komunikacionin rrugor. 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi Strategjinë nacionale të Republikës së Maqedonisë për avancimin e sigurisë në komunikacionin rrugor 2009-2014, ndërsa momentalisht në fazë përfundimtare është përpilimi i Strategjisë së dytë nacionale, për periudhën 2015 – 2020. 

Këshilli Republikan i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor, si trup i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat tjera, ndërmerr seri masash dhe aktivitetesh për avancimin e sigurisë në komunikacionin rrugor. 

Është me rëndësi të veçantë të potencohen aktivitetet për vetëdijesimin e opinionit për nevojat e avancimit të sigurisë në komunikacionin, e veçanërisht për grupet vulnerabile, siç janë fëmijët, pjesëmarrësit e rinj në komunikacionin, personat e moshuar dhe personat me nevoja të veçanta. 

Temë kryesore në këtë Konferencë ndërkombëtare është roli i vetëqeverisjes lokale në realizimin e sigurisë në komunikacionin rrugor, përkatësisht në rrugicat dhe rrugët lokale. 

Në Republikën e Maqedonisë, në vitet e fundit, përfundon suksesshëm procesi i decentralizimit të pushtetit. Decentralizimi i pushtetit nënkupton transferim të kompetencave nga organi qendror në vetëqeverisjen lokale, me çka përforcohet roli i vetëqeverisjes lokale, e me atë edhe përgjegjësia e tyre. 

Njëra prej sferave të rëndësishme ku zhvillohet procesi i decentralizimit, është siguria e qarkullimit në rrugicat dhe rrugët lokale, ku njësitë e vetëqeverisjes lokale, përkatësisht komunat dhe qyteti i Shkupit, kanë kompetenca të rëndësishme. 

Me atë vetëqeverisja lokale ka përgjegjësi të madhe për sigurinë e përgjithshme në komunikacionin rrugor, e veçanërisht me projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugicave dhe rrugëve lokale, rregullimin e mjedisit rrugor, sinjalizimit horizontal dhe vertikal, sigurimin e numrit të mjaftueshëm të parkingjeve të sigurta, ndërtimin e korsive për biçikleta dhe seri aktivitetesh tjera, njësitë e vetëqeverisjes lokale realizojnë rol të rëndësishëm në këtë sferë. 

Në Republikën e Maqedonisë ekzistojnë shembuj të suksesshëm të komunave të cilat ndërmarrin masa dhe aktivitete në sferën e sigurisë në komunikacionin rrugor.

Megjithatë, këtë shembull duhet ta ndjekim edhe komunat tjera. Në të ardhmen nevojiten angazhime permanente të kryetarëve të komunave, këshillave dhe organeve tjera të njësive të vetëqeverisjes lokale në drejtim të arritjes së shkallës së lartë të sigurisë në komunikacion. 

Në këtë drejtim, të rëndësishme janë angazhimet e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, i cili i nxit njësitë e vetëqeverisjes lokale për themelimin e këshillave komunale për siguri në komunikacionin dhe për këtë shkak një numër i madh i komunave i kanë formuar këto këshilla. Nevojitet që këtë ta bëjnë të gjithë në një të ardhme të afërt. 

Në këtë rast dëshiroj ta potencoj rëndësinë e pjesëmarrjes së numrit të madh të anëtarëve të Organizatës Ndërkombëtare për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe organizatave tjera ndërkombëtare, organizatave nacionale dhe ekspertëve, që i japin rëndësi të veçantë kësaj Konference ndërkombëtare. 

Pres që kjo konferencë ndërkombëtare në kuadër të Dekadës së Kombeve të Bashkuara për Siguri në Komunikacionin Rrugor të japë kontribut të rëndësishëm në avancimin e sigurisë në komunikacionin në nivel global, nacional dhe lokal. 

Jam i bindur se debati, prezantimet, punët, dokumentet dhe diskutimet në konferencën, do të gjejnë zbatim praktik dhe do të ndikojnë për minimizimin e të gjitha rreziqeve në sigurinë e komunikacionit rrugor. 

Duke ju përgëzuar për organizimin e shkëlqyeshëm të konferencës ju dëshiroj punë të frytshme dhe të suksesshme. 

Falënderimit. 

Click