Udhëheqja parlamentare

E hënë, 17 nëntor 2014 

Fjalimi përshëndetës i kryetarit Veljanoski në Debatin publik për fondet IPA 2

Të nderuar zonja dhe zotërinj, Kolegë deputetë, Ekselenca juaj, 
Të nderuar përfaqësues të parlamenteve të rajonit,
Të nderuar ministra dhe përfaqësues tjetër të institucioneve qeveritare, Përfaqësues të sektorit joqeveritar, 
Të nderuar miq, 

Si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, dëshiroj që në fillim të shpreh kënaqësi të madhe që Komisioni për Çështje Evropiane, bashkë me komisionet tjera, e organizon këtë Debat publik me temë IPA 2 (2014-2020) "Perspektivat dhe mundësitë për shfrytëzim". 

Gjegjësisht, Debatin e sotëm publik e kuptoj si kontinuitet, por edhe si realizim dhe përsosje të veçantë të gjithë asaj që e ka përmbajtur Raporti i Komisionit Evropian, edhe si lëvdatë, edhe si vërejtje. Dëshiroj që edhe njëherë të theksoj se Republika e Maqedonisë për së gjashti herë mori rekomandim për marrje të datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Fakti që në Debatin e sotëm publik janë ftuar përfaqësues nga parlamenti nacional nga rajoni, tregon se ne si Parlament, por edhe si shtet, shumë qartë e manifestojmë përgjegjësinë tonë dhe kontributin tonë për realizim të perspektivës evropiane në rajonin.

Njëkohësisht, me pjesëmarrje të kolegëve nga parlamentet tjera nacionale nga rajoni në këtë Debat publik, të gjithë bashkërisht e tregojmë përcaktimin tonë për integrim në BE para opinionit evropian dhe institucioneve evropiane. Njëkohësisht, nuk mendoj në ndonjë përcaktim deklarativ, por se të gjithë ne në rajon i ndajmë principet dhe vlerat evropiane, ndër të cilët është edhe bashkëpunimi rajonal në të gjithë nivelet. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse kihet parasysh se në Bashkimin Evropian filloi periudhë e re dhe prandaj sipas meje është shumë e rëndësishme nëse në fillim, edhe si rajon, e në veçanti si shtet, e tregon dhe e dëshmon përkushtimin dhe gatishmërinë e vet për realizim të mëtutjeshëm të proceseve integruese. Fatkeqësisht, këtu Republika e Maqedonisë është e bllokuar për shkak të kontestit mirë të njohur nga fqinji ynë jugor, gjë që është në kundërshtim jo vetëm me rekomandimet e Komisionit Evropian, por edhe me ato principe, vlera dhe standarde evropiane themelore mbi të cilat bazohet Evropa e bashkuar. Por, kjo është temë për ndonjë debat tjetër, ndërsa ne edhe si Parlament edhe si Qeveri vazhdojmë me reformat e nevojshme, sepse ato janë para së gjithash në dobi të qytetarëve.

Të nderuar,

Besoj se të gjithë e përshëndesim faktin që me fondet IPA 2 Republikës së Maqedonisë i janë ndarë 664,2 milionë euro, gjë që është më shumë se IPA 1.  Dëshiroj, gjithashtu, të shpreh falënderim ndaj Zyrës së Bashkimit Evropian dhe ambasadorit Aivo Orav, të cilët, gjithsesi, kanë kontribut të tyre në gjithë këtë.  Njëkohësisht, kjo e zmadhon edhe përgjegjësinë tonë që këto mjete të shfrytëzohen maksimalisht dhe para së gjithash në realizimin e qëllimit strategjik, e kjo është anëtarësim i plotfuqishëm në BE.

Unë, personalisht, shumë herë në takimet bilaterale me kolegët e mi nga parlamentet e shteteve-anëtare të BE-së, si dhe në takimet multilaterale, kam theksuar se Republika e Maqedonisë dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, por njëkohësisht të jetë maksimalisht konkurruese me vendet tjera anëtare. Gjegjësisht, mendoj në administratë funksionale dhe efikase shtetërore, gjyqësi profesionale dhe të pavarur, sistem arsimor cilësor, shoqëri të zhvilluar kritik dhe të përgjegjshme civile, e deri në konkurrencën e subjekteve tonë ekonomikë.  

Duke e pasur parasysh se IPA 2 programi fut qasje të reja në shfrytëzimin e mjeteve, shpresoj se Qeveria, ministritë dhe institucionet tjera, përfshirë edhe Kuvendin, shumë shpejtë do t'i miratojnë edhe do t'i përshtaten kësaj qasjeje të re në mjetet e IPA. Në atë mënyrë, nëse tanimë kemi marrë mjete më të mëdha, përgjegjësia jonë është që të shfrytëzojmë më së shumti që mundemi. Personalisht, pres që në periudhën e ardhshme të zmadhohet përqindja e shfrytëzueshmërisë së këtyre mjeteve në bujqësi, arsim dhe në sfera tjera. Gjithsesi, në ato korniza, dëshiroj që edhe njëherë ta theksoj bashkëpunimin rajonal, veçanërisht kur bëhet fjalë për projekte të mëdha infrastrukturore.  

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë deri më tani ka treguar se di dhe mund të ndihmojë në realizimin e programit IPA. Si Parlament, ne edhe në të ardhmen do të vazhdojmë që përmes procesit legjislativ dhe reformues të krijojmë kushte për shfrytëzimin më efikas të mjeteve të fondeve IPA 2. Njëkohësisht, me forcimin e funksionit tonë mbikëqyrës mbi pushtetin ekzekutiv, jo vetëm që do ta ndjekim procesin e shfrytëzimit të këtyre mjeteve, por do të mund edhe të sinjalizojmë, dhe nëse ka nevojë edhe të paralajmërojmë si dhe ku shfrytëzohen mjetet IPA.

Prandaj, pres që pikërisht ky Debat publik do ta tregojë atë, dhe shpresoj se do të jenë të dobishme për ne edhe përvojat e mysafirëve tanë nga parlamentet tjera nacionale. Më lejoni që në fund të gjithë Juve t'ju dëshiroj punë të suksesshme, dhe mysafirëve tanë qëndrim të këndshëm.

Ju faleminderit për vëmendjen.  

Click