Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E hënë, 23 maj 2016, Romë 

Kryetari Veljanoski e hapi ekspozitën "Shën Klimenti i Ohrit dhe idetë e tij në artin figurativ 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot në bibliotekën e "Universitetit pontifikal Urbaniana" në Romë e hapi ekspozitën "Shën Klimenti i Ohrit dhe idetë e tij në artin figurativ", në organizim të Institucionit nacional Enti për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe Muzeu - Ohri, i cili njëkohësisht theksoi: 

"Shkasi për të cilin të gjithë neve në këtë qytet të bukur na bashkohen rrugët është manifestimi kushtuar Vëllezërve të shenjtë, iluministëve panslloven dhe apostolik Cirili dhe Metodi. Festimi i këtij manifestimi për mua personalisht, por besoj se edhe për të gjithë ju, është veçanërisht i rëndësishëm për shkak të rëndësisë së vetme historike, kulturologjike dhe epokale të Shën Cirilit dhe Metodit që rezulton nga misioni i tyre iluminist. Ai mision i njëjtë i cili është shtytës i një procesi civilizues epokal dhe i krijimit të alfabetit të parë slloven - alfabeti gllagoll. 

Veprën e tyre në mënyrën e vet e vazhdon Shën Klimenti i Ohrit si djalë i tyre shpirtëror dhe nxënës i tyre. Klimenti i Ohrit është patron i kishës ortodokse maqedonase, peshkop, prift, iluminist dhe mësues i parë slloven. Kam nderin ta hap ekspozitën kushtuar pikërisht figurës së Shën Klimentit të Ohrit dhe ideve të tij në artin figurativ. Kjo ekspozitë e pasuron programin për kremtimin e festës për iluministët panslloven. Këtu është ekspozuar trashëgimia kulturore e llojit më të lartë dhe mes tjerash është ekspozuar ikona më e vjetër e Shën Klimentit të Ohrit e cila daton që në shekullin e trembëdhjetë. 

Rëndësia e Shën Klimentit të Ohrit është e madhe. Jeta e tij është e mbushur me vepra të rëndësishme për të cilat sot jemi falënderues. Ai ka marrë pjesë në Misionin e rëndësishëm të Moravës prej ku më vonë arrin në Romë që ta dëshmojë bekimin dhe vërtetimin e veprës së mësuesve të tij. Punën e vet më të rëndësishme e fillon me ardhjen në Ohër. Shën Klimenti i Ohrit ka themeluar kisha dhe manastire dhe e ka themeluar Shkollën e letërsisë në Ohër në qendër të shkrim-leximit maqedonas dhe panslloven. Mes tjerash për Shën Klimentin e Ohrit thuhet se është një nga shkrimtarët e parë dhe më të shquar të letërsisë së vjetër sllovene. Ai në fjalët dhe interpretimet e tij të shkruara në ungjillin e vlerëson lart mëshirën duke këshilluar "ta ushqesh të uriturin, t'i japësh ujë të eturit, të mirëpresësh udhëtarin, ta veshësh të zhveshurin, ta nderosh presbiterin...".

Fjalët e tij edhe sot mund të zbatohen në jetën tonë të përditshme e bashkëkohore si mënyrë për të arritur mirësi. Të nderuar mysafirë, e përshëndes këtë mundësi dhe ju ftoj të kënaqeni në këto dëshmi të rëndësishme për dashurinë e madhe të Shën Klimentit ndaj Zotit, shkrim-leximit dhe iluminizmit. Shpresoj se vizitorët përmes kësaj ekspozite do të informohen dhe do ta pasurojnë diturinë e tyre për trashëgiminë e pasur kulturore të Republikës së Maqedonisë, si dhe për kulturën dhe religjionin shikuar në tërësi." 

Pas hapjes së ekspozitës, si pjesë e programit kulturor, u mbajt një koncert nga ana e kitaristit të njohur maqedonas, z. Darko Bageski. 

 
a

Na ndiqni në: