Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E premte, 5 shkurt 2016 

Kryetari Veljanoski në lutjen e 64-të të mëngjesit në Uashington 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, ishte i pranishëm në Lutjen nacionale të mëngjesit në Uashington të cilën e organizojnë çdo vjet kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe anëtarët e Kongresit. 

Në mëngjesin ishin të pranishëm funksionarë të lartë, diplomatë dhe përfaqësues të më shumë se 140 shteteve, të cilat e shfrytëzuan këtë mundësi për t'u takuar dhe për të këmbyer mendime, përvoja dhe qëndrime për ngjarjet dhe sfidat globale dhe bashkërisht të falënderohen për miqësinë dhe mirëqenien. Në ngjarjen fjalim mbajti kryetari i SHBA-së, z. Barak Obama, ndërsa kryetari Veljanoski në këtë rast u takua dhe bisedoi me një pjesë të të pranishmëve. 

Gjithashtu, kryetari Veljanoski ishte i pranishëm edhe në drekën e liderëve, të organizuar për vendet e Evropës Juglindore, ku morën pjesë disa kongresistë dhe senatorë, ndër të cilat edhe një nga nikoqirët e Lutjes së sivjetshme të mëngjesit, kongresisti Robert Aderhollt. 

Në drekën, kryetari Veljanoski kishte mundësinë të drejtohet para të pranishmëve: 

Të nderuar miq,
Zonja dhe zotërinj, 

Në fillim, dëshiroj ta shpreh falënderimin tim të sinqertë ndaj organizatorëve të kësaj mbledhjeje madhështore. 

Shpreson se këto ditë për të gjithë ne do të jenë edhe një mësim i rëndësishëm. Edhe një inspirim dhe sfidë të mbijetojmë në rrugën e fesë, shpresës dhe dashurisë. Edhe pse jam i bindur thellësisht se rregullat e çdo sjelljeje njerëzore imponojnë qasje të tillë, por me të vërtetë, sinqerisht Ju dëshiroj gjithë këtë që e përmenda pak më parë. 
Lutja e mëngjesit si traditë është një inspirim i pashterur. Fakti se çdo vit, nga të gjitha anët e botës personalitete me botëkuptime krejtësisht të ndryshme, fe, kombe, bindje dhe qëndrime, krejtësisht normale, diskutojnë dhe kuptohen, fjalime të mjaftueshme për madhësinë e kësaj vepre. Duke jetuar në këtë botë, ku flitet pak më shumë për urrejtje sesa për dashuri, ngjarjet e rralla ku ajo dashuri dominon, ia vlen që të theksohen, mbështeten dhe zhvillohen vazhdimisht. 

Të nderuar zona dhe zotërinj, 

Pavarësisht nga fakti se ku jetojmë ose cilin popull ose shtet e prezantojmë, jemi dëshmitarë se ekzistojnë tema të cilat i tejkalojnë meridianët gjeografike. Çështjet lidhur me kufijtë e moralit kolektiv, temat të cilat kanë të bëjnë me ekspozimin gjithnjë më të madh të fëmijëve ndaj përmbajtjeve të dëmshme për moralin dhe shëndetin e tyre, janë tema që duhet të gjithë të na okupojnë barazisht dhe të na inspirojnë të bëjmë diçka më shumë. Besoj fuqimisht në konceptin e rrjetëzimit dhe bashkëpunimit reciprok. Jam i bindur se duke zhvilluar mirëbesimin e ndërsjellë, bëjmë përpjekje për përforcimin e themeleve të kësaj shumice të re morale e cila i nevojitet Evropës. 

Të nderuar miq, 
Në fund dëshiroj të potencoj se të gjithë ne e fituam atë që e kemi merituar. Besoj se me organizim të kësaj ngjarjeje, kontribuojmë të kërkojmë mëshirë më të madhe nga Zoti i cili është fillimi dhe fundi i gjithçkaje. Qofshi të bekuar. Zoti i bekoftë popujt dhe shtetet tona dhe të na japë urtësi për t'i tejkaluar më mirë sfidat me të cilat ballafaqohemi si personalitete dhe si politikanë. 

Ju faleminderit. 

 
a

Na ndiqni në: