E hënë, 16 nëntor 2015
E PREMTE 13 - DITË ZIE PËR EVROPËN
Me rastin e sulmeve terroriste që ndodhën të premten në Paris, shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së dhe institucionet e saj, dhanë deklaratë të përbashkët, në të cilën theksuan se ky akt i turpshëm i terrorizmit, që do të thotë sulm ndaj gjithë Evropës, do të arrijë efekt të kundërt me qëllimin e tij, e cila duhej të shkaktojë ndarje, frikë dhe urrejtje.
"Bashkimi Evropian është tejet i tronditur dhe i pikëlluar thellësisht pas këtyre sulmeve terroriste në Paris. Jemi të bashkuar me popullin francez dhe Qeverinë e Francës. Gjithë ajo që mund të bëhet në nivel të Evropës për sigurinë e Francës, do të bëhet. Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që të mposhtet ekstremizmi, terrorizmi dhe urrejtja. Të gjithë ne evropianët do ta përkujtojmë 13 nëntorin 2015 si Ditë zie për Evropën".
Pas sulmeve në metropolin francez, Kryesimi i Luksemburgut me Këshillin e Bashkimit Evropian, në bashkërendim me Francën, caktoi seancë të jashtëzakonshme të ministrave të drejtësisë dhe punëve të brendshme për datën 20 nëntor në Bruksel, me qëllim të sjelljes së një përgjigjeje të fuqishme dhe të bashkuar.
Liderët evropianë u bënë thirrje të gjithë evropianëve që sot pasdite t'i bashkëngjiten heshtjes njëminutëshe në përkujtim të viktimave.