KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E hënë, 9 maj 2016 

Papa Françesku u shpërblye për promovim të vlerave evropiane 

Kreu i kishës katolike romake, papa Françesku, është fitues i çmimit të sivjetshëm "Karloja i madh" për përpjekjet e bëra në promovimin e vlerave evropiane për paqe, tolerancë, ngushëllim dhe solidaritet". 

Laureati vjetor dërgoi porosi shprese në të cilën thirret Evropa për unitet dhe solidaritet më të madh. 

Kryetarët e Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian, z.  Zhan-Kllod Junker, z. Martin Shullc dhe z. Donalld Tusk, morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit në Vatikan dhe si fitues të mëparshëm të çmimit të njëjtë. 

Para ceremonisë së ndarjes, papa Françesku mbajti meshë në bazilikën Shën Pjetri, ku morën pjesë të tre kryetarët. 

79 vjeçari papa Françesku, i lindur si Horhe Mario Bergollo në Buenos Aires, është kryetar i Kishës katolike romake dhe papë që nga 13 mars 2013. Ai është papa i 266-të i Kishës katolike romake. 

Përndryshe, çmimin "Karloja i Madh" e ndan qyteti gjerman Ahen që nga viti 1950 si kontribut për unitet evropian.  

a

Na ndiqni në:

Click