KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E hënë, 18 janar 2016 

SEANCA PLENARE E EUROPARLAMENTIT 

Parlamenti Evropian, nga 18 deri më 21 janar, mban seancë plenare në Strasburg, në kuadër të së cilës nesër do të mbahet debat me kryetarët e Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian, z. Donalld Tusk dhe z. Zhan-Kllod Junker, për rezultatin nga samiti i dhjetorit i liderëve të BE-së në Bruksel, në lidhje me migrimin, terrorizmin dhe referendumin britanik. 

Ditën e njëjtë, do të debatohet edhe për gjendjen e sundimit të së drejtës dhe kufizimin e lirisë së mediave në Poloni, ndërsa do të mbahet edhe debat me shefen për politikë të jashtme të BE-së, znj. Federika Mogerini, për zhvillimin e ngjarjeve në Siri dhe tensionet e zmadhuara ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit. 

Nesër do të votohet edhe për Propozim-rezolutën ku është paraparë që përmes programeve në fushën e kulturës dhe arsimit të veprohet në ballafaqimin me sfidat e migrimit dhe radikalizmit, përkatësisht të përforcohet mirëkuptimi reciprok dhe të promovohen vlerat e përbashkëta fundamentale në luftë kundër ekstremizmit nga të gjitha llojet. 

Sot, eurodeputetët do ta shqyrtojë Propozimin për t'i vënë veto draft-vendimit për restrikcionet e emisioneve të automobilave dizel, ndërsa do të bëhet fjalë edhe për gjeobllokimin dhe përforcimin e tregut të vetëm digjital me aplikime. 

Të mërkurën, Eurodeputetët do të debatojnë për prioritetet e Kryesimit holandez me Këshillin, bashkë me kryeministrin e Holandës, z.  Mark Rute. 

Ditën e njëjtë do të shqyrtohen implikimet nga vendimi i Francës të thirret në klauzolën e marrëveshjes së BE-së për mbrojtje të përbashkët, për herë të parë në histori, të kërkojë ndihmë nga vendet-anëtare të BE-së në luftën kundër a.q. Shtetit Islamik (ISIS). 

Gjithashtu, eurodeputetët do të diskutojnë me ministrin francez të Punëve të Jashtme dhe Zhvillim Ndërkombëtar, z. Loren Fabis, për Marrëveshjen për ballafaqim me ndryshimet klimatike, para se i njëjti të ratifikohet nga BE-së. 
Anëtarët e dhomës legjislative evropiane do ta shprehin edhe shqetësimin e tyre rreth përmbajtjes së lejuar të sheqerit në ushqim për foshnja dhe do të kërkojnë zvogëlimin e saj në Draft-rezolutën, e cila do të votohet të mërkurën. 

Eurodeputetët duhet ta ratifikojnë edhe Marrëveshjen për stabilizim dhe asociim BE-Kosovë, gjë që është hap i parë i rëndësishëm zyrtar në integrimin e Kosovën në Evropë.  Do të diskutohet edhe për progresin e Geruzisë, Moldavisë dhe Ukrainës drejt BE-së. 

Zgjidhja e problemeve me papunësinë e të rinjve, si dhe të drejtat e njeriut dhe rezolutat e demokracisë, do të jenë pjesë e agjendës së seancës plenare.         

a

Na ndiqni në:

Click